Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Luhatjet e inflacionit, BSH tregon pse rriti normat e interesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Luhatjet e inflacionit, BSH tregon pse rriti normat e interesit
AktualitetEkonomi

Luhatjet e inflacionit, BSH tregon pse rriti normat e interesit

Published: November 12, 2023
Shpërndaje

Banka e Shqipërisë ka dhënë vlerësimin e saj për rritjen e normave të interesit me 0.25% në vendimin e fundit për t’i dërguar në nivelin 3.25%.

Sipas Bankës së Shqipërisë presioni për rritjen e çmimeve po vjen nga tregu i brendshëm dhe po nxitet nga rritja e investimeve private, rritja e eksportit të shërbimeve, turizmit si dhe e investimeve të huaja. Në analizat e saj BSH vlerëson se bizneset rritën fitimet dhe pagat

“Kjo kërkesë e lartë për mallra dhe shërbime po shoqërohet si me rritje të lartë pagash ashtu edhe me rritje fitimesh që vërtetohet nga situata mjaft e mirë e likuiditeti të tyre. Kjo lëvizje ishte e domosdoshme për të kthyer inflacionin në objektiv dhe për të garantuar një ecuri më të qëndrueshme çmimesh. Ne presim që ekonomia shqiptare të vijojë të rritet, duke gjykuar kushtet ende stimuluese të financimit”, tha drejtori i politikës monetare Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli.

- Publicitet -

Investimet private po udhëhiqen nga sektori i ndërtimit, ndërsa shërbimet nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme. Në krah tjetër investimet publike po japin kontribut negativ, pasi ato janë tkurrur me 27%, por u rritën shpenzimet për personel dhe për borxhin publik. Në të njëjtën kohë janë ulur edhe eksportet, si në çmim dhe në volum.

Në fundvit pritet edhe rritje e çmimit të naftës, që mund të nxisë një valë tjetër inflacioni dhe të rrezikojë kthimin e saj në objektiv gjysmën e vitit të ardhshëm. Vala do të udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve si mishi, perimet, frutat që kanë kontributin më të lartë në inflacion. Më shqetësuese mbetet rritja e kostove të punës për njësi. Ato u përshpejtuan me 7.1% në tremujorin e dytë të vitit, ndërkohë produktiviteti është ulur.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?