Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pasqyra e Dublinit: Sazani, “Ocean of Lies” dhe gjuha e viktimës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pasqyra e Dublinit: Sazani, “Ocean of Lies” dhe gjuha e viktimës
Analiza

Pasqyra e Dublinit: Sazani, “Ocean of Lies” dhe gjuha e viktimës

Published: November 12, 2026
Shpërndaje

Nga Linda Rustemaj

Vizita e fundit në Dublin dhe veçanërisht ballafaqimi i kreut të qeverisë shqiptare me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave evropiane, prodhoi edhe njëherë atë shembjen e fasadës që po i ndodh shpesh nën peshën e pyetjeve të drejtpërdrejta.

Tryeza u shndërrua në një polemikë të hapur kur kryeministri zgjodhi edhe njëherë sulmin ndaj medias, duke fajësuar “gënjeshtrat globale dhe lokale” rreth dosjes së Sazanit dhe zhvillimeve bregdetare.

- Publicitet -

Përballë pyetjeve se pse projektet mbi perla natyrore si Sazani trajtohen në errësirë totale dhe pse kaq shumë raportime investigative ngrenë alarmin për tjetërsim të pronës publike, përgjigjja e kryeministrit ishte sërish një përzierje mes cinizmit dhe relativizimit: nuk ka marrëveshje, nuk është shitur asnjë ishull, dhe mbi të gjitha, fajin e kanë të tjerët, një “oqean gënjeshtrash” i fabrikuar nga media që nuk di të lexojë faktet.

Ky lloj qëndrimi po kthehet në një inversim të realitetit dhe zoti Rama nuk po arrin të kuptojë ose nuk do që ta kuptojë se kur transparenca mungon, pyetjet do bëhen do apo s’do ai të pakëndshme. Vetë pyetja nuk mund të kriminalizohet.

Në kulmin e ballafaqimit, kur u vu në dukje pakënaqësia publike dhe protestat e vazhdueshme për zhvillimet bregdetare, mekanizmi mbrojtës u ngrit edhe më lart: legjitimiteti përmes votës. Sipas kësaj logjike, mandati i fituar për të çuar vendin drejt Bashkimit Evropian shërben si një çertifikatë imuniteti total ndaj çdo kontrolli të brendshëm apo të jashtëm etik. Pyetjet e gazetarëve u zhvlerësuan nën pretekstin se “qytetarët shqiptarë më kanë dhënë mua mandatin, jo juve”.

Vota e një dite nuk mund të përdoret si një çek në bardhë për të asgjësuar llogaridhënien e çdo dite. Qytetari është një taksapagues që kërkon llogari për pasurinë kombëtare. Nuk jemi figura abstrakte që duhet të duartrokasim vizionin e udhëheqësit, ndërsa pasuritë strategjike negociohen pas dyerve të mbyllura.

A arritën gazetarët në Dublin t’i çajnë kordonin mbrojtës retorik? Në rrafshin e ndryshimit të menjëhershëm të qasjes së pushtetit, ndoshta jo. Kryeministrat në fazën që është z.Ra.a janë të stërvitur t’i kthejnë ato në shfaqje për të treguar “forcën” e tyre para opinionit të brendshëm.

Megjithatë, dalja në Dublin dëshmoi pikërisht të kundërtën e asaj që u mundua të shiste media afër kryeministrit. Çdo herë që po detyrohet të dalë jashtë kufijve të kontrolluar të oborrit mediatik vendas dhe përballet me gazetarë që nuk ushqehen nga buxhetet apo tenderët e qeverisë, fasada e “suksesit transparent” plasaritet.

Sazani, bregdeti, pronat publike dhe mënyra se si trajtohen interesat e mëdha të vendit që shlojnë përtej mandateve të një kryeministri nuk mund të fshihen pas batutave apo pas akuzave për “fake news”. Shumë shpejt edhe vetë z.Rama do bindet se i ka mbetur vetëm zhurma që përpiqet të bindë botën se pasqyra ka faj që tregon fytyrën e vërtetë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit: Sazani, “Ocean of Lies” dhe gjuha e viktimës
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit dhe më pas Manaj, Shqipëria në avantazh 2 me 0 ndaj Finlandës
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro
  • Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?