Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mallakastra nderon dy bij të shquar të saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Mallakastra nderon dy bij të shquar të saj
Kulture

Mallakastra nderon dy bij të shquar të saj

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

Xhevdet Shehu

Sot, më 24 qershor, në Ballsh zhvillohet një ceremoni e veçantë: u dorëzohet titulli “Qytetar Nderi” të Mallakastrës, dy bijve të shquar të saj: Eqerem Qamil Shehut dhe Timo Lutos. Të dy janë nga Hekali, fshati emërmadh i krahinës martire.

Nëse miku im, poeti Arben Duka thoshte  me shumë dashuri se “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, unë po e perifrazoj në kontekstin mallakastriot se “Po the Hekali i ke thënë të tëra”. Larg modestisë por shumë pranë të vërtetës historike, them se vlerësimi për Hekalin është jo vetëm i goditur, por edhe shumë i merituar. Ishte Rrapo Hekali që me kryengritjen e tij kundër Tanzimatit me devizën “Pse lufton a derëzi? As për mua, as për ty/ Po për gjithë Shqipëri” u kthye në simbol të Rilindjes sonë Kombëtare. E ka thënë Noli këtë, nuk po e them unë. Mandej kemi një sërë luftërash dhe qëndresash të Mallakastrës dhe Hekalit që kanë hyrë në histori. Është Lufta e Vlorës e 1920-s, dhe mbi të gjitha Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare me Besëlidhjen e madhe të Mallakastrës në Poçem, përkujtimi i 80-vjetorit të së cilës do të bëhet pas pak ditësh…

- Publicitet -

Hekali ka një vend shumë të nderuar dhe të merituar në historinë e Luftës së Dytë Botërore. Me Heroin e Popullit Dervish Hekali, me Dhjetë Këshilltarët e famshëm dhe me 46 dëshmorët e tij. Janë të vërteta historike këto që nuk i lëkund dot askush. Mund të thotë ndokush se si shumë po mburren këta mallakastriotët dhe lebërit me Luftën Antifashiste. Kjo nuk është e vërtetë. Historia është e patjetërsueshme dhe ajo flet me gjuhën e fakteve. Në të vërtetë ne brezat pasardhës u jemi borxhlinj përjetësisht paraardhësve tanë që e shkruan me gjak historinë.

Por le të kthehemi tek nderimi që u bëhen sot dy bijve të shquar të Hekalit, Qerem Qamilit dhe Timo Lutos. Në pamundësi për të qenë i pranishëm në këtë ceremoni të dhënies së titujve të nderit të Mallakastrës, po shkruaj disa fjalë, gjithsesi të pamjaftueshme për të dhënë të plotë portretin e tyre.

Nderimi i tyre me këtë titull të lartë ka të bëjë drejtpërdrejt apo dhe tërthorazi me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Them drejtpërdrejt pasi Eqerem Qamili ka qenë pjesëtar aktiv dhe i vendosur i asaj lufte dhe një nga protagonistët e saj në Mallakastër, më një emër shumë të respektuar edhe pas shumë vitesh pasi është ndarë nga jeta. Ndërsa Timo Luto nuk ka marrë pjesë në luftë, por është bir partizani dhe pasardhës veterani që ka ecur me konsekuencë në gjurmët e të atit, Tetem Isufit, një trim dhe këngëtar virtuoz i labçes. Sidoqë kanë ardhur kohët dhe tallazet sidomos pas vitit 1990, Timoja ka shkëlqyer si gazetar i radiotelevizionit shqiptar dhe ka mbetur një nga emblemat e këtij institucioni kombëtar. Është fakt se Timoja ka qenë një nga gazetarët më të spikatur të RTSH, pasi ai ishte ndër 2-3 gazetarët e atij institucioni që përcillnin kronikat e vizitave dhe ngjarjeve më të rëndësishme ku të pranishëm ishin Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Nuk ishte e lehtë pasqyroje ato kronika që ndiqeshin me imtësi dhe kur për një fjalë të thënë shkujdesshëm ose jo në vendin e duhur, e pësoje shumë keq.

Nuk e kanë aspak të vështirë ata që do të flasin në Ballsh për Eqerem Qamilin sot. Janë edhe disa veteranë të luftës por edhe shumë të tjerë më të rinj në moshë  që e kanë njohur nga afër dhe kanë luftuar me të kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre ballistë ose kanë dëgjuar historinë e jetës së tij luftarake. Ata që do të marrin pjesë në ceremoninë e sotme në Ballsh do të sjellin kujtime të shumta.

Kolaboracionistët fatkeqësisht nuk kanë qenë të paktë edhe në Mallakastër. Reaksioni ballist dhe bashkëpunimi i tyre me pushtuesit i ka sjellë dëme dhe fatkeqësi të shumta Mallakastrës. Le të kujtojmë ndonjë emër nga këta kriminelë që janë në të vërtetë turpi i Mallakastrës si Isa Toska, një pinjoll i të cilit është aktualisht në parlament dhe nuk lë rast pa vjellë vrer kundër Luftës Antifashiste. Një emër tjetër po aq i neveritur në Mallakastër e në gjithë Shqipërinë është Kadri Cakrani, një nga autorët e masakrës së përgjakshme të 4 shkurtit 1944 në Tiranë. Kujtoju mallakastriotëve emrat e këtyre kriminelëve dhe u ngjethet mishi edhe pasi kanë kaluar më shumë se 80 vjet.

Ndërkohë mallakastriotët kujtojnë  me respektin maksimal ata qindra dëshmorë që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë, si dhe ata mijëra partizanë që mbushën radhët e çetave dhe brigadave partizane.

Në këtë kuadër bëhet sot edhe ceremonia në Ballsh për një ish-partizan dhe për një pasardhës veterani.

Eqeremi ka patur një vëlla të famshëm, Zenel Qamilin, apo siç njihet ndryshe Zenel Hekali, një nga intelektualët e parë të Mallakastrës dhe një trim i rrallë si ai. Organizator kryesor i Kryengritjes antizogiste të Fierit në gusht 1935, i dënuar me vdekje në mungesë nga Ahmet Zogu, me studimet e larta të kryera në Zagreb, pjesëmarrës aktiv në Luftën tonë Antifashiste dhe me një kontribut të spikatur edhe pas çlirimit në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj.

Mallakastra i ka nderuar gjithnjë bijtë e saj të shquar. Fakt është pas vitit 1990 janë bërë qytetarë nderi të saj figura si Mehmet Shehu, Zenel Hekali, Liri Belishova, Bilbil Klosi, Xhevat Beqaraj, Qemal Isufaj, Mevlan Shanaj e të tjerë. Kësaj aradhe nderi të Mallakastrës tani i shtohen me dinjitet edhe dy emra të rinj.

Por emri i shkëlqyer i Zenel Hekalit nuk e ka eklipsuar aspak emrin e të vëllait të tij, Eqeremit. Xha Qeremi, sikurse e thërrisnin të rinjtë e kohës kur ai ishte një veteran shumë i respektuar gjatë viteve të socializmit në Ballsh dhe Fier,  krijoi emrin e tij me luftën që bëri dhe kujtohet gjithandej në Mallakastër me një nderim të veçantë. Ai i donte me gjithë shpirt Hekalin dhe hekalasit, ashtu si dhe gjithë Mallakastrën dhe mallakastriotët. Për të Mallakastra dhe Hekali ishin dhe mbetën deri në fund të jetës të shenjta, një model atdhetarie në rang kombëtar. Dhe i tillë mbeti deri në fund të jetës, duke mbajtur lart dhe me nder emrin e Hekalit dhe të familjes së tij. Një emër që e përcjellin me krenari bijtë e tij, nipërit dhe mbesat.

I tillë është dhe Timo Luto. Ai nuk lë rast po folur për luftën antifashiste, duke sjellë kujtime të pafundme jo vetëm nga i ati, por edhe të shokëve të tij të shumtë në gjithë Mallkastrën. A nuk është ky një gjest shumë domethënës për karakterin e Timo Lutos?

Në këtë kontekst është për t’u admiruar dhe përshëndetur vëmendja që tregon pushteti vendor për të nderuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe djemtë e vajzat që rrëmbyen armët dhe i dolën zot vatanit në momentet më të vështira. Ky gjest fisnik shfaqet në një kohë kur vitet e fundit kanë ndodhur mbrapshtira jo të vogla me sulme të ashpra dhe të neveritshme kundër Luftës Antifashiste dhe simboleve të saj. Kërkojnë të zbresin nga piedestalet e Luftën Antifashiste dhe heronjtë e dëshmorët e saj, dhe në ato piedestale të ngjiten antiheronjtë, tradhtarët dhe kriminelët. Gjë që mendoj se nuk ka për të ndodhur kurrë. Prandaj dhe mbrojtja e Luftës Antifashiste dhe e gjakut të dëshmorëve është dhe do të mbetet e gjithëkohshme, një imperativ i përjetshëm për vlerat e mëdha që mbartin dhe për mesazhet e fuqishme për brezat e sotëm dhe të nesërm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’
  • “Jo dinjitoz qëndrimi në kafazin e xhamit”, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt

Komentet e Fundit

  1. Ekonomisti on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  2. nastradini on Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’
  3. tio on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. Vlora Vlora on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  5. Altin Dyrmishi on Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?