Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja e pensioneve me Greqinë, ku kanë ngecur negociatat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Marrëveshja e pensioneve me Greqinë, ku kanë ngecur negociatat
Uncategorized

Marrëveshja e pensioneve me Greqinë, ku kanë ngecur negociatat

Published: August 29, 2024
Shpërndaje

Pensionet e shqiptarëve në Greqi ishin një nga çështjet tek të cilat u ndal ministri i Jashtëm, Igli Hasani në bashkëbisedimin që zhvilloi me gazetarët.

Hasani tha se procesi me Athinën është më i vështirë se ai që u realizua me Italinë.

Sipas Hasanit, një ndër anekset problematike në këtë drejtim është çështja e ndryshimit të emrave, ndërsa theksoi se Shqipëria është gati për ta finalizuar procesin.

- Publicitet -

“Qeveria e ka bërë pjesën e vetë të detyrimit për hartimin saktësimin, definimin e asaj çfarë duhet për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.

Nuk është një negociatë shumë e lehtë sepse numrat janë të mëdhenj dhe realitetet janë të ndryshme, por po përpiqemi realisht që këtë ta shtyjmë. Ka shumë tema të hapura me Greqinë dhe ne duam të arrijmë rezultate sa më të shpejta në këtë drejtim.

Ne jemi gati, di të them që në ndryshim nga Italia ku negociata ishte shumë e gjatë dhe me shumë anekse, atje nuk kishte të paktën ndryshime emrash.

Ndaj kur do të futemi te elementet teknike duhet të jemi të qartë. Shumë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi, këto përfitime i marrin kur emigrojnë nga Greqia në vende të tjera të BE-së me të cilat ne kemi marrëveshje”, tha Hasani.

Në parim, qeveritë e të dyja vendeve kanë mbyllur fazën e parë të bisedimeve në Athinë e Tiranë, duke treguar vullnet për të përmbyllur marrëveshjen, por hapat konkretë janë vështirësuar.

Në muajin prill, drejtuesit e sigurimeve shoqërore të dy shteteve kanë mbyllur diskutimet teknike në Tiranë, për t’i hapur rrrugë njohjes së viteve të punës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, si një prej komuniteteve më të mëdha të diasporës shqiptare.

“Takimi në Tiranë tregon vullnetin pozitiv që kanë palët për të bërë të mundur arritjen sa më shpejt të një marrëveshjeje të përbashkët, aq shumë të dëshiruar nga bashkatdhetarët tanë, por edhe qytetarët grekë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri”, u tha atë kohë në njoftimin e ISSH.

Që në shtator të vitit 2022, biseda janë bërë edhe në Athinë.

Projektligji për pensionet i paraqitur marsin e kaluar në Parlamentin grek parashikon uljen me 30 vite qëndrimi për të përfituar pension kombëtar nga 40 vite që ishte.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kontribues të rregullt në skemat e sigurimeve shoqërore greke për shkak se pagesat e sigurimeve lidheshin detyrimisht me marrjen e lejeqëndrimeve.

Vlerësohet se janë mbi 700 mijë shqiptarë, të cilët kanë punuar pas viteve ’90 në vendin fqinj. Nëse marrëveshja realizohet, atyre do t’u njihen vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore atje, duke përfituar kështu pensionin me formulën e përbashkët.

Deri tani qeveria jonë ka negociuar me 14 shtete në fushën e sigurimeve shoqërore, duke lidhur marrëveshje përfundimtare me 13 prej tyre.

Nëse marrëveshja arrihet shpejt, Greqia bëhet shteti i radhës për mbulimin e sigurimeve shoqërore.

Në muajin maj Kryeministri Edi Rama u ndal tek çështja e pensioneve me Greqinë ndërsa foli në një intervistë televizive për vizitën dhe takimin që zhvilloi me shqiptarët në Athinë.

Rama tha se marrëveshja me Greqinë është futur në proces dhe janë ngritur grupet e punës, ndërsa shumë shpejt do të materializohet një tjetër hap i madh.

“Kemi marrëdhënie produktive sepse marrëveshja është futur në proces, pra ne kemi filluar kemi ngritur grupet e punës dhe ekspertëve. Ajo është negociatë, është proces dhe asnjëherë grekët nuk kanë pranuar që të ulen në tavolinë për të filluar diskutimet. Mendoj që kemi hapur hapësira që nuk i kemi pasur”, tha Rama.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aliu nga Selenic says:
    August 29, 2024 at 9:14 pm

    Qeveria agreke nuk ka derman pa i realizuar pensione si shtetetet e tjra kjo eshte e e drejt nderkombetar qe Greqia nuk munde ta anulloje./
    Greqia ka hallin e Himares por autoritetet Shqiptare nuk duhet te bejne asnje leshim per ceshtjen e Himares sikur kurr te mos merretn ato pensione gje qe Greket e kane te pa mundur per ti ndaluar.
    Ndrrimi i emrave eshte diskretitim per nje shtat Demokratik ai duhet te gjeje zgjidhjen duke marre emrat nga gjendjet civil ne shqiperi dhe i ballafaqojne me emrin e ndrruar dhe ky problem zgjidhet por problemi nuk eshte tek kjo penges por ligesit e Greqis nuk kan funde.Besoi qe tek Himara nuk do te ken mundesi Grekerit te vejen me Gishtin !

    Reply
  • durrsaku says:
    August 30, 2024 at 6:46 am

    Po ne Itali a i marrin shqiptaret pensonet sipas marreveshjes Rama- Meloni?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?