Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Marrëveshja e shekullit”, Trump dhe Von der Leyen gati për firmën historike për tarifat doganore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Marrëveshja e shekullit”, Trump dhe Von der Leyen gati për firmën historike për tarifat doganore
BoteLajmi i fundit

“Marrëveshja e shekullit”, Trump dhe Von der Leyen gati për firmën historike për tarifat doganore

Published: July 27, 2025
Shpërndaje

Pas katër muajsh pritje dhe negociatash intensive, sot në orën 17:30 në Skoci pritet takimi vendimtar midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Takimi do të zhvillohet në Golf Club Turnberry, pronë e presidentit amerikan, një vend i pazakontë për një takim kaq të rëndësishëm, por që sinjalizon nënshkrimin e një marrëveshjeje për të shmangur luftën tregtare.

Në 48 orët e fundit, negociatorët e dy palëve kanë dhënë garanci për zgjidhjen e disa nyjeve kyçe që kishin mbetur pezull. Në fillim, pikat e “mospajtimit” ishin rreth 20, ndërsa tani janë reduktuar në vetëm dy.

- Publicitet -

Një pikë kyçe kishte të bënte me tarifat doganore: BE-ja pranon një tarifë prej 15% për produktet e saj, ndërsa SHBA-të aplikojnë tarifa nga zero deri në 4.8% për mallrat e veta në tregun evropian.

Së fundmi, dy sinjale të forta kanë qetësuar Washingtonin…

Së pari, në samitin në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i kanë dërguar një mesazh të qartë Washingtonit: Bashkimi Evropian nuk do të hapë një kanal të veçantë preferencial me Kinën për të zëvendësuar SHBA-të.

Së dyti, BE ka hequr dorë nga plani për një taksë mbi kompanitë e mëdha teknologjike, duke u larguar kështu nga një pikë kritike që shqetëson Trumpin dhe sektorin amerikan të shërbimeve.

Nga ana tjetër, SHBA-të kanë shprehur gatishmërinë për të ulur tarifën doganore për automjetet në 15% (nga 27.5% aktualisht) dhe për ilaçet, për të cilat më parë kishte paralajmëruar tarifa deri në 200%.

Disa çështje të vogla mbeten pezull, si tarifat për gjysmëpërçuesit, çelikun dhe aluminin, por ato konsiderohen tashmë të “dorës së dytë”.

BE dhe SHBA-të janë gjithashtu gati të heqin tarifat mbi aeroplanët dhe pijet alkoolike, duke treguar vullnet për kompromis të gjerë për të shmangur një mosmarrëveshje me pasoja të rënda ekonomike.

Edhe pse tarifa 15% do të ndikojë në rritjen ekonomike të BE-së me rreth 0.3% në dy vitet e ardhshme, Von der Leyen është e vendosur që sot në Skoci të nënshkruajë këtë marrëveshje.

Në rast të dështimit, BE-ja do të jetë e detyruar të aktivizojë kundërmasat në vlerë prej 93 miliardë eurosh dhe instrumente të tjera, duke përfshirë edhe taksën ndaj kompanive të mëdha teknologjike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  • Tuneli i Llogarasë, biznesmeni Rrok Gjoka qëndron tre orë në SPAK

Komentet e Fundit

  1. XHON BOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  2. sela on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?