Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masterplani i gazit, qeveria ndryshon prioritetet, përfshihet Korça dhe rrjeti për gazin e lëngshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Masterplani i gazit, qeveria ndryshon prioritetet, përfshihet Korça dhe rrjeti për gazin e lëngshëm
AktualitetEkonomi

Masterplani i gazit, qeveria ndryshon prioritetet, përfshihet Korça dhe rrjeti për gazin e lëngshëm

Published: October 6, 2023
Shpërndaje

Dinamikat e zhvillimeve të viteve të fundit ku në horizont është shfaqur projekti për terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë si dhe nisja e projektit të gazifikimit nga Korça kanë bërë që qeveria të rishikojë projektet prioritare të zhvillimit.

Këto të fundit janë përcaktuar më herët në dokumentet e rëndësishme që shoqërojnë masterplanin për gazifikimin të 2016-ës. Pjesë e gjithë kësaj tabloje është edhe gazsjellësi Trans Adriatik ku disa ndryshime të bëra në një vendim të fundit të qeverisë prekin edhe këtë aspekt.

Konkretisht një vendim i datës 4 tetor i qeverisë si fillim ka hequr një fjali lidhur me detyrimin e TAP ag për të ndërtuar një pikë dalje në Shqipëri me një kapacitet minimal prej 0.3 bmk/vit dhe ka shtuar që pika e daljes në Fier është me dy drejtime. Paragrafi i ndryshuar në masterplan për identifikimin e projekteve prioritare parashikon që ““Shoqëria TAP AG do të ndërtojë dhe do të operojë gazsjellësin TAP.

- Publicitet -

Shqipëria, Greqia dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërqeveritare për TAP-in. Në bazë të vendimit të përbashkët të enteve rregullatore të energjisë të Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, më qershor 2013, TAP AG është e detyruar të ndërtojë të paktën një pikë daljeje me dy drejtime (bidireksionale) në Shqipëri (që gjendet në Fier), me një kapacitet prej 2-10 mmk/ditë (0,73-3,65 bmk/vit). Përveç Fierit, një pikë e dytë daljeje është në diskutim në zonën e Kuçovës.”.

Dyfishohet presioni maksimal i lejuar

Vendimi i qeverisë ka ndryshuar edhe presionin maksimal të lejuar sa i takon sistemit të transmetimit të gazit në vendin tonë duke e dyfishuar atë. Më herët në dokument nënvizohej se presioni Maksimal i Lejuar ishte 82 bar, për seksionet e IAP dhe 50 bar për pjesën tjetër të sistemit të transmetimit në Shqipëri po kështu 50 bar, për sistemin e transmetimit në Shqipëri kur IAP nuk ekziston.

Me ndryshimin e bërë në këtë pikë presioni maksimal i lejuar është 82 bar, për seksionet e IAP dhe deri në 100 bar për pjesën tjetër të sistemit të transmetimit në Shqipëri dhe deri në 100 bar, për sistemin e transmetimit në Shqipëri kur IAP nuk ekziston.

Ndryshimi i projekteve afatshkurtër dhe afatmesëm

Qeveria ka ndryshuar gjithashtu projektet prioritare që do të shihen në terma afatshkurtër dhe ato në afatmesëm. Në dokumentin e mëparshëm përcaktohej se në terma afatshkurtër parashikohen zhvillimi i gazsjellësit TAP – TEC-i i Vlorës, dhe nëse është e mundur, zhvillimi i sistemit të shpërndarjes së gazit në qytetin e Vlorës. Së dyti zhvillimi i sistemit të transmetimit për të furnizuar konsumatorët spirancë në Fier dhe Ballsh dhe nëse është e mundur zhvillimi i sistemeve lokale të shpërndarjes së gazit në zonat e Fierit dhe Ballshit.

Tashmë kësaj i është shtuar edhe një tjetër prioritet që në vendimin e qeverisë specifikohet me zhvillimi i pikës së daljes dhe rrjetit të shpërndarjes Bashkia Korçë.

Në terma afatmesëm dokumenti parashikon zhvillim të sistemit të transmetimit për të furnizuar kryesisht zonat industriale në Elbasan, si dhe zhvillimi i hapësirave të depozitimit të gazit në Dumre. Po kështu zhvillimi i sistemit të transmetimit për furnizimin e konsumatorëve industrialë dhe komercialë në zonën e Durrësit dhe të Tiranës. Tashmë këtij grupi i është shtuar edhe prioriteti për zhvillimi i rrjetit të shpërndarjes së gazit të lëngshëm natyror.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?