Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbaji shënim!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mbaji shënim!
Lajmi i funditopinion

Mbaji shënim!

Published: July 14, 2026
Shpërndaje
Jeta Shehu, psikologe

Artan XH. DUKA

Së fundi Rama pohoi se po mbajnë shënim problemet që ngrihen me të drejtë në protestë, bile edhe kanë ngritur një grup enkas për këtë qëllim për të komunikuar më vonë me qytetarët e ndershëm që i ngrejnë ato.

Mirë, shumë mirë, më mirë vonë se kurrë por prapë, ku kanë qënë deri tani? Apo si ai episodi i dikurshëm që kur pyeti i madhi ata të byrosë rrotull “Mor po, si janë dyqanet?”, “Mirë, shumë mirë, bollëk i madh…” ia ktheu një nga servilat rrotull aq sa i madhi e ndërpreu “More për dyqanin e bllokut e ka llafin ti?”.

- Publicitet -

Po meqë Rama tani po mban shënime për problemet që shtrohen në bulevard, ia vlen t’a rikujtojmë edhe njëherë për ca gjëra që prekin të gjithë e vetë themelet e demokracisë e shtetit ligjor.

Çshënjtërimi i tapisë!

Politika e katandisi tapinë historike në letër pa vlerë. Pas 40 vjetësh as kompensim real financiar – një dorë apo me këste sikurse ish-të persekutuarit, as pronë gjetiu – shteti paska dynjanë e pronave për investitorët strategjik(!), as aksioner në projekte biznesi etj.

Vetëm tam-tame alla7501 për tapitë e reja në tokat e zëna ku shteti jo vetëm lejoi të ndodhnin por gjen fonde për infrastrukturë ndërkohë që nuk ka për pronarin historik. E kjo kur ca nga këta që kapën prona nuk e lëshuan atë nga erdhën, ca e lanë djerrë e ikën në emigracion etj. E mbajte shënim?

Me 7501, shteti bëri “Robin Hudin” e paligjshëm në demokraci. Shpërfilli tapinë historike duke cënuar Kushtetutën – prona si shtyllë e ekonomisë dhe parimin e Sigurisë Juridike. I pari shteti shkeli ligjin e sot padrejtësia e pabarazia është sanksionuar me ligj ndaj edhe tapitë e reja nuk kanë siguri; ai që t’a jep… t’a merr! Boll një ligj!

Po të donte, shteti i gjente paratë për kompensim financiar të pronarit deri edhe pa rënduar buxhetin. Boll të ndërmjetësonte për kredi pa interes për pronarët e rinj për të shlyer menjëherë pronarët historikë (pronari i ri të paguante huanë të shtrirë në dekada sikundër ndodh me blerjet e pasurive të patundshme sot), të kërkonte dorëzimin e pronës së origjinës nga pronarët e rinj, të përdorte fondin shtetëror të tokave, praninë si aksioner etj. E mbajte shënim?

Streha mbi kokë

Edhe tek strehimi, padrejtësia e pabarazia rregullohet me ligj. Afro 300 mijë familje privatizuan banesë e morën tapi në 90 sepse shteti njohu kontributin e qerave në vite.

Ndërkohë, afro 3 mijë familje të tjera u lanë pa shtëpi e tapi sepse rastisën në banesa ish-pronë private (të futur nga shteti atje). U braktisën nga shteti e drejtësia – Gjykata Kushtetuese me dy kute kur njëherë sanksionoi të drejtën e trajtimit me strehim si gjithë të tjerët bazuar tek Siguria Juridike dhe më pas doli kundër vetes. Sot këto familje ose janë të pastreha se u përzunë nga shteti e pronari, ose paguajnë kredi si të ishin çift i ri, ose morën ca para për qera e udha e mbarë etj.

Ndërkohë, jepen shtëpi për së dyti falas pas tërmetit, jepen kredi me leverdi për shtëpi të dytë për “pecot”, ca zgjerohen sepse ngrihen kulla etj. Politika mburret me rritjen e vlerës së pronës duke reklamuar rritjen e çmimit si lajm të mirë(!) me të rinjtë që e kanë të pamundur të blejnë shtëpi.

Politika përllogarit taksat e shtëpive mbi bazën e çmimeve që ushqehen edhe prej parasë së zezë, pa zgjeruar bazën e taksimit (sikurse me elektrikun, ujin etj, ku barra bie tek qytetari korrekt ndërsa ndërtimet ish-informale ia hedhin paq) etj. E mbajte shënim?

Getozimi urban

Sot fëmijë e të moshuar zor se të zë syri në hapësirat mes pallateve dhe vetë bashkëjetesa në to është problematike sepse shteti e bashkitë i kanë larë duart me kohë. Ansambleja e pronarëve është farsë e ligji mbi administrimin e pallateve nuk afron e miqëson banorët (sidomos kur me qera) por krijon indiferencë, mosbesim e tension. Nuk bihet dakort kollaj për mirëmbajtjen pale më për investime të mëdha si ashensori i ri etj.

Duhet rikthyer “Komunalja” si dikur, tashmë në kushtet e ekonomisë së tregut, kur Bashkia merr përsipër shërbimet e riparimet përmes tenderimit të tyre tek privatët më pas. E mbajte shënim?

Mëshirë të moshuarve!

Të moshuarit meritojnë respekt e dinjitet e jo mëshirë të gjëndur në pikë të hallit prej politikave të mbprashta qeverisëse ku dhe ajo Rama ka pjesën e saj. Po dënohen me vetmi sepse rinia emigron, nuk ka mjaftueshëm kujdes e vëzhgim prej sistemit social e shëndetësor, u shkojnë lekët ilaçe që dhe ato ndonjëherë mungojnë e kur gjënden kushtojnë sa frëngu pulën, të sëmurët kronikë e ata në krevat nuk përfitojnë ndonjë lehtësim nga shteti për rutinën e përditshme etj.

Shto pastaj këtu qokat sipas qejfit për bonuse pensionesh sikur qeveritari ua jep nga xhepi, diferencimet mes bonuseve, diferencimet me pensionet speciale ndërkohë që të gjithë kanë kontribuar njëlloj, pensionet marramëndëse të deputetëve për “punën” si servilë, diferencimet me bonusin e elektrikut etj. Deri në ekstrem kur plot pensionistëve që u është mohuar tapia e të parëve, nuk kanë as shtëpi sepse i kapi 90 në banesë private dhe sot u mohohet edhe bonusi elektrikut sepse nuk kanë tapi nga po ai shtet që i la ata të pastrehë! E mbajte edhe këtë shënim!

Gogoli mazhoritar

Mbi të gjitha politika e ka lënë qytetarin pa gojë sepse pas 2008 vota është farsë e fasadë. Politika është jashtë kontrollit ndaj kemi nevojë për “kapistall” e këtë e garanton sistemi mazhoritar i plotësuar me proporcional kombëtar si dikur. Me dy raunde për të garantuar bashkëpunim mes votuesve për të mirën e përbashkët, me parti që nuk fusin duart në xhepin e qytetarit për fushatë e privilegje, numërim vote nga paparti etj.

Meraku i të “fortëve” lokalë në mazhoritar nuk qëndron. I bie të paragjykosh mënçurinë e votuesit, të ngresh hamëndje për të zgjedhurit e sotëm lokalë që bazohen në mazhoritar etj. Sot ka ligj dekriminalizimi, ka SPAK, drejtësi e rregulla dhe i “forti” nuk çan dot. E nëse ia del, ata janë hiç gjë e kanë “çelsa kashte” para të “fortëve” partiakë që listat na poftisin në Kuvënd (e pranojnë edhe vetë se janë organizatë) që kanë në dorë shumica parlamentare, bëjnë ligje e ndryshojnë Kushtetutë të vënë në rrjesht për interesa klienteliste e abuzimi politik etj.

Mazhoritari garanton demokraci direkte, krijon varësi direkte e nominale mes votuesit e deputetit (ndryshe nga listat qoftë dhe të hapura kombëtare ku deputeti merr vota nga Tropoja e deri në Sarandë e nuk i jep llogari askujt e askërkund më pas), sikurse mundëson realisht praninë e të pavarurve në Kuvënd si kundërshti ndaj monopoleve partiake atje.

Mbaje shënim edhe këtë ndonse si zor do ja bëni vetes duke rikthyer mazhoritarin; kishit arsye pa e hoqët. Ndaj sot mazhoritari duhet të jetë flamuri i opozitës së re që me këtë tregon se nuk i trëmbet votës por e ndjell atë me zotimin për sistemin mazhoritar që plotësohet me proporcional kombëtar (për të nxitur të renë).

“Albanian Lies”

Problemet janë të panumërta dhe kanë autorë të gjitha qeveritë e tranzicionit me atë Rama që ka “turnin” sot. Shto këtu çekuilibrat ekonomikë me industrinë e bujqësinë pas liste, ndotjen, pasigurinë, përjashtimin e shqiptarit nga investimet (përse nuk e bëjnë qytetarin aksioner në to?), shërbimet publike problematike etj pafund. Sot padrejtësia e pabarazia me ligj janë ulur këmbëkryq dhe shpresa e besimi qytetar janë në agoni ndaj, sado farsa e fasada të servirë politika, boll fakti që emigrimi nuk po ndalet që përrallat e BeRamës të mos i hajë më kush.

Me shumë gjasa “Mbajta e shënimeve” do të jetë tallja e rradhës me qytetarin shqiptar. Nuk bëjnë prokopi, jo se nuk dinë por se nuk duan apo nuk i lënë të tretë pas. Nuk ka nevojë për shënime se problemet janë sheshit vetëm nëse jetojnë brënda “bllokut” si dikur.

Por edhe nëse reflektojnë, është punë titanike sepse libri i shënimeve “Albanian Lies” (gënjeshtrat shqiptare) do të jetë aq i trashë sa “Albanian Files” do të ngjasojë si libër xhepi para tij. E megjithatë, le të shpresojmë!

 

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Valbona says:
    July 14, 2026 at 9:50 pm

    Këngëtarja britanike me origjine shqiptare, Dua Lipa, tha në një podcast të publikuar të martën se lëvizja protestuese kundër një resorti të lidhur me familjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Shqipëri ishte “frymëzuese”.

    Reply
  • pensionisti says:
    July 14, 2026 at 10:20 pm

    Do komentoj per dy probleme.1-Pensioni special eshte nje qoke qe eshte vendosur ku k/ministri te dorovise miqte e tij me leket e taksapaguesve.Kam pyetur ne shume vende dhe askund nuk ka pension special.Cdo njeri mer aq sa kontribut ka dhene.Shembull:aktori Sotiraq Bratko ne 90 emigroi ne Greqi.Tani mer pension nga greku(i takon), pensionin per vitet qe ka punuar si aktor,dhe keto i ka jo te plota (i takon)dhe qershia mbi torte pensioni special(ky si takon) Si ky rast skandaloz Frederik Ndoci me pension special si militant i. PS.Keto lloj pensionesh duhet te zhduken per te gjithe edhe per deputetet.Te gjith perpara ligjit te jene te barabarte.Pensioni sipas kontributeve.2.Ne kohe te monizmit caktoheshin kandidatet per deputete dhe kush vihej ne liste e kishte mandatin ne xhep.Sot eshte e njejta gje .Kush vihet ne liste te mbyllur e ka mandatin ne xhep.Edhe atehere ,edhe sot votimet jane formale.Ku ndryshon monizmi nga demokracia?Ska ndryshim.A jo ndryshojne emrat.Ne monizem kishim Enver ne demokraci kemi Edvin

    Reply
    • Tutu says:
      July 15, 2026 at 4:42 pm

      Dua Lipa kendon bukur po nga trute eshte fyçke…!

      Reply
  • Teuta says:
    July 14, 2026 at 10:30 pm

    …tho se do te bisedojnë, me ata qytetar “te ndershem:!!
    Kaq i poshter e kaq dinak. Edhe milloshi dhe çdtniket jugosllav keshtu thoshin, do te bisedojmë me “pośteni albanci”!?!??!

    Reply
  • Drin says:
    July 14, 2026 at 10:35 pm

    KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

    Reply
  • demo says:
    July 15, 2026 at 1:23 am

    Tapite e Zogut jane te shenjta.Rama dhe Berisha kane perfrunduar plehra per Sharre,por Tapite e vjetra jane si Ari,.Jane te perjetshme,.KERKOJNE TOKE. Nuk e paske ngritur kullen 500 kate?Une do vij me Tapine e Zogut ,me ca arka dinamiti dhe do ta rrafshoj,se jam pronar i tokes den babaden. Degjoni ju o plehra Sali Berisha,Edi Rama!?
    Qeverria e drejte,qe do vije,kur Toka i takon te Zotit me tapi te Zogut,,do ti rrafshoje kullatt,resortet,strategjiket dhe c`ju permban pragu.

    Reply
    • Dashi says:
      July 15, 2026 at 11:30 am

      Po pse , sa ke ndërmend të jetosh akoma ti demo ? Ato që kërkon ti , jo vetëm që nuk realizohen kurrë , por edhe sikur të ndodhin , do të duhen sëpaku nja dy dhjetëvjeçarë . Prandaj ato tapitë e Zogut , futi në një tenxhere me ujë , zjei mirë e mirë dhe pije lëngun tre herë në ditë nga një lugë gjelle .

      Reply
  • 1thundrak says:
    July 15, 2026 at 4:06 am

    Ps -pd te dalin te paligjshme, nuk jane parti shqiptare, kane vrare njerez u kan marr pronen i kan detyruar te arratisen nga vendi rrenuan ekonomine, e rropen kete vend. Vdekshin patronazhistet moterqira.

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    July 15, 2026 at 7:05 am

    SHQIP;
    NDERSA NE KETE VEND 35 VJET ESHTE BERE MUTI MULLAR….’DUKAT E KRIMIT’ KANE SODITUR YJET,NXERSA DUMAT E ‘SHKRIMIT’ JU KANE BERE FRESK!

    Reply
  • Mutdhënësi says:
    July 15, 2026 at 11:51 am

    Për të gjithë ju të mësipërmit deri te jetimët e 21 janarit . Ju kam futur në forcë dhe mund të hani sa të doni . Për furnizimin përgjigjem unë . Hani ju hani .

    Reply
  • Abaz Kupi says:
    July 15, 2026 at 1:15 pm

    Nuk eshte ide e keqe

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    July 15, 2026 at 3:24 pm

    Nje shkrim me nota te thekura populiste…Populizmi eshte steha e fundit e karieristeve… me rrenje komuniste…qe sa jetonte Enveri nuk lane lule e lajle pa i blatuar…pastaj Saliut dhe Nanos…dhe tani qe ndjejne se dicka mund te ndodhe brenda ketij dhjetvjecari – Ata jane leshuar me shprese se karierizmi i tyre do te gjeje prehje mes korupsionit… qe do te zhduket kur te zhduket edhe kapitalizmi te cilit, korupsioni i sherben si lubrifikant…Dhe klasa me e devotshme per te sherbyer si lubrifikant eshte ajo Proletare, jo se jane njerez te keq por sepse po u dhe pak pushtet proletaret vrasin nene edhe babe…kjo kulmoi ne vitet 1945-1960, dhe u perserit ne vitet 1991 – 2013 me Ligjin 24/1…Per te mos u zgjatur: a duhen ndryshime parimore ne sistemin qeverises politik, ekonomik, shoqeror, ushtarak,mjedisor… Po,pa dyshim. Ku? Si? Qysh? Tek? Me ke? Pa ke? Me dhune? Pa dhune? Me apo pa nderhyrje nga jashte? Etj., etj. Mos harroni se vrulli rinor te ben edhe horr te Atdheut. Dhe shembujt ka 36 vite qe i shohim e degjojme, por kjo nuk e justifikon rishkaterrimin e vendit ne emer te Shqiperia E Re – kjo eshte nje dogme sikurse Ta Bejme Shqiperine Si Tere Europa!!!??? Te gjithe duan Nuse Te Re por me pare duhen mbrojtur Meme dhe Atdheu qe te kene pleqeri te mbare, e nderkohe Nusja eshte bere Meme e dhenderi eshte bere Ate, keshtu sigurohet Vazhdimesia e Perparimi i Shqiperise…Pune kjo e veshtire per ata qe nuk kane bythe te forta shqiptarie…Po kush jane bythefortet e diteve tona??? Karieristet, zanatcinjte e Demokracise… ???
    Nuk ka drite ne fund te Tunelit…prandaj ai eshte i frikshem edhe per trimat e vertete e te provuar keto 50-60- vitet e fundit…

    Reply
  • Ottousa says:
    July 16, 2026 at 4:16 am

    Mr Duka mund te kete nje kerkese
    Shume shqipetare vecanerisht nga diaspora (emigrante mbas 1991) duhet te paguajne mijara Euro apo $ avokateve per nje pension qesharak se nuk gjejene vitet e punes
    A nuk eshte kjo pergjegjeso e shtetit per te gjetur kto kontribute per pensione te shqiptareve qe jane larguar vite me pare .
    Se per emigrantet shqiptare eshte irrituese qe Ed Betoni jep 4.45 milion $ jep per nje person qe edhe po te majepnin falas nuk do te shkoja se e kam pasur kete mundesi pasi jetoj ne te njejitin qytet nga ky raper eshte Vilgaritet..Turp i madh e shemtuar
    Keshilla per protesten
    Vazhdoni protesten se nuk ka rendesi nummri ka rendezi jetgjatesia e saj
    Kerkesat te jene sa me reale
    Kufizimi deri ne 2 mandate per kryminister
    Te ulni numrin e deputeteve ne kuvend
    Tao Balla tipe jo me teper se 3 mandate
    Paguhen me taksat e shqiptareve dhe nuk duhet te kene imunitet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?