Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mbarova punë me b… tënde në mendje”/ Kërkoi favore seksuale, ILD: Të shkarkohet anëtari i KLP Olger Eminaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Mbarova punë me b… tënde në mendje”/ Kërkoi favore seksuale, ILD: Të shkarkohet anëtari i KLP Olger Eminaj
AktualitetKronike

“Mbarova punë me b… tënde në mendje”/ Kërkoi favore seksuale, ILD: Të shkarkohet anëtari i KLP Olger Eminaj

Published: June 25, 2026
Shpërndaje

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i ka paraqitur këtë të enjte një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Olger Eminaj.

ILD i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese shkarkimin e anëtarit të KLP-së pas dyshimeve për veprime me natyrë seksuale, të kryera prej tij.

Sipas institucionit, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se anëtari i KLP-së ka ndërmarrë veprime që dëmtojnë besimin e publikut ndaj sistemit të drejtësisë, çka ka çuar në nisjen e procedurës për shkarkimin e tij.

- Publicitet -

Ndërkohë, mësohet se Gjykata Kushtetuese ka riregjistruar çështjen dhe ka caktuar si relatore gjyqtaren Marjana Semini. Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e ILD-së dhe të vendosë mbi fatin e Olger Eminajt.

Rasti i denoncuar nga “STOP”

Qytetarja me inicialet R.M. kishte shkuar në zyrat e KLP-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti. Nga dhuna e ushtruar ajo kishte humbur fëmijën dhe nuk mund të lindte më. Megjithatë, bashkëshorti i saj e kishte denoncuar për përndjekje.

Në Prokurorinë e Tiranës, R.M. u përball me sfida të tjera, përfshirë një kallëzim për fyerje nga një prokurore. Më pas ajo iu drejtua Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, por nuk mori përgjigje. Në KLP, kryetarja Mirela Bogdani i kishte kthyer një përgjigje, duke i kërkuar Prokurorisë së Tiranës të hetonte rastin.

Pas kësaj, R.M. i shkroi anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, i cili filloi t’i dërgonte mesazhe me përmbajtje personale. Sipas “Stop”, Eminaj ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale dhe ka dërguar foto intime nga zyra e tij, gjatë orarit të punës.

”Shkova në banjo dhe mbarova punë me b… tënde në mendje”, i shkruan ai shtetases R.M.

Më pas, i dërgon 3 foto të organit të tij gjenital, më 14 maj 2025, në orën 10 paradite, në orarin zyrtar të punës.

Në mesazhe të tjera i kërkon të blejë viagra dhe lodra seksi.

Kush është Olger Eminaj?

Eminaj është diplomuar në Juridik në vitin 2002 dhe ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës si prokuror në vitin 2007. Prej vitit 2009 ka ushtruar detyrën e prokurorit, duke pasur përvojë të gjatë në ish-Task Forcën e Korçës, ku ka qenë edhe drejtues.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • yony says:
    June 26, 2026 at 3:13 am

    Nuk eshtẽ vetem ky sa ka ne drejtesi qe kerkojne favore te ndryshme shumica i marrin jane fund okk

    Reply
  • rrushi says:
    June 26, 2026 at 3:15 am

    Po pseo mbrapa e paska qefin ky si elbasonllijt interesant ku e ka mesuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta
  • Si po sfidojnë gomerët teknologjinë e lartë në luftën kundër zjarreve masive në Spanjë
  • Propozohen pagesat për kujdesin alternativ, përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët
  • AXHENDA: Rama mbledh sot grupin e PS dhe Qeverinë
  • Padia e Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Komentet e Fundit

  1. Soza on Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik
  2. Detari on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  3. Detari on Ngjarje e rëndë në Roskovec: Emigranti i kthyer nga Anglia merr peng ish-gruan, i vret babanë dhe i plagos nënën
  4. Anonymous on GRAFIKU: Zbuloni qytetet më “dembele”, që po e shmangin më shumë punën
  5. realisti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?