Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 34 mijë humbje jete, ekspertët thonë se lëkundjet e tokës do të vijojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mbi 34 mijë humbje jete, ekspertët thonë se lëkundjet e tokës do të vijojnë
BoteKryesore

Mbi 34 mijë humbje jete, ekspertët thonë se lëkundjet e tokës do të vijojnë

Published: February 13, 2023
Shpërndaje
Destroyed buildings are seen from above in Antakya, southeastern Turkey, Thursday, Feb. 9, 2023. Thousands who lost their homes in a catastrophic earthquake huddled around campfires and clamored for food and water in the bitter cold, three days after the temblor and series of aftershocks hit Turkey and Syria. (AP Photo/Hussein Malla)

Pas gati një jave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe në Siri, vijon ende të rritet numri i viktimave.

CNN raporton se deri më tani janë raportuar të paktën 34,179 humbje jete.

Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM ka konfirmuar se në Turqi kanë humbur jetën deri më tani 29,605 persona.

- Publicitet -

Ndërkohë, në Siri janë regjistruar 4,574 viktima. Nga këto 3,160 humbje jete kanë qenë në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe 1,414 në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Por përveç fataliteteve, ndonëse ka kaluar rreth një javë, grupet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat persona të mbijetuar. Mes tyre ka pasur edhe foshnja dhe fëmijë të moshave 12 dhe 13 vjeç.

Sakaq, po vijojnë kërkimet në rrënoja për të shpëtuar persona që kanë mbetur të bllokuar.

Energjia e akumuluar në vitet e fundit kërkon ende kohë për t’u çliruar, siç dëshmohet nga përsëritja e vazhdueshme e lëkundjeve, të cilat vazhduan me ritme të qëndrueshme, thonë sizmiologët.

“Në fund të fundit, pllaka e Anadollit lëviz dy centimetra në vit në lidhje me pllakën arabe dhe forcat e përfshira ushqejnë akumulimin e energjisë”, bëri me dije Alessandro Amato, drejtues kërkimi në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Ky i fundit shtoi se po bëhet një përpjekje për të studiuar tendencën e fenomenit me modele teorike të transferimit të lëkundjeve, por rezultatet nuk ndihmojnë për të deshifruar qartë atë që mund të ndodhë nën tokë.

“Sigurisht, vitet e fundit, duke shqyrtuar të dhënat historike dhe duke vlerësuar deformimet e tokës me instrumente të reja si satelitët, kemi njohuri më të mëdha. Prandaj, ne mund të përmirësojmë parandalimin ndërsa parashikimi mbetet i pamundur”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, sizmiologia truke Aybige Akinci tha se historia e tërmeteve të Turqisë ofron buletinin me numra të rëndë viktimash.

“Është një vend i prekshëm nga tërmetet pasi e gjen veten në udhëkryqin e tre pllakave të mëdha në lëvizje të vazhdueshme”, shpjegoi ajo.

Në njëzet vitet e fundit – vazhdon shkencëtarja – tre tërmete mbi shtatë gradë të shkallës Rihter vërtetojnë një zonë që është 90 për qind shumë sizmike dhe një nga më aktivet në Mesdhe dhe në botë.

Vlerësohet se ka rreth 400 vatra aktive, ku disa gjykohen si më të rrezikshmet, si ajo në jug të Stambollit, jo shumë larg qytetit, për të cilin të dhënat e mbledhura tregojnë se një ditë do të prishet duke gjeneruar tërmet.

“Intensiteti i pasgoditjeve të vazhdueshme sugjeron se aktiviteti sizmik do të vazhdojë. Nuk është e paarsyeshme të mendosh për një vazhdim për ditë apo javë apo ndoshta disa muaj. Duke parë zbutjen e rrezikut, në vitin 2018 qeveria miratoi rregulloren për ligjin e miratuar gjashtë vjet më parë për ndërtesat antisizmike. Por jo gjithmonë respektohet”, përfundon Aybige Akinci.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  • Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  • “Po, jam kriminel dhe kërkoj falje”: Haga dhe rasti i Jadranko Prliq, pendesë me kalkulim apo një reflektim i vonuar?
  • SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre

Komentet e Fundit

  1. . on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. demo on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  3. Arbëria on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Lala on VIDEO: Si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet në Hagë
  5. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?