Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbillen 360 pemë në Liqenin e Prushit, Veliaj: “Do e transformojmë në park lokal; i afrohemi pemës së një milionë të mbjellë në Tiranë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Mbillen 360 pemë në Liqenin e Prushit, Veliaj: “Do e transformojmë në park lokal; i afrohemi pemës së një milionë të mbjellë në Tiranë”
Lifestyle

Mbillen 360 pemë në Liqenin e Prushit, Veliaj: “Do e transformojmë në park lokal; i afrohemi pemës së një milionë të mbjellë në Tiranë”

Published: December 11, 2022
Shpërndaje

Pas Liqenit të Tiranës dhe atij të Farkës, Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen masive të pemëve në Liqenin e Prushit. Duke shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Maleve, nxënës të shkollave “Bedri Llagami” dhe “Asim Vokshi”, si dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbollën 360 pemë në këtë park.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili mori pjesë në aksionin për mbjelljen masive të pemëve, tha se ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë dëmtuar pyllëzimin.

“Kur mendon si janë prerë pemët në shumë prej pyjeve tona, ky është një moment për reflektim. Sa mirë që kemi një brez që e ka kuptuar se nuk është e rëndësishme të jesh mirë vetë, për sa kohë nuk je në paqe në natyrën. Sot, më shumë se 360 pemë, janë 360 leksione për çunat dhe gocat e Tiranës që vjen, që është një Tiranë shumë më e mirë se ajo që gjetëm. Aseti numër një i qytetit tonë janë njerëzit: njerëz më të mirë, e bëjnë një qytet më të mirë. Jam shumë krenar sot nxënësit e shkollave “Bedri Llagami” në Vaqarr, dhe “Asim Vokshit”. Po japin një model fantastik,” u shpreh ai.

- Publicitet -

Veliaj tha se ashtu sikurse në Farkë e në Liqenin Artificial, edhe në këtë park do të shtohet gjelbërimi. “Plani ynë është të bëjmë atë që bëmë në Farkë. Kur nisëm mbjelljet në Farkë, kori i asgjëbërësve që komenton çdo pemë, nisi të tallet sepse të tallesh është gjëja më e thjeshtë në botë. Të punosh është një çikë më e vështirë. Ajo që nisi si një punë modeste në Parkun e Farkës, është kthyer sot në një hapësirë të jashtëzakonshme, ku po mbaron pedonalja, i është dhënë vlerë zonës aty, është kthyer në një mushkëri e dytë për Tiranën. Tirana ka Parkun e madh të Liqenit, i cili vizitohet ga rreth 250 mijë vizitorë, por besoj se parqet e vogla, si ky këtu në Liqenin e Prushit, ku planifikojmë të bëjmë një pedonale rreth tre kilometra të gjatë, është ideal për park lokal,” tha ai.

Kreu i Bashkisë shtoi se kjo stinë do mbyllet me një milionë pemë të mbjella në Tiranë, duke vijuar me objektivin për vitin 2030, me dy milionë pemë.

“Sot jemi në një situatë kur po i afrohemi mbjelljes së një milion pemëve. Këtë e them me krenarinë më të madhe! Jemi diku te 960 mijë pemë të mbjella që nga viti 2015, diçka që asokohe shihej me cinizëm nga ata që s’kanë bërë ndonjëherë një punë në jetën e tyre. Ky është një mesazh që çdo gjë mund të bëhet, por duhet punuar çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë, edhe nëpër rrugët urbane, edhe nëpër hapësirat e parqeve, që të themi me krenari se do e kapim misionin tonë, atë të mbjelljes së 2 milion pemëve deri në vitin 2030,” deklaroi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • GRUDA .P. says:
    December 11, 2022 at 12:09 pm

    TE LUMTE ! E KJOSHE I BEKUAR! NE QE JETOJME TASH TRE DEKATA JASHTE , SA HERE VIJME NE TIRANE E SHOHIM NDRYSHIMIN NE TE MIRE! E NGA FAMILJA E IME KE URIMET TONA MA TE NGROHTA

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2022 at 1:07 pm

    O Grudaa!Ky e ben si Milja,qe vidhte rrugicat ne dere te komshijve,kur lante shkallet e pallatit. Ky pret pemet ne Tirane dhe mbjell filiza ne Prush.
    Ky betonon parqet dhe lulishtet e Tiranes.Kur te zmadhohet Tirana,edhe keto do ti shkuli.
    O ca jane keta Rilindja,o Grudaaaa!Kta jane Shejtan me boje,..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?