Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mblidhet Kuvendi i Republikës Sërpska, propozim jokushtetues për Presidentin dhe qeverinë e re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mblidhet Kuvendi i Republikës Sërpska, propozim jokushtetues për Presidentin dhe qeverinë e re
BoteLajmi i fundit

Mblidhet Kuvendi i Republikës Sërpska, propozim jokushtetues për Presidentin dhe qeverinë e re

Published: September 2, 2025
Shpërndaje

Më 2 shtator, në Banjallukë nisi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës Sërpska (RS), me rend dite zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë së re të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës.

Qeveria aktuale funksionon me “mandat teknik” që nga 22 gushti, pasi Kuvendi pranoi dorëheqjen e kryeministrit të entitetit, Radovan Vishkoviq.

Si mandatar të ri, Millorad Dodik ka propozuar Savo Miniqin, edhe pse nuk ka të drejtë kushtetuese për një veprim të tillë, pasi mandati i presidentit i është hequr nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bosnje e Hercegovinës.

- Publicitet -

Sipas Kushtetutës së RS-së, mandatarin duhet ta propozojë presidenti i entitetit.

Miniq, deri tani ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, vjen nga radhët e Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur të Dodikut.

KQZ-ja ia hoqi mandatin Dodikut pasi Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, në fillim të gushtit, e dënoi me një vit burgim – dënim të cilin e zëvendësoi me pagesë monetare – dhe me gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Pas kësaj, KQZ-ja shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme për president të RS-së më 23 nëntor.

Në përfundimet e një seance, kur u pranua dorëheqja e Vishkoviqit, Kuvendi i RS-së e ftoi Dodikun të vazhdojë ushtrimin e funksionit të presidentit, hodhi poshtë zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe u kërkoi institucioneve të entitetit të mos bashkëpunojnë me KQZ-në.

Opozita paralajmëroi se me këtë veprim po hyhet në zonën e veprave penale dhe të shkeljes së rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

Kuvendi po ashtu shpalli referendum për 25 tetor, në të cilin qytetarët pritet të vendosin nëse do të pranojnë vendimet e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, të Gjykatës dhe të KQZ-së, me të cilat u penalizua Dodik.

Millorad Dodik u dënua dhe u shkarkua nga posti në fillim të gushtit, pasi u shpall fajtor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, Schmidt.

Përmes kompetencave të tij, Schmidt kishte shfuqizuar ligjet jokushtetuese të miratuara nga Republika Sërpska me të cilat synohej të kontestoheshin aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, vendim ndaj të cilit Dodik kishte paraqitur apel.

Gjatë paraqitjes së programit në Kuvend, Miniq i quajti joligjore vendimet e Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës, Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, por edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai konfirmoi synimin e Republikës Sërpska që gjatë mandatit të tij qytetarët e këtij entiteti, përmes një referendumi, të shprehen nëse janë “për imponime apo për mbrojtjen e institucioneve të RS-së”.

Programin e tij, siç njoftoi, Miniq do ta mbështesë në forcimin ekonomik të Republikës Sërpska përmes riorganizimit të institucioneve, të ndërmarrjeve publike dhe administratës shtetërore.

Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e masave për zbatimin e ligjeve që lidhen me kompetencat e parashikuara në Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Serbisë në përputhje me përfundimet e Kuvendit Mbarëserb.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Adnan Resuli says:
    September 3, 2025 at 4:10 am

    Po shtohet reziku i perplasjeve ne Ballkanin Perendimor.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?