Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbytën me litar 23-vjeçarin dhe e hodhën në liqen, lihen në burg dy të dyshuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbytën me litar 23-vjeçarin dhe e hodhën në liqen, lihen në burg dy të dyshuarit
AktualitetKronike

Mbytën me litar 23-vjeçarin dhe e hodhën në liqen, lihen në burg dy të dyshuarit

Published: August 19, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin. Ata dyshohet për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë më pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Gjatë zhvillimit të seancës, avokatët Arbër Qehaja, Fred Gjoni dhe Halit Zhuka zhvilluan debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo. Po ashtu, debate me prokurorin zhvilluan edhe dy të dyshuarit, sa i përket provave që ngrejnë dyshime për përfshirjen e tyre në krim.

Avokatët kërkuan të cilësohej i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve. Në përfundim të seancës, gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg të dyshuarit dhe caktoi afat për mbledhjen e provave të tjera shtesë me qëllim provimin e akuzës.

- Publicitet -

Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka. Sipas hetimeve, autorët e kanë ndjekur të riun që nga qyteti i Burrelit dhe, gjatë rrugës për në banesën e tij, e kanë dhunuar dhe mbytur. Më pas, për të fshehur krimin, automjetin e tij e hodhën në liqenin e Shkopetit, së bashku me trupin e pajetë brenda.

Dyshimet e hetimeve tregojnë se 23-vjeçari është rrëmbyer, më pas mbytur me litar dhe autorët kanë tentuar të zhdukin kufomën, por dështuan pasi trupi u gjet në brigjet e liqenit të Shkopetit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • iriqi says:
    August 19, 2025 at 5:09 pm

    Çfarë kriminelësh të lindur. Burgimin e përjetshëm e kanë pak. E mira do ishte të vareshin në litar. Atëhere shoqëria nuk do paguante për mbajtjen e tyre me tre vakte në ditë, sikur të ishin gjela deti për majmëri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?