Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës
AnalizaKuriozitete

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Published: September 5, 2026
Shpërndaje

Mbarë bota përkujton 10 vjetorin e shenjtërimit të humanistes së shquar Nënë Tereza. “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës.

Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. Këto janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, gruaja e jashtëzakonshme dhe shenjtorja e të varfërve të të gjithë botës e cila kurrë nuk e harroi origjinën e saj.

10 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

- Publicitet -

Murgesha ‘u lumturua’ në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Në këtë ditë të shënuar, Nënë Tereza përkujtohet nga krerët më të lartë të shtetit dhe politikës.

Kush ishte Nënë Tereza? 

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë dhe humbi jetën në Kalkutë më 5 shtator 1997. Sot bëhen 27 vite që Nënë Tereza është ndarë nga jeta. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Nga ky moment Nenë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Ajo vazhdoi me vetmohim të predikonte mesazhin e saj të dinjitetit njerëzor dhe respektit për çdo qenie njerëzore të lindur apo jo.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë, ku ushtroi pjesën më të madhe të aktivitetit të saj bamirës, por figura e saj vazhdon të jetë burim frymëzimi për bamirësi, besim dhe shërbim të përulur, veçanërisht në një botë gjithnjë e më të përçarë nga varfëria dhe padrejtësitë sociale. Gjatë jetës së saj, Nënë Tereza ka marrë më shumë se 700 çmime për punën e saj bamirëse.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    September 5, 2026 at 9:35 am

    Hypokrizine e shqiptareeve une nuk e duroj dot,.Nje popull hypokrit,lapanjoz,nga kane dale mostra me shumice si Enver Hoxha,Sali Berisha,Edi Rama.Kjo zonja Nene Tereze e Kalkutes(si thirrej ne ate kohe),ishte shume e njohur ne Bote ne vitet 70.;Aq e njohur ishte,sa kur zhvilloheshin luftime te egra ne Liban midis arabeve dhe izraeliteve,vetem ambulancat e motrave te nene Terezes mund te nderprisnin luftimet per te terhequr viktimat.Ne Shqiperi nuk njihej,asqe behej fjale per perrkatesine Ethnike.Ne Shqiperi vetem Une,qe ndiqja RAIn dhe Zerin e Amerikes e ndonje mik i familjes ne Shkoder dinim te verteten e Gonxhe Bojaxhiut.Sigurisht edhe redaksia e Rilindjes ne Prishtine.Pikerisht ne keto vite ndrrojne jete nena dhe motra e nene Terezes dhe regjimi Enverit nuk lejoi ate te vinte ti varroste.Me gjithe perpjekjet diplomatike te gjithe Botes nuk e lejuan te hidhte nje grusht dhe.Ky po0pull,qe qau me oiii,mbajti 3 dite zi per Patrik Lomumben,nje rebel marxist ne Kongo.Cfare dreqin i lidh me nene Terezen e Kalkutes?Aeroporti nene Tereza,Sheshi nene Tereza,,ma vaaaa!
    Nje popull si Edi Rama,qe pasi dogji e betonoi ullishta,parqe,lulishte,pyje,laguna me Flamingo,sot jep lexione per mbjelljen e ullinjve.
    Lereni te qete nene Terezen ne Kalkute e mos ja permendni fare token e hypokritave,,or popull legen!

    Reply
  • ANA says:
    September 5, 2026 at 4:24 pm

    Nene Tereza,Shenjtorja Shqiptare e te varferve te botes,e cila lehtesoi vuajtjet e te semureve,te skamurve dhe te vetmuarve permes fuqise se shpirtit te saj dhe besimit te miresia.-eshte nje prej nesh;ajo lartesoi gjakun dhe shpirtin e saj shqiptare ne mbare boten.Sot,ndersa kremtojme shenjterimin e saj e falenderojme me respekt dhe perulesi.Pertej trashegimise qe na la permes bamiresise,vete ekzistenca e saj perfaqeson per ne shqiptaret nje forme diplomacie pozitive dhe njerezore qe na lidh me boten;kunder planeve dashakeqe te fqinjeve le t’i mbushim sheshet tona me shtatoren e saj.

    Reply
  • Thënie për fenë says:
    September 6, 2026 at 3:21 pm

    Besimtarët janë njerëz që shkojnë në kishë me shpresën se Zoti do të marrë mungesat. (Valeriu Butulescu)

    Reply
  • Kujt i shërben feja? Politikës? says:
    September 7, 2026 at 11:21 am

    https://www.sot.com.al/zyrtaret-serbe-sfidojne-thirrjet-e-be-se-marrin-pjese-ne-varrimin-e-mlladicit-ne-beograd-i5182093
    ________________________________
    Shënim: Ratko Mlladić është quajtur gjerësisht “Kasapi i Bosnjës” ose “Kasapi i Ballkanit”, veçanërisht në media dhe në diskursin publik, për shkak të rolit të tij në krimet e luftës në Bosnjë. Sipas raportimeve të sotme për ceremoninë e varrimit të Ratko Mlladiçit, shërbesën mortore e drejton Patriarku Porfirije, kreu i Kishës Ortodokse Serbe.
    Pra, Patriarku Porfirije – kryesuesi i shërbesës.
    Qindra priftërinj të tjerë ortodoksë serbë pjesëmarrës në shërbesë.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    September 7, 2026 at 7:23 pm

    10 vjet shenjterim, punonjesit e shtetit 3 dite plazh ne Durres.

    Reply
  • Mashtrimi fetar: Pëlhura e Jezusit-Sindoni says:
    September 14, 2026 at 10:40 pm

    Në shekullin XIV, kur Sindoni u shfaq në Francë, disa klerikë e kundërshtuan autenticitetin e saj. Peshkopi Pierre d’Arcis, në një letër drejtuar papës, pretendonte se pëlhura ishte një objekt i prodhuar nga njeriu dhe se autori i saj ishte gjetur. Kjo është një dëshmi historike interesante.
    Rreth vitit 1355, në kishën kolegjiale të Lirey-t në Francë u shfaq një pëlhurë që paraqitej si qefini i Jezusit, (pra Sindoni). Burimi kryesor për akuzën e mashtrimit është memorandumi i peshkopit Pierre d’Arcis, rreth vitit 1389.
    Sipas d’Arcis, dekani i kishës, Robert de Caillac, e kishte siguruar pëlhurën “jo për devocion, por vetëm për fitim” dhe ua paraqiste njerëzve si qefinin e vërtetë të Krishtit. Ai pretendonte gjithashtu se paraardhësi i tij, peshkopi Henri de Poitiers, kishte hetuar çështjen dhe kishte zbuluar se pëlhura ishte prodhuar artificialisht; madje një artist thuhej se kishte pranuar se e kishte realizuar. Motivi financiar dhe mashtrimi i pelegrinëve gjenden realisht në burimin mesjetar, nuk janë shpikje moderne.Ka pasur përpjekje për ta sekuestruar pëlhurën, konflikte juridike, kërcënime me shkishërim dhe ndërhyrje të autoriteteve mbretërore e kishtare.
    Ka një përputhje të jashtëzakonshme kronologjike:
    1350-tat: Sindoni shfaqet në mënyrë të dokumentuar në Lirey.
    1389: peshkopi d’Arcis e akuzon si mashtrim dhe thotë se është bërë për fitim.
    1988: tre laboratorë të pavarur e datojnë linin në 1260–1390. Rezultati u botua në Nature.
    2026: një studim i ri në npj Heritage Science, nga studiues të lidhur me Universitetin e Arizonës, analizoi fragmente të kampionit të përdorur në 1988 dhe raportoi se ato janë në përputhje me pjesën kryesore të Sindonit dhe nuk gjeti prova të kontaminimit. Kjo nuk e provon se është falsifikim, por dobëson argumentin se datimi i 1988-ës erdhi thjesht nga një copë e mëvonshme ose e kontaminuar.
    Pra, nëse i bashkojmë provat, është shumë e arsyeshme të thuhet se Sindoni ka një histori të dokumentuar si objekt i dyshimtë/falsifikim që nga Mesjeta dhe se datimi shkencor e vendos pikërisht në periudhën kur ai shfaqet në histori.
    Në vitin 2025 u publikua një studim në Journal of Medieval History që identifikon një tekst më të hershëm të Nicole Oresme, një dijetar i shekullit XIV. Teksti daton mes 1355–1382 dhe e përmend Sindonin si një shembull të mashtrimit klerikal me relike. Kjo është shumë më herët se memorandumi i Pierre d’Arcis të vitit 1389. Oresme nuk thotë thjesht “mund të jetë e rreme”. Ai e përdor Sindonin si shembull konkret të mashtrimit të klerikëve.
    Thelbi i argumentit të tij ishte: njerëzit nuk duhet të besojnë pretendimet për mrekulli vetëm sepse i bëjnë klerikë; disa klerikë i mashtrojnë njerëzit për të marrë oferta për kishat e tyre.
    Pra, pretendimi që dyshimet për mashtrim ekzistonin shumë përpara vitit 1389 është i mbështetur nga një burim serioz akademik.
    Edhe motivi financiar është real.
    Në memorandumin e vitit 1389, Pierre d’Arcis akuzon dekanin e Lirey-t se e kishte siguruar pëlhurën jo për devocion, por për fitim. Ai pretendon gjithashtu se paraqitja e saj tërhiqte pelegrinë dhe se ishin përdorur edhe “mrekulli” të pretenduara për ta bërë më bindëse.
    Kjo është shumë e rëndësishme: ideja se relikja përdorej për të krijuar një qendër pelegrinazhi dhe për të sjellë të ardhura nuk është një teori moderne. Është vetë akuza e një peshkopi të shekullit XIV.
    Dhe ka edhe dëshmi materiale: ekziston një medaljon pelegrinazhi i lidhur me ekspozimin e Sindonit në Lirey.
    Nuk kemi thjesht një dokument të vitit 1389 që thotë “është falsifikim”.
    Tani kemi një dëshmi më të hershme, të datuar 1355–1382, ku Nicole Oresme e përdor Sindonin si shembull të mashtrimit klerikal. Studimi i vitit 2025 thotë shprehimisht se ky dokument i ri mbështet përfundimin se Sindoni ishte një artefakt mesjetar.
    Dhe pastaj kemi datimin shkencor me karbon-14 të vitit 1988, i cili e vendosi pëlhurën në 1260–1390.
    Kështu, kronologjia bëhet mjaft domethënëse:
    1260–1390 → periudha e karbon-14.
    rreth 1355 → Sindoni shfaqet në Lirey.
    1355–1382 → Oresme e përmend si mashtrim klerikal.
    1389 → d’Arcis e akuzon hapur për falsifikim dhe fitim financiar.
    1389 → Klementi VII lejon ekspozimin, por e përshkruan si “figurë ose paraqitje” të Qefinit, jo duke e konfirmuar si qefinin e vërtetë.
    Pra, tashmë kemi një dëshmi më të hershme:
    Oresme → 1355–1382=>Sindoni i Lirey-t përmendet si mashtrim klerikal për të nxitur oferta.
    d’Arcis → 1389=>E akuzon përsëri si falsifikim dhe përshkruan hetimin e mëparshëm.

    Reply
  • Mashtrimi fetar: Pëlhura e Jezusit-Sindoni says:
    September 14, 2026 at 10:53 pm

    _________________________________

    https://www.nature.com/articles/337611a0?

    https://www.nature.com/articles/s40494-026-02530-7?

    https://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/03044181.2025.2546884

    https://www.washingtonpost.com/archive/politics/1988/09/29/shroud-of-turin-made-in-1300s-analysis-finds/621a0223-423a-4936-90a5-8e6fee08319e/?

    https://www.shroud-of-turin.com/timeline/1389-letter-pope-clement-vii-to-geoffrey-ii-lirey/?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
  • 24 shtator 2026
  • Kush e kontrolloi kontrollin?
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?