Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me kërkesë të SPAK u pezullua nga detyra për korrupsion, KLP largon Kledian Llahon si kreu i Prokurorisë së Sarandës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Me kërkesë të SPAK u pezullua nga detyra për korrupsion, KLP largon Kledian Llahon si kreu i Prokurorisë së Sarandës
KronikeLajmi i fundit

Me kërkesë të SPAK u pezullua nga detyra për korrupsion, KLP largon Kledian Llahon si kreu i Prokurorisë së Sarandës

Published: April 10, 2025
Shpërndaje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin për të larguar nga detyra e drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llahon, për të cilin me urdhër të SPAK ai i pezullua nga detyra për korrupsion.

PO ashtu KLP ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj Llahos, duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.

Kledian Llaho dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.

- Publicitet -

Sipas SPAK, Personi nën hetim, magjistrati Llaho dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij,

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në të njëjtin institucion, për veprime e sjellje, që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit Ll.

Hetimi disiplinor i kryer nga ILD konkludoi se veprimet e mosveprimet e z. Ll. përbëjnë mos përmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj, në veçanti e detyrave që lidhen me sistemin e menaxhimit të çështjeve. Nga hetimi u konstatuan shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë. Shkelja disiplinore vërehet në raport, është kryer me dashje direkte dhe ekziston rreziku që ndikimi negativ i saj të shtrihet në zyrën e prokurorisë në tërësi, duke përbërë rrezik për përsëritje ngjarjesh, që ulin imazhin e zyrës së prokurorisë.

Magjistrati ka marrë masën disiplinore “Vërejtje Publike” për një shkelje të mëparshme nga ana e KLP-së, me datë 30.01.2025, për veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mos përmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuar të akteve procedurale, e duke mos përmbushur detyrat e lëna nga gjykatat, duke lënë pa veprime dosjen hetimore për një periudhë mbi 2 vjeçare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Pensionisti says:
    April 10, 2025 at 10:47 am

    Ne prokurie asht nje Agov,qe nyk lane poshtersi pa bere me pronat ne Lezhe!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Edhe policët qanë…”: Nëna e tre fëmijëve, e dënuar me dy muaj burg për dhunë, u arrestua në Rinas! U lut të merrte në qeli foshnjën 7-muajshe
  • “Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes dy deputetëve
  • Kryengritja e “Lekut”
  • “Eja më shpëto”, kë telefonoi gazetari Enrik Mehmeti pas aksidentit, enigma e 18-vjeçarit të plagosur
  • Kupa e Botës 2026 emetoi karbon sa gjithë Shqipëria në një vit

Komentet e Fundit

  1. K R on “Edhe policët qanë…”: Nëna e tre fëmijëve, e dënuar me dy muaj burg për dhunë, u arrestua në Rinas! U lut të merrte në qeli foshnjën 7-muajshe
  2. TR on Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë për të prodhuar mbështetje fiktive dhe për të denigruar kritikën
  3. Detari on Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë për të prodhuar mbështetje fiktive dhe për të denigruar kritikën
  4. Detari on Një nga krizat më të rënda shëndetësore të dekadave të fundit ka përfshirë qytetin e Gostivarit
  5. Greta on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?