Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me Kuvend, President, Flamur, sistem financiar më vete! Publikohet projekti për “Asosacionin” e komunave me shumicë serbe në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Me Kuvend, President, Flamur, sistem financiar më vete! Publikohet projekti për “Asosacionin” e komunave me shumicë serbe në Kosovë
KosovëKryesore

Me Kuvend, President, Flamur, sistem financiar më vete! Publikohet projekti për “Asosacionin” e komunave me shumicë serbe në Kosovë

Published: January 30, 2023
Shpërndaje

 

Është publikuar sot në Prishtinë, një projekt statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë nga Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert.

Në bazë të këtij propozimi Asociacioni duhet të ketë Simbolin e vet zyrtar, Stemën dhe Flamurin, të cilat do të vendosen nga Bordi i Asociacionit.

- Publicitet -

“Asociacioni ka të drejtë të ketë Buxhetin e vet të brendshëm, llogari bankare dhe të kryejë transaksione financiare”, thuhet në një nga nenet e propozimit.

Nuk mbaron me kaq. Në propozim theksohet se Asociacioni do të ketë Kuvendin e vet, Presidentin, Zëvendëspresidentin, Këshillin dhe Bordin e tij si dhe një zyrë për ankesa.

Raporti i Asociacionit me autoritetet qendrore të Kosovës? “Bashkërendim të dyanshëm dhe ndarje të informacioneve” – thotë drafti.

Diplomatët perëndimorë kanë shtuar presionin për të siguruar një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kanë vënë theksin te marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është pika më e vështirë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe u nënshkrua për herë të parë në Bruksel në vitin 2013, ndërsa marrëveshja për parimet e themelimit të tij u nënshkrua dy vjet më pas më 2015.

Po atë vit presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e dërgoi atë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, e cila vlerësoi se Asociacioni mund të themelohet bazuar në marrëveshjen e parë, por marrëveshja për parimet nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje të hënën Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tyre, “ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj”.

Në një shkrim të përbashkët të publikuar në Prishtinë, diplomatët amerikanë thanë se ky copëtim i Kosovës “do të ndërpriste ciklin e krizave dhe konfrontimit dhe të çonte përpara me vendosmëri integrimin e tyre evropian”.

“Kjo është mundësi historike që ne besojmë të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë”, thuhet në shkrim.

Marrëveshja që Perëndimi e kërkon me ngulm të nënshkruhet nga Kosova, nuk parasheh njohje të ndërsjellë por “përkushtim të të dyja palëve që të mos e pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese”. Se si do matet “përkushtimi” kjo mbetet për t’u parë.

Kryeministri i Kosovës, tha se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime rreth një marrëveshjeje që duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, por jo asociacionin në qendër.

Në Beograd presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do të përballej me pasoja të rënda nëse nuk do ta pranonte propozimin që sipas tij është shndërruar në kuadër të ri negociues të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.

Nuk kuptohet çfarë “pasojash të rënda” ka Serbia, dhe pse presidenti serb bën viktimën, kur Serbia nuk humbet asgjë nga marrëveshja, madje përfiton.

 

m.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Mollosi says:
    January 30, 2023 at 8:41 pm

    Asociacioni eshte nje e keqe e domosdoshme.
    Nese sot nuk do te realizohet asociacioni, neser do te vjen nje asociacion edhe me i keq se ky i tanishmi.

    Reply
  • Jimi says:
    January 30, 2023 at 8:50 pm

    Loje e poshter e fuqive te medha ! Njelloj si ne 1913 ato ende nuk heqin dore nga copezimi i trojeve shqiptare . Serbia eshte e perkedhelura e tyre edhe pse ajo ushtroi nje genocid te pashembullt ne Kosove edhe pse ajo edhe sot e kesaj dite nuk u bashkohet sanksione te vendosura kunder Rusise prej perendimoreve ! Mitrovica eshte nje llokme e lakmushme, jo vetem per Serbine, por edhe per amerikanet. Nga pozitat e te fortit, ata dine ta perdorin mire edhe kulacin edhe kerbacin.

    Reply
  • demo says:
    January 30, 2023 at 9:20 pm

    Associacioni eshte vdekje defakto e Kosoves,,Kosova behet si lecke e kafshuar nga qente,,Keto zajednica do fryhen e zmadhohen,,Do te bllokojne rruget,,do te shtrijne zgjerimin si Infeksionet mikrobike,derisa te bashkohen me Memen Serbi. Kam vite qe uleras:ARMATOSU KOSOVE!
    sKENDERBEU perballi me gjysmen e territorit te Kosoves nje Perandori ne kulmin e fuqise ushtarake,.Shaban Polluzha shpartalloi formacionet cetnike te Draxha Mihajllovicit,Dy brigada partizane serbe dhe nje brigade proletare Maqedone.U dorzua para flamurit kuq e zi te serbeve te toskerise,se i pandehi shqiptare.
    Perseri eshte e njejta situate.
    Serbet kane marre revanshin me administraten Bydon,qe paska qene nje plak frikacak me keq se paraplegjiku Roozvelt.
    edvin rama eshte nje shembelltyre e enver hoxhes,qe po shet edhe kufijte e Shqiperise,jo me Kosoven,qe ka 10 vjet para presidentit kroat,i shushurit ato armiqesirat per Kosoven,duke shtremberuar turinjte sikur po i dhimbset Kosova. Ngerdhjeshjet e turinjve te edvin rames ne sallonet nderkombetare,jane me te poshtra se kercenimet e Vucicit.

    Reply
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    January 30, 2023 at 9:27 pm

    Ja pra edhe Europa Kurva Plake me pamjen e shalethates Ursula von derr Leyen e ndihmuar nga fondacioni gjerman kerkojne shkaterrimin e asaj qe eshte ndertuar ne Kosove ne keto 23 vjet.

    Reply
  • SOS says:
    January 30, 2023 at 9:29 pm

    SERBI NJEQIND VJET
    DHUNOI KOSOVARIN
    KURRE NUK JA NDAU
    KERBACIN HANXHARIN

    KJO KURVA EUROPE
    KU QE DERI DJE
    PSE SE NGRITI ZERIN
    KURRE DHE PER NE

    TANI PSE PELLET
    KUR NE KISHIM HALL
    PER NE PSE SE NGRITI
    ZERIN KURRE VALLE

    I KA VENE KOSOVES
    LITARIN NE FYT
    SERISH PO GATUAN
    BERLININ E DYTE

    GJITHMONE I VYER
    MIKU QE PER NE
    JO KUR TE NGUL THIKEN
    TE LE PA ATDHE

    HISTORIA FLET
    JEMI NE TE PARET
    ME PAS SI MURTAJE
    INA ERDHEN BARBARET

    COHI BURRA DJEMA
    MA NUK KA ME PRIT
    TURPI I MBULOFTE
    TE GJITHE TRADHETITE

    Reply
  • Udha says:
    January 30, 2023 at 9:30 pm

    Pse nuk dalin shqiptarët e Dardanisë e te bllokojnë rrugët me kamionë per te kundërshtuar “asocionin serb”?

    Reply
  • Asd says:
    January 30, 2023 at 9:54 pm

    Assosacioni eshte vendim i keq, por Kosova nuk mund ta kundershtoje perderisa te gjithe (USA dhe UE) jane kunder. Duhet te pranoje te keqen me te vogel, dhe ne fund te fundit le te respektoje deshiren e serbeve residente ne Kosove.

    Reply
  • SOS says:
    January 30, 2023 at 11:05 pm

    ASD TE MARRTE E MIRA
    QE FLET KETO LIGESIRA
    NUK E DI NGA VJEN. NGA SHKON
    QE JE MUT FJALA TA TREGON

    Reply
  • Soll lili says:
    January 31, 2023 at 12:38 am

    Keshtu ndodh kur nuk e çliron vete vendin,gjithmone do te kete pavaresi te cunguar.

    Reply
  • Erdogan says:
    January 31, 2023 at 2:50 am

    Kosovaret ua ndryshoi Kombesine turku o te Mallkuar.
    E mbushet vendin me Istitucione Arabe si Xhamija,Medrese,Teqe,Shkolio turke etj.
    Jo vetem kaq.
    Por nuk hiqni dore nga Sulltani o te Mallkuar.
    Nuk njifni Borio Epirin e Kastriotit.
    Kete vend me Heronj te Lashte Greke si Pirtua,Arxilea (Akili “shqip”),Odhisea,Megas Aleksandros,Megas Kostantinos etj
    Greqine e Urreni o te Mallkuar.
    Sllavet po Ashtu,
    Armiqte e Pirros Fashistet e Romes dhe Turqit i kini Miq per Koke. (Amico per Capo).
    Nuk e kuptoni qe Miqte tuaj e ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.
    Populli dikur krenare Greko-Ilyre po Nenshtrohet dhe Mashtrohet nga “hiatoriane” si Zhufi qe Kastrioti ndryshoi Fene d.m.th Kombedibe dhe Identitetin per aresye Strategice dhe politike!
    A ka ndonje Njeri me Pak Mendje ne Koke (Poco Mind in Capo) te besoje keto?
    Bile thote qe lindi Orthodhokse d.m.th Kauri i Derrit per Veziret,Pashallaret,Bejleret etj dge 20 vjec u convertua ne Turk Myslimane dhe 40 vjec u convertua ne Italiane katolike!
    Kaq Idiot e consideron popullin e vetequajture Skiptare dikur te Lavdishem me Histori dhe Politizmo (Culture “shqip”) Greke?

    Reply
  • demo says:
    January 31, 2023 at 5:58 am

    Or kafshe grekomane! shko ne shkolle,Shko ne shkolle,o Spirooo!Kafenete e grekerve te Ameriqise te mesojne pacavra.Pirro epiroti ishte Mollos prej fisi Ilir.Gjithe jeten e tij luftoi kunder grekerve dhe kunder romakeve.Edhe ne Sicili luftoi kunder grekerve.Barleti i quan Epirotet-. Arber. Epirotet quhen Arber-shkruan Barleti.Ke degjuar per ndonje beteje turko-greke ne kohe te Skenderbeut?Une nuk kam degjuar.Pse?Se nuk kishte greke.Edhe Vorio,edhe Noti Epiri jane shqiptare,te banuar nga shqiptare.Noti epirin e kane rrembyer grekerit.Do ta clirojme .Edhe ty do te shkollojme.Do te fusim ne skoli amerikane,qe te mos shkruash rromblla berdomlla poco mind.poco-it dhe mind-ang.
    O Apostoli Kico Lekes nga Glina.Nuk gdhendet koka jote si karpuz Divjake.

    Reply
  • Boks says:
    January 31, 2023 at 8:38 am

    Keshru eshte lur nuk ke ushtri dhe mjete presioni.
    Te bejne copash te tjeret.
    Dhe shajne enverin pastaj per bunkeret dhe armatimet

    Reply
  • Koha says:
    January 31, 2023 at 9:04 am

    Shkruar nga: Dragan Bursać

    Dhe ai thjesht duhej të heshte dhe do të ishte më i mirë se Kolinda Grabar Kitarović… Për Zoran Milanoviçin iu duk një mision i lehtë.

    E megjithatë e pamundur.

    Me një sërë deklaratash të çmendura, të cilat mund të karakterizohen ose si marrëzi famëkeqe ose si qëllime të liga, Zoran Milanoviç është shndërruar në rusin e parë në Ballkan në muajt e fundit. Duket se me çdo deklaratë i vjedh bukën mikut të tij, Putinofilit Milorad Dodik, ndërsa pjesa tjetër e botës tmerrohet nga kafshëria që i del nga koka Milanoviqit.

    Kështu presidenti i Kroacisë në një deklaratë thotë se Krimea nuk do të jetë më Ukrainë dhe Kosova iu mor Serbisë.

    Le të fillojmë nga mbrapa.

    Shpjegojuni civilëve të vrarë të Kosovës se atdheu i tyre është pronë serbe

    Epo, do të doja të shihja Zoran Milanoviçin që thotë se Kosovës ia “heqën” Serbisë, çfarë ka për të thënë p.sh. Saranda Bogujevci, e gjithë familja e së cilës u vra nga trupat pushtuese serbe pikërisht në Kosovë, në vendlindjen e saj Kosovë. Dhe Saranda ishte 13 vjeç në mars 1999.

    Dhe Saranda, për Zoran Milanoviç, shikonte si “Scorpions” serbë vrasin vëllanë e saj në fillim.

    -Saranda i ka vëzhguar Milanoviqit kokën e vëllait të saj të vrarë.

    Saranda thotë:

    “Unë u godita në këmbë. Dikush po qante. Ata qëlluan përsëri. Më pas u godita në krah dhe në shpinë. Ngrita kokën dhe pashë vëllanë Gencin që më tha ‘shiko çfarë i kanë bërë vëllait tim’, gjysma e kokës i është fryrë.”

    Saranda, Zoran Milanoviq, ka marrë dy plumba në këmbë, një në shpinë dhe 13 në dorë. 16 plumba skëterrë Zoran Milanoviq!

    Mbi fëmijën!

    Saranda “ua ka vjedhur Kosovën serbëve”?

    A kanë faj që kanë jetuar me shekuj në Kosovë? Çka, u gjakosën se ishin gjallë dhe që sipas Milanoviqit dikush ua vodhi Kosovën serbëve? Shpjegoju Saranda Zoranit, nëse mundesh!

    Shpjegojini botës me zë të lartë atje në oborrin e Halim Gashit në Podujevë ku “Skorpionët” serbë vranë shtatë fëmijë dhe shtatë gra:

    Shpëtim (1989) dhe Shpend (1986), djemtë Safet Bogujevci, gruaja e tij Sala (1960), Nora (1984), vajza Seljatina Bogujevci, gruaja e tij Shefkate (1956), Shehide Bogujevci (1932), Nefise Bogujevac Llugaliu, (1). motra Seljatina dhe Safeta, nusja e saj Fezdrija Llugialiu (1978), Dafina (1990), Arbëri (1992), Mimoza (1995) dhe Albin (1997), fëmijët Enver Duriqi, Fitnete (1963), gruaja e Enverit dhe Isma. (1930), nëna e Enverit.

    Ky është bilanci i vetëm njërit prej aksioneve të fuqishme “çlirimtare” të ushtrisë serbe që “kërkoi Kosovën e saj”. Pse vrau kaq shumë njerëz të tij, nëse edhe populli edhe territori janë të tyret. Ose ushtria e Millosheviqit, si ajo e Putinit, donte vetëm një territor pa njerëz, dhe kjo quhet pushtim, jo ​​çlirim, President i Kroacisë!

    Fatos, Saranda dhe Jehona Bogujevci, fëmijët që i mbijetuan të shtënave, shkuan të jetojnë në Angli. Ditën e pushkatimit, ata ishin 11, 12 dhe 14, respektivisht, ndaj Zoran Milanoviqit.

    A e kanë vjedhur Kosovën nga Serbia? A kanë faj që janë gjallë?

    Dhe në fund të gjitha këto mund ta pyesni Saranda Bogujevcin, ajo sot është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

    Atëherë, kujtoni Zoran Milanoviq, frigoriferët me trupa njerëzish, të cilët nxirren nga, siç thoni ju, “Kosova e pushtuar serbe” dhe hidhen në liqenet e Serbisë, dhe më pas varrosen fshehurazi në një sërë varrezash masive, njëra prej të cilave është në periferi Beograd, në Batajnicë!

    Me të njëjtën logjikë, a dëshironi që Knini dhe Vukovari të jenë pjesë e Serbisë?

    A është ende “Kosova juaj serbe”? Apo do t’ia dorëzoni Serbisë Vukovarin dhe Kninin, sipas logjikës suaj të çuditshme, sepse Serbia me politikën e saj çetnike në një periudhë pretendonte se këto ishin qytetet e saj, të cilat ia kishte vjedhur “AVNOJ-i i padrejtë”? Apo do t’ia dorëzoni Istrinë Italisë pas kësaj, sepse Zoti im, pyesni grupet italiane të djathta dhe profashiste, ajo u vodh nga Italia dhe u aneksua në Kroaci?

    Apo është kjo deklaratë e juaja, në fakt, deklarata e një njeriu të pushtetit rus në Ballkan, i cili po hapte një pikë të re qendrore jugore, për hir të largimit të vëmendjes nga shkatërrimi rus i Ukrainës, Zoran Milanoviç?

    Dhe çfarë mund të themi për deklaratën në të cilën ju thoni se Krimea nuk do të jetë më pjesë e Ukrainës?! Tregojuni këtë mijëra baballarëve dhe nënave, fëmijët e të cilëve humbën jetën në bombardimet e çmendura ruse për aneksimin e Krimesë. Imagjino, Zoran, që ndonjë president i një vendi fqinj, gjatë luftës për atdheun dhe agresionit kundër Kroacisë, të thoshte se Knini dhe Vukovari i lartpërmendur nuk do të ishin më kroatë. E di që kishte një të tillë dhe quhej Sllobodan Millosheviq. Epo, ti Zoran Milanoviq, sigurisht je studenti më i mirë i kursit të Millosheviqit për relativizimin e pushtimit territorial. Ironike, apo jo?!

    Së fundi, dëshmia më e mirë e politikës së Zoran Milanoviqit, i cili u vjedh bukën Putinofileve, është një tweet në të cilin autori thotë se kurrë në jetë nuk ka votuar për HDZ-në, por pas gjithë këtyre deklaratave të Milanoviqit, edhe këtë do ta bëjë, në me qëllim që ta largojnë këtë klloun nga autoritetet.

    Dhe nëse është nga Milanoviqi, është shumë!
    31.01.2023, portali malazazez Gradski.me

    Reply
  • Dibrani says:
    January 31, 2023 at 9:23 am

    Lexo kete shkrim fantastik Bedri:

    O budallenj. O debila. O idiotiota. O tradhetare. O muter.

    Pse nuk shkruani ju shkrimtaret e gazetes Dita qe shqiptaret e Kosoves qe u debuan ne 1999 edhe ne 4 Shkurt 2000 te kthehen ne 4 Komunat e Veriut te Kosoves?

    Se ju per kthimin e cameve ne Cameri shkruani. Po shkruani ore edhe per kthimin e kosovareve ne Komunat e Veriut.

    Se pastaj keto 4 Komunat e Veriut do kene prap shumicen e popullsise shqiptare edhe mbyllet njehere e mire kjo idiiotesia mashtruese me asociacionin se shumica komandon edhe keto komuna do drejtoheshin nga shqiptaret.

    Pse hesht ti ore Bedri? Pse keshtu te ka mesuar Partia ty Bedri?

    Reply
  • SPAK says:
    January 31, 2023 at 10:26 am

    Lexon kete artikull dhe komentet dhe kupton pse te huajt na trajtojne keshtu! Shikoni Albinin dhe Vjasa Osmanin bashke me Saliun dhe Liken me ndjekesit e tyre per te kuptuar se kush jemi dhe si na trajtojne! Jemi mesjatare qofte edhe Epiriote,jemi te lashte qofte edhe Pellazgo -ilire! kemi qene si thone disa delire provinciale,por jem popull gjysem i eger akoma qe s’dime te bejme shtet! Lufte brenda llojit tip sali! Eshte nje arsye shume e fort qe e perkedhelin Serbine,Rusia! Por kush jemi ne! Me inferioritetin tone ,provincializmin,injorancen marredhenijet me njeri tjetrin,shpifjet kuner bashkekombesve tane,mos zbatimi i ligjit por i kanunit,Saliu dhe shume gjera te tjera na bejne nje popull te padeshiruar ne Ballkan dhe ne Europe por edhe me gjere! Kellici s’ka mbaruar gjimnazin dhe thote kam mbaruar ne Amerike cfare? Po sa jane si Kerrici, qe hiqen si me shkolle te larte por edukimin e kane si pre nje me shkolle tete vjecare! Degjova nje sekretar FRPD qe e ka zgjedhur ky Belindi,sa emer i bukur, i po i thoshte dikujt me ironi ” ndiq Lul bashen ti”! Po ky i ri si mund te ndjeke Saliun? Urime kombi shqiptar i mesjetes,otoman-komunist! Urime Sali me revolucionintend permanent! Ju befsha mutin te gjitheve!

    Reply
  • Dibrani says:
    January 31, 2023 at 11:37 am

    Ik pirdhu ti SPAK muti ! Gazeta Dita, bllokojini komentet ketij debilit SPAK, apo eshte patronazhist i PS ky mut?

    Reply
  • demo says:
    January 31, 2023 at 11:45 am

    Or ti kozmopolit SPAK! ndac quaji shqiptaret pellasge me bisht,ndac quaji Salinj,,Shqiptaret si te gjithe popujt e Botes kane te drejte te jetojne ne Liri ne Viset ku jetojne prej mijra vjetesh.
    Perse shqiptaret nuk kane te drejte te jetojne ne shtepite e tyre ne Mitrovice?Perse nderkombetaret lejuan spastrimin ethnik te shqiptareve ne Mitrovice,pas clirim it te Kosoves??Po te kishte ndodhur kjo ne fshatrat me banore serbe ne Kosove,do te ishte tronditur Bota,jo vetem Rusia dhe Serbia.
    Perse shqiptaret e Lugines sipas Paritetetit te Zajednicave nuk kane te drejte te kene Zajednicen e tyre,sipas te njejtave parime? Perse serbet qe sulmojne shtetin,vrasin policet,bllokojne rruget,vendosiin barrikada edhe kur duhet te paguajne dritat edhe kur duhet tew vendosin targat e shtetit ku jetojne,,quhen popull i qyteteruar dhe shqiptaret quhen te pagdhendur,Salinj etj?
    Perse duhet vetem te mirekuptojme ndjenjat delikate te popullit serb dhe nuk duhet te respektojme te drejten e popullit shqiptar per te jetuar ne trojet e veta pa u terrorizuar perdite nga banditet e armatosur serbe?A mos duhet te jemi te gjithe Edi Rama,qe te quhemi popull evropian,me kulture.
    Te vjedhim shtetin,te kontrabandojme droge dhe ikona te vjedhura,te shesim pasurine kombetare,te falim badiava kufijte kombetare,,wqe te quhemi SHQIPTARE TE QYTETERUAR MOR spak?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?