Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Me perspektivë të qëndrueshme”, Moody’s rikonfirmon vlerësimin për Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Me perspektivë të qëndrueshme”, Moody’s rikonfirmon vlerësimin për Shqipërinë
AktualitetEkonomi

“Me perspektivë të qëndrueshme”, Moody’s rikonfirmon vlerësimin për Shqipërinë

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s rikonfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”, në rishikimin e saj të fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjencia vlerëson se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tre goditjeve të mëdha që pësoi ekonomia shqiptare në vitet e fundit, tërmeti në fund të vitit 2019, pandemia që e shtyu ekonominë shqiptare në recesion në vitin 2020 dhe kriza evropiane energjetike që filloi në vitin 2022, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë tregoi rezistencë ndaj goditjeve me të cilat u përball, duke u rikuperuar fuqishëm në 8.9% në 2021 dhe 4.9% në 2022, pas një tkurrjeje ekonomike prej 3.3% në vitin 2020, ku sektori i turizmit u ndikua nga pandemia. Tashmë, sektori i turizmit ka tejkaluar nivelin e tij para pandemisë në vitin 2022 dhe do të arrijë një kulm të ri në vitin 2023.

- Publicitet -

Gjithashtu, agjencia është e opinionit se në periudhën afatgjatë, aftësia e vendit për të mbështetur procesin e konvergjencës së të ardhurave për banorë me vendet e BE-së do të varet nga suksesi i qeverisë në zbatimin e reformave strukturore dhe rritjen e konkurrencës në raport me vendet e tjera të rajonit.

Treguesit fiskalë kanë qenë në një trend pozitiv, pas përkeqësimit të ndjeshëm në vitin 2013. Megjithatë, tre goditjet e mëdha me të cilat u përball ekonomia shqiptare vitet e fundit kanë rënduar mbi financat publike.

Ndërsa borxhi publik total ndaj PBB-së (përfshirë garancitë) u rrit me pothuajse 9 pikë përqindjeje gjatë viteve 2019-21, duke kulmuar në 74.5% në vitin 2021, në vitin 2022, raporti i borxhit publik rihyri në një trend të fortë zbritës dhe u zvogëlua me pothuajse 10 pikë përqindjeje, duke u ulur nën nivelin parapandemik të vitit 2019.

Kryesisht si rezultat i zgjerimit të PBB-së dhe ngushtimit të bilancit fiskal, agjencia parashikon rënie të raportit të borxhit publik në 62.3% të PBB-së në vitin 2024 (12.2 pikë përqindjeje nën kulmin e vitit 2021 prej 74.5%) dhe 3.5 pikë përqindje nën nivelin parapandemik të vitit 2019. Pozicionimi i Shqipërisë krahasuar me mesataren e vendeve të vlerësuar me B1, mund të përmirësohet më tej si rezultat i raportit të borxhit të saj 2.2 pikë përqindje nën mesataren e vendeve të vlerësuar me B1 në 2024, krahasuar me 0.5 pikë përqindjeje nën këtë mesatare që ishte në 2022.

Disa javë më parë një tjetër agjenci ndërkombëtare, Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) rishikoi me rritje perspektivën e saj për Shqipërinë nga “perspektivë e qëndrueshme”, tashmë në “perspektivë pozitive”.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?