Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Media britanike: Kanë shpërthyer përleshje mes shqiptarëve dhe eritreanëve në kampin e Kentit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Media britanike: Kanë shpërthyer përleshje mes shqiptarëve dhe eritreanëve në kampin e Kentit
AktualitetBote

Media britanike: Kanë shpërthyer përleshje mes shqiptarëve dhe eritreanëve në kampin e Kentit

Published: October 30, 2022
Shpërndaje

Në kampet e emigrantëve që tentojnë të shkojnë ilegalisht në Britani kanë shpërthyer përleshjet mes shqiptarëve dhe eritreanëve.

Kështu shkruan “Daily Mail”, i cili ka realizuar një reportazh në kampin e imporvizuar nga Home Office në Kent.

“Skenat të kujtojnë ish-qytetin e ‘Xhunglës’ në Calais”, shkruan media angleze, e cila thekson se ky kamp eshte i tejmbushur.

- Publicitet -

Duke cituar burime nga brenda kampit zbulon se prej të enjtes kanë shpërthyer përleshje mes shqiptarëve dhe eritreanëve, ku si thika po përdorin për të goditur njëri-tjetrin krehrat e mprehtë që iu jepen në çantat e tyre nga zyrtarët e Home Office, kur ata mbërrijnë aty.

“Një numër i vogël ushtarësh është stacionuar brenda kampit për të ndihmuar në ruajtjen e rendit. Na është thënë se policia e rebelëve është në gatishmëri për të hyrë nëse emigrantët nisin ndonjë grevë në ditët e ardhshme. Është një kuti llamarine. Emigrantët kanë sulmuar zyrtarët e Forcave Kufitare dhe personelin e sigurisë, të cilët janë të frikësuar”, ka zbuluar më tej burimi.

Kampi i mbyllur, i krijuar në një ish-bazë të RAF në Manston, është qendra kryesore e përpunimit për migrantët klandestinë që vijnë me gomone përpara se ata të dërgohen në hotele ose bujtina rreth Britanisë.

I hapur gati një vit më parë, ai mund të strehojë një maksimum prej 1600 personash për disa ditë teksa identitetet e tyre kontrollohen përpara se të ristrehohen.

Megjithatë, shifra tani ka arritur në 3,000 pas rritjes së numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin.

Stafi i Forcave Kufitare ka paralajmëruar mbipopullim ‘katastrofik’ ndërsa një shef i imigracionit u tha deputetëve se kushtet janë ‘të mjerueshme’ kur ai bëri një vizitë inspektimi të hënën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    October 31, 2022 at 1:47 am

    Bravo cunat e kuksit.Si gjithmone te paret ne lufte per ceshtjen e Partise

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?