Gazeta Italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë. “La Repubblica” shkruan se komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Enver Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, i cili tani dëshiron t’i sigurojë një Seli të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë.
Gjithashtu gazeta italiane në artikullin e saj shkruan se kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron mes malit të Dajtit dhe banesave të Tiranës së vjetër komuniste. Më tej në artikull thuhet se Edi Rama, kryeministri socialist shqiptar tani kërkon t’i japë sovranitetin shtetëror urdhrit bektashi në ato hektarë tokë të kultivuar me livadhe, trëndafila e ullinj dhe avokatët e Ramës po punojnë për të përcaktuar projektin.
ARTIKULLI I PLOTË
Kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron midis malit të Dajtit dhe banesave të Tiranës së vjetër komuniste. Përpara një Kurani disa shekullor, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki, në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj “Vatikani mysliman”.
Kurani thotë: pini dhe hani çfarë të doni, por mos e teproni. E jona është feja e paqes dhe e përparimit, buzëqesh i qetë ky ish-oficer i ushtrisë shqiptare, Edmond Brahimaj, 64 vjeç, besimtar mysliman i cili që nga viti 2011 ka qenë udhëheqës shpirtëror i bektashinjve, një komunitet sufi që ndërthur islamin me misticizmin dhe predikon një version liberal të fesë së Muhamedit.
Asnjë ndalim për pirjen e alkoolit, asnjë imponim për veshjen, barazi gjinore, po për divorc, jo për martesë të lidhur por pa kufizime, feja e ndarë nga politika. Dhe njeriu në qendër: “Ai që njeh veten, njeh Zotin”.
Edi Rama, kryeministri socialist shqiptar, tani kërkon t’i japë sovranitetin shtetëror urdhrit bektashi në ato hektarë tokë të kultivuar me livadhe, ullinj, ku dervishi i veshur me të bardha pret kureshtarët dhe besimtarët.
Avokatët e Ramës po punojnë për të përcaktuar projektin.
Baba Mondi shprehet me kujdes: “Nuk do të jemi si Vatikani. Ne nuk do të kemi roje zvicerane apo ushtri, nuk duam të ngremë mure apo të vizatojmë kufij, ne duam njohje ligjore sepse tani për tani jemi thjesht një OJQ”.
“Do të thotë të jesh në gjendje të lëshosh pasaporta dhe të kesh një status diplomatik që i lejon bektashinjve të vendosin marrëdhënie autonome me vendet dhe komunitetet e tjera fetare. Me një fjalë: të ketë më shumë ndikim. Gjithmonë brenda kufijve të ligjit shqiptar”, sqaron Ana.
Ajo e përqafoi bektashizmin disa vite më parë, pas një periudhe të vështirë, dhe tani përfaqëson zërin e tij në Bruksel: “Ne ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta për të drejtat e njeriut me Evropën”.
I lindur në shekullin e 13-të, bektashizmi ishte feja e elitës ushtarake osmane, e përhapur në të gjithë Azinë Perëndimore. Kur Ataturku themeloi Republikën laike të Turqisë, në fillim të shekullit të 20, bektashinjtë ikën në Shqipëri, duke marrë pjesë në “pranverën shqiptare”, në rezistencën kundër perandorisë: nëpër manastiret e tyre, teqe, qarkullonin fshehurazi librat të shkollës në gjuhën shqipe.
Vetë teqeja u dha strehë hebrenjve në fund të Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria ishte një nga vendet e pakta evropiane me një komunitet hebre më të madh se ai që priste para konfliktit.
Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, bektashinjtë u ndaluan dhe u persekutuan, u sekuestruan pronat, u shkatërruan teqetë, por ata rezistuan në mënyrë klandestine.
I mbështjellë me tunikën jeshile, mjekrën e gjatë që dëshmon për shkëputjen e tij nga gjërat e kësaj bote, Baba Mondi duket se i kthehet me dhimbje asaj të shkuare. “Jemi falur në fshehtësi, duke i maskuar mbledhjet si ditëlindje apo festa fëmijësh dhe kështu i kemi ruajtur traditat”.
Kleriku që ka një ide të saktë të islamit politik shprehet se “nëse feja përzihet me politikën dhe biznesin, nuk është më fe. Po, është fuqi”.
Sot llogaritet se 5 deri në 10% e popullsisë shqiptare janë bektashi. Propozimi i Kryeministrit Edi Rama ka marrë mbështetje, edhe pse disa e kanë cilësuar si një tjetër marifet publicitar të Kreut të Qeverisë dhe disa të tjerë kanë ngritur mburojat.
“Ashtu si përfaqësuesit e komunitetit sunit, shumica në vend, njihet edhe për moderimin dhe bashkëjetesën laike me katolikët dhe ortodoksët. Shteti ynë është Shqipëria dhe ne jemi të vetmit përfaqësues të fesë islame”, pohoi myftiu Bujar Spahiu.
Ferdinand Samarxi, një ekspert fetar, i shikon gjërat nga një këndvështrim tjetër. “Ideja e Ramës është t’i japë një përgjigje strategjike ekstremizmit në rritje global dhe intolerancës fetare duke promovuar një interpretim paqeje të Islamit”.
Empatia mes kryeministrit dhe Baba Mondit lindi në vitin 2015, kur kleriku i propozoi të merrnin pjesë së bashku në funeralin e viktimave të sulmit islamik në Charlie Hebdo, në Paris.
Udhëheqësi bektashian takoi papë dhe kardinalë, imamë, rabinë, presidentin izraelit – takim që u pasua më pas me akuzën se ishte në shërbim të “sionistëve”. Por ai theu barrierat, duke mos fituar gjithmonë simpati.
Jo atë të bektashinjve turq, për shembull, që pretendojnë ekskluzivitet mbi komunitetin dhe thonë se janë kundër një shteti të bazuar në besim. Disa javë më parë Erdogan erdhi në Tiranë për të inauguruar një xhami të re sunite.
Shqipëria e vogël mes orekseve të mëdha. Megjithatë Rama nuk tërhiqet: sufijtë bektashi nuk kanë shtete të fuqishme pas tyre dhe në shumë vende janë ende të persekutuar, një shtet do të ishte një garanci mbijetese për ta”.
j.l./ dita
Ku qëndron problemi. Sa më shumë të amplifikosh katër fetë në Shqipëri, aq më shumë ke përçarë kombin shqiptar në katër pjesë. Mund të thoni plot teorira, por unë kam njohur njerës shkodranë që nuk martoheshin katolik me myslimanë! Ata duheshin, por nuk donin prindërit. Po kështu në Korçë, ku ortodoksit kanë lagje më vete dhe nuk preferohet që të ndërthuren. Bëni pyetjen, çfarë e detyroi Vaso Pashën, apo Pashko Vasën të thotë në vargje, mos shikoni kisha dhe xhamija se feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë e tha që të bashkoheshin të gjithë për mbrojtjen e Shqipërisë, mbasi ishin shumë të përçarë. Shkurt, kombin e formon etniciteti dhe jo feja e cila ka efektin e kundërt për dobsimin e kombit. Komshijtë e kanë të lehtë sepse kanë një fe dhe u shërben formimit të Kombit. Shikoni Greqinë që çdo Kryeministër i zgjedhur bën betimin para priftërinjve ortodoksë, pra ka kushte të tjera nga ne. Postulati është që kur ke disa fe nuk mund që t’amplifikosh sepse dobson Kombin dhe lindin probleme të tjera përçarëse, për këtë arsye duhet nivel më i ulët i feve që të duket Kombi.
Do sillte ne Shqiperi per demontim armet kimike irakene (u spraps nga kjo aventure vetem nga revolta popullore)
Kerkoi e ja sollen me pas Muxhahedine Iraniane, refugjate Afgane e priste edhe Afrikanet refugjate qe i premtoi Meloni (per keta te fundit per shqiptaret mendoi Gjykata Italiane qe e anuloi ate marrezi)
Pra pse mos te krijoje edhe Shtetin Bektashi ne mes te Tiranes kur e ka projekt porosi nga tutori i tij Soros e aq me shume kur nuk ka protesta si ato te kundershtise se armeve kimike qe t’ja ndale marrezine qe e karakterizon qe ne lindje?
Osmanllinj Elhamdullillah me Sulltan Erdoan.
sherbetoret qorra te cifuterise ………..
Ja,cfare te ben nje show karagjoz ne krye te shtetit!
Nje problem i xgjidhur ketu e 150 vjet te shkuar nga Rilindasit,Ligjerisht me Ligj nga Mbreti Zog,perfundimisht shkulur nga rrenjet mbeturinat fetare me daulle dhe gernete nga Enver Hoxha.
Ky cfare do? Cfare mize e pickoi kete ?
Ce do baba Modi gjithe kete bace, Ndoshta do ato mullaret qe duken ne foto. Mendon ti prishi e ndertoj ndonje kulle. Kur kemi stadjum me kulle, theatro me kulle, perse te mos kemi dhe teqe me kulle.
Pak durim dhe do i dali maskaralleku dhe kesaj pune. Me vjen keq per keta perfaqesuesit e fese qe bjen viktime e ketij xhambazi.
Askush nuk i shkon me mbrapa Mond bektagjiut. Shfaqja e shemtuar ne malin e Tomorrit ku mijra bektagjinj me nga nje qingj ne krah e therin ku te munden dhe hedhin zorre, plenca ,e kocka ku te munden e pjekin pastaj dhe si te babezitur ulen e hajne te uritur taman si njerez parahistorike. Pastaj shkojne tek turbja me 4 varre te frikeshme brenda te cileve ka vetem kocka kali dhe hedhin te gjithe nga 10 deri 20mije leke per te mbushur thesin e barkderrit Mond bektagjiut qe citon ca vargje qesharake dhe predikon se Imam Aliu ka ardhur ne Tomorr nje shpifje dhe genjeshter e madhe qe turma perqark nuk e beson . Pastaj mond barkderri pasi ha nje qengj ne hell, nje gjel deti me nje tenxhere pilaf , nje tas hasude dhe per shplarje ne fund nje tas me kos.
Ky veprim ka irrituar njerzit dhe i jane larguar gjithmone sektit bektashi qe eshte nje devijim nga islami klasik sunit i mbeshtetur nga mbi 60% e besimtareve ne Turqi, Iran, Egjypt e Arabi. Sekti bektagji qe Mond barkderri gjoja perfaqeson nuk shkon as 4% te besimit islam ne Shqiperi dhe nuk ka mbeshtetje ne asnje vend te besimit islam as ne lindjen e mesme. Deri ne vitin 2040 ky sekt do shkoje ne 1% drejt zhdukjes se eshte nje sekt pa ideologe, pa teologe, pa asnje institucion teologjik arsimor sic i ka islami klasik sunit qe mbeshtetet nga 67% e popullsise ne Shqiperi.