Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incidentet në Rumani, mediat proserbe: Plan djallëzor i Kosovës, duan ndeshjen 3:0 në tavolinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Incidentet në Rumani, mediat proserbe: Plan djallëzor i Kosovës, duan ndeshjen 3:0 në tavolinë
KosovëSport

Incidentet në Rumani, mediat proserbe: Plan djallëzor i Kosovës, duan ndeshjen 3:0 në tavolinë

Published: November 16, 2024
Shpërndaje

Jehonë e madhe botërore është bërë për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës. Përpara nisjes së këtij takimi, Federata Rumune e Futbollit i bëri thirrje tifozëve që të përmbanin veten pasi rrezikohej humbja 3-0 në tavolinë në rast të një degradimi të situatës. Në Rumani e dini mjaft mirë se UEFA do të ishte me një sy nga kjo ndeshje pasi pritej që të kishte një zhvillim të situatës.

Deri në minutën e 90 të takimit, me disa reagime të pritshme, situata ishte deri diku brenda kontrollit. Në minutat shtesë do të shpërthente gjithçka pas një kontakti fizik mes Rrahmanit dhe Abilec. Tifozët rumunë nisën me thirrjet se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa Rrahmani i kërkoi lojtarëve të Kosovës që tërhiqeshin në dhomat e zhveshjes.

Përkundër thirrjeve nga zyrtarët e UEFA-s për të vazhduar ndeshjen, Kosova nuk pranoi që të luante deri në fund. Kështu u mbyll ky takim, ndërsa sa i përket deri në minutën e 93 ishte 0-0. Por si është pasqyruar e gjitha kjo ngjarje në mediat botërore?

- Publicitet -

Në pjesën dërrmuese të tyre, thuhej se Kosova e la fushën e lojës pas thirrjeve raciste të rumunëve kundër shqiptarëve. Në një pjesë më të vogël të mediave pro serbe, arrijnë deri aty sa të shpikin historinë se situata kaloi në nivel tjetër pas një faulli që te Kosova nuk po e pranonin.

Për të kaluar te gazetari anglez Sam Street, që la të nënkuptuar se dardanët nuk dolën nga fusha për të mbajtur dinjitetin apo krenarinë, por se gjithçka ishte pjesë e një plani për të dalë në vendin e parë në grup.

“Kosova kërkonte një fitore 3-0 ndaj Rumanisë për të mbajtur hapur shpresat për vendin e parë. Me ndeshjen që ishte 0-0 në minutën e 90, lojtarët e Kosovës dolën nga fusha dhe refuzonin të luanin. Nëse rezulton faji i Rumanisë, Kosova fiton…3-0”. Ky mendim i gazetarit anglez ka marrë jehonë të madhe edhe në mediat e Serbisë, të cilat thonë se është zbuluar plani djallëzor i Kosovës në tokën rumune.

Por për çfarë bëhet fjalë? Ndeshja e fundit e Rumanisë është në shtëpi kundër Qipros, atje ku fitorja është e sigurt ende pa luajtur. Pasi Rumania fitoi 0-3 ndaj Kosovës në transfertë, në ndeshjen e parë, Kosova kërkonte minimalisht një fitore 0-3 në Rumani për ta lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e fundit.

Atje vendi i parë do të vendosej nga ekipi që do të fitonte me më shumë goleadë në ndeshjen e fundit, por sërish Rumania është në avantazh. Ndërkohë në rast se Kosova fitonte në shifrat minimale apo barazonte ndaj Rumanisë, atëherë do të ishte e dalë nga gara. Për këtë arsye, gazetari anglez lë të nënkuptohet se përveç krenarisë dhe dinjitetit, te Kosova ka pasur edhe llogari në vendimin e marrë.

Në këtë linjë mendimi ishin edhe portieri i Rumanisë me trajnerin e Rumanisë, Lusecku. Ky i fundit u shpreh se vendimi i Kosovës ishte një plan i menduar që përpara ndeshjes, i cili do të zbatohej vetëm nëse ndeshja nuk do të shkonte mirë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Ppp says:
    November 16, 2024 at 5:20 pm

    Italia anulloi ndeshjen me serbine per shum me pak
    E them per shum me pak se ai “ivan trimi” ishte fshehur te motorri i autobuzit sikur te ishte nje klandestin i rendomte qe po pret kamionin per angli dhe per ta perfunduar e çuan ne burgun e grave sepse kishte frike çunat
    Prandaj sot dihet qe ceshtja e tifozerise eshte bere si aijo penalltia qe kerkohet nga sulmuesi

    Reply
  • demo says:
    November 16, 2024 at 6:03 pm

    Ashtu therrisni ju Rumunet,por Kosova dhe Shqiperia nuk ju kane borxhe.
    Po mbaroi Ukraina,,Rusi ne Moldavi e ka MEQANE,se ka nje minoritet Rus Atje,.Pastaj pyesni mire bythen cfare eshte Kosova..Do t`ju ndihmoje Serbia!

    Reply
  • Remo says:
    November 16, 2024 at 6:37 pm

    Fatkeqesisht keshtu duket. Ndeshjet fitohen
    ne fushen e lojes e jo me hilera te tilla
    Thirrje raciste ka kudo e per keto ka organe
    te tjera qe hetojne. Nuk eshte nevoja te krijohen precedente te tille.Njelloj me keta
    ultrasit e degraduar rumune, jane edhe tifozet e kosoves, biles nga me te pa disiplinuarit,
    shikojeni mire se ckane per te bere sonte
    kunder Cekise, si me kete te fundit, si me
    Polonine, e te tjera skuadra qe jemi ndeshur
    s’kemi pasur probleme dikur, tashti qe situaten
    e kane marre ne dore barbaret me qylaf ne koke, degjohen vetem thirrje ekstremiste,
    nuk flitet me per futboll por per kafsheri.
    Ne Gjermani, morem me shume gjoba nga
    te gjithe (ne raport me ndeshjet qe beme)
    dhe nje nga keta qe u prin pordhioteve te
    stadiumeve Mirlind Dak sumeperpjeti,
    mori megafonin dhe shante e ofendonte
    bashke me korin e gomereve, c’duhet te
    bente vendi organizator, te na debonte?!
    Kapiteni i Kosoves gaboi me terheqjen
    e skuadres por edhe me deklaratat qe dha
    me vone. Rumania do ndeshkohet besoj
    me 2-3 ndeshje pa tifoze, e me kaq merr
    fund telenovela!

    Reply
  • Mollosi says:
    November 16, 2024 at 7:37 pm

    Remo!
    Dihet qe ndeshjet fitohen ne fushen e lojes, por nganjehere kete fitore nuk ta mundesojne thirrjet raciste qe behen nga nikoqiret. Nuk e di se cfare mendimi kishe kur Shqiperia triumfoi kunder Serbise jashte fushes se lojes.
    Nese e ke pare ndeshjen e Kosoves kunder rumuneve do ta kesh te qarte se Kosova gjate tere kohes ishte superiore ndaj rumuneve. Kosova beri nje loje brilante qe fatkeqesisht simpatizuesit raciste rumunë e prishen festen e Kosoves. Nuk eshte hera e pare qe rumunet ne kordinim me serbet bejne provokime. Nganjehere shume më rendesi ka dinjiteti se sa fitorja.
    I uroj futbollistet kosovare qe edhe ne te ardhmen te jene te tille, te dinjitetshem, luftarak dhe te disciplinuar.

    Reply
  • demo says:
    November 16, 2024 at 7:51 pm

    Edhe titulli: ZBulohet plani djallezori Kosoves,eshte nje fyerje per Dinjitetin e Djemve te Kosoves,
    Jo or jooo.Nuk ja ulni dot koken Shqyptarit te Kosoves.200 vjet genocid,pushtim,burgim,torturim,shpopullim,,nuk ja kane ulur koken shqiptarit te Kosoves. Kane gjak Dardan ne deje.Me gjak e fituan Lirine dhe nuk ka Serb dhe Sllav ne faqe te dheut qe ti mposhte.
    Kosova eshte djep i Shqiptarise nuk eshte fole e Intrigave. Per intriga e pabesi njihen Greket dhe serbet.
    Ne ne futboll nuk jemi Brazili qe duhet te fitojme me cdo kusht,se aq e kemi takatin,,por dinjiteti i Atyre djemve duhet pershendetur.

    Reply
  • Remo fis midhja, eshte edhe per ty kjo says:
    November 16, 2024 at 7:59 pm

    Y ju q motrat ju qe mbroni romet e bythess, gjob, 3 me 0 ne tavokine dhe nje “ju q motrat” te madhe romve te ballkankanit!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 16, 2024 at 8:16 pm

    MOS HIDHNI LLOGJE “PATRIOTIKE” ENVERISTE PA DOGANE KUNDER RUMANISE ARMIKE NE KETE FORUM TE NERUM

    sepse:

    Ja cfare ka ndodhur do kohe me pare:

    NJE HISTORI E NGJASHME NGA INTELEKTUALI:

    Lojërat Olimpike Verore 1936 zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës XI ose Berlin 1936, ishte një ngjarje ndërkombëtare shumësportive e mbajtur nga 1 deri më 16 gusht 1936 në Berlin, Gjermani. Berlini fitoi ofertën për të pritur Lojërat kundër Barcelonës. Për të tejkaluar Lojërat e Los Anxhelosit të vitit 1932, Fyhreri Adolf Hitler ndërtoi një stadium të ri me 100 000 vende, si dhe gjashtë palestra dhe arena të tjera më të vogla. Lojërat ishin të parat që u transmetuan në televizion, me transmetime radiofonike që arritën në 41 vende. Regjisorja Leni Rifenshtal u ngarkua nga Komiteti Olimpik Gjerman për të filmuar Lojërat për 7 milionë dollarë. Filmi i saj, i titulluar Olympia, ishte pionier i shumë teknikave tani të zakonshme në xhirimet e sporteve. Hitleri i pa Lojërat e vitit 1936 si një mundësi për të promovuar qeverinë e tij dhe idealet e supremacisë racore dhe antisemitizmit, dhe gazeta zyrtare e Partisë Naziste, Völkischer Beobachter, shkroi me fjalët më të forta se hebrenjtë nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në lojëra. Atletët hebrenj gjermanë u ndaluan të merrnin pjesë në Lojëra me një sërë metodash, edhe pse disa notare nga klubi sportiv hebre Hakoah Vienna morën pjesë. Atletët hebrenj nga vendet e tjera thuhej se ishin lënë mënjanë për të shmangur ofendimin e regjimit nazist. Lituania u përjashtua nga Lojërat Olimpike për shkak të pozicionit të Berlinit në lidhje me politikën lituaneze. Afrikani amerikan, Jesse Owens nga Shtetet e Bashkuara fitoi katër medalje ari në garat e sprintit dhe kërcimit për së gjati dhe u bë atleti më i suksesshëm që garoi në Berlin, nderkohe qe ne shkallet e stadiumit u fishkellye pa pushim. nga tifozet e races se bardhe qe kishin vene kapelet e Ku-Klus-Klanit SHBA u gjobit dheu ndeshkua me disa medalje te refuzuara, ndërsa Gjermania ne fund te Olimpiades ishte vendi më i suksesshëm në përgjithësi me 101 medalje (38 prej tyre ari); Shtetet e Bashkuara u renditën në vendin e dytë me 57 medalje. Sipas investigimeve te kryera nga SHBA pas L2B Ku-Kus-Klanet “amerikane” rezultoi se ishin oficere te Gestapos te veshur si “turiste” si pasoje Gjermanise i u hoq titullii vendit te pare ne Oimpiade me vendim unainm te Komitetit Oimpik Boteror.

    CFARE NA MESON KJO HISTORI?

    Une per vete them qe Federaten Rufjane Kosovare te Futbollit e presin dite te LIGA

    Reply
  • intelektuali says:
    November 16, 2024 at 10:20 pm

    O gazeta DITA:

    DHE JU O ZAGARE TE ZGJEBOSUR TE RILINDJES ENVERISTE

    Po si e harruat fare 17 nentorin e ZI katran te Tirones qe u pushtua nga xhelatet cuba te krimineleve Mehmet Shehu dhe Dali Ndreu qe pasi nuk gjeten koke gjermani ne Tirane i u sulen tregetareve dhe intelektualeve duke u grabitur pasurite, floririn dhe pronat dhe pastaj i cuan ne Zall Herr ku i pushkatuan me urdher te Enver Hoxhes nga Berati ku i groposen ne nje varr te perbashket bi 2 mije vete, kockat e tyre po dalin ne siperfaqe mbi dhe dhe po kerkojne shpagim duke filluar nga Kristaqi, Killeri i Enverit

    Reply
  • Remo says:
    November 16, 2024 at 10:35 pm

    Te ngelet te te tregoje fisin ndonje mbetje
    e spermave turkoselcuke, eshte kulmi.
    Une dhashe opinionin tim dhe
    s’i heq asnje presje e s’mbaj krahun e askujt.
    Thjeshte nje ndeshje futbolli, ku denohen
    episodet e shemtuara te nje grupi ultrasish,
    por edhe terheqja kot se koti ne minutat
    shtese e ekipit kosovar. Kaq.
    Mund te na thuash ti more moter shkerdh..
    perse sot gjate ekzekutimit te himnit
    kombetar te Cekise, majmunet hungerinin
    ne kor sikur te kishin dalur nga kopshti
    zologjik? Po tek vetja, s’i shikoni keto?
    Ngadale me ate racizmin per
    ata “romet”( Rumunet) sepse Bukureshti
    ku jetonin dhe punonin veprimtaret e
    Rilindjes, njihej si Parisi
    i lindjes, kur ajo Tirana jote, ishte thjeshte
    nje mejhane qe qelbej ne shurre e benevreke haxhiqamilesh me nje pazar gomeresh rreth
    xhamise se ethem beut!

    Reply
  • Remo says:
    November 16, 2024 at 10:50 pm

    Mollos, nuk munda t’a ndiqja komplet
    ndeshjen e Kosoves dje. Po eshte e vertete
    qe luajten mire sic eshte e vertete qe u
    provokuan nga nje grup ultrasish, gje qe
    edhe pritej dhe do te kete me te drejte
    masa ndëshkuese ndaj Rumanise, por
    tërheqja nga fusha e Kosoves ne minutat shtese, nuk qendron. Ka qene strategji dhe
    pike. Nuk me intereson se c’rezultat do
    marrin ne tavoline, pak rendesi ka,
    problemi eshte qe si Kosova, si Shqiperia
    po behen armiq me te gjithe, besoj se
    sot, e pe sjelljen e shemtuar ne stadium
    gjate ndeshjes me Cekine, dhe eshte turp!
    Serbise ja morem tre pike ne tavoline dikur
    qe na cuan ne europian, por ata na munden
    ne shtepi cka tregon se kane qene dhe jane
    shume me larte se ne, ne futboll. Ate qe
    treguan ne stadium, eshte forma me
    kafsherore dhe e gjithe bota i denoi
    por nuk duhet te behemi edhe ne ashtu!

    Reply
  • Mollosi says:
    November 17, 2024 at 10:00 am

    Remo, ne parim ke te drejte por eshte shume veshtire te durohen fyerjet raciste nga tifozet rumunë (dhe serbë). Une jam i sigurte qe nderprerja e ndeshjes nuk ishte strategji e Kosoves. Ata luajten mire dhe e kishin te sigurte barazimin. Ndoshta gabimin e vetem e bene qe pas nderprerjes disa minuteshe nuk u kthyen ne loje. Por mos harro se keto fyerje nga rumunet nuk ishin bere per here te pare. Edhe vitin e kaluar rumunet njejte provokuan duke fyer e share Kosoven. Federata Kosovare para disa ditesh ja kujtoi keto fyerja rumuneve dhe e luti qe fyerjet te mos perseriten, por ja qe perseri ndodhi. Nganjehere, mendoj qe nuk ka shume rendesi rezultati kur eshte ne pyetje dinjiteti. Ti thua qe Kosova dhe Shqiperia po behen armiq me te gjithe. Nuk jam i sigurte per kete, por jam i sigurte qe shkak i kesaj eshte edhe UEFA e cila nganjehere po i mbylle syte ndaj huliganeve serbë. Ne ndeshjen e parembremeshe ne mes te Zvicres dhe Serbise huliganet serbe e dogjen flamurin kombetar. E cfare lidhje kishte flamuri kur aty nuk luante Shqiperia?
    Sa i perket vershellimave te himnit, edhe une mendoj se eshte nje akt shume i turpshem. Do te isha shume i kenaqur nese cdo kush qe vershellen te denohet rende.

    Reply
  • Gelu says:
    November 18, 2024 at 9:25 am

    Në ndeshjen Kosovë – Rumani ka pasur ofendime raciste ndaj rumunëve Rumunët janë bërë “cigane” dhe himni rumun është fishkëllyer gjatë gjithë kohës.
    Rumunët fituan ndeshjen dhe nuk raportuan në UEFA.
    Përqindja e romëve (“Ciganët”) është e ngjashme në Rumani dhe Shqipëri.
    Populli rumun dhe ai shqiptar kanë shumë të përbashkëta.
    Të mos harrojmë se rumuni Nicolae Iorga ishte ai që shkroi historinë e parë të Shqipërisë.
    Kërkimet e tij u përdorën si dëshmi për vazhdimësinë e popullit shqiptar.
    Personalisht më vjen keq për incidentet e përgjakshme në mes të Kosovës dhe Serbisë në të cilat vdiqën njerëz të pafajshëm nga të dy kampet është i qëndrueshëm mendërisht dhe emocionalisht, ai dëshiron paqe pavarësisht kombësisë së tij.

    Reply
  • Artan says:
    November 18, 2024 at 9:57 am

    Duket Gelu qenka nje koqe kandari, ve shenjen e barazimit “në mes të Kosovës dhe Serbisë”. Eshte njesoj si te thuash … “Personalisht më vjen keq për incidentet e përgjakshme në mes të gjermanëve dhe çifutëve në të cilat vdiqën njerëz të pafajshëm nga të dy kampet”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?