Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Meloni vendos ura komunikimi në Washington”, Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Meloni vendos ura komunikimi në Washington”, Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në
BoteLajmi i fundit

“Meloni vendos ura komunikimi në Washington”, Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në

Published: April 18, 2025
Shpërndaje

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni qëndroi për bisedime në Uashington. Në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trumpu bisedua edhe për grindjen lidhur me doganat ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kontekst Trump shprehu bindjen, se “100 përqind” do të ketë një marrëveshje. Sepse, BE-ja, sipas presidentit të SHBA-së, do “patjetër” të bëjë një marrëveshje. Ai tha, se pret një marrëveshje, “por kjo do të jetë një marrëveshje korrekte”. Meloni gjithashtu u shpreh optimiste për një zgjidhje dhe e vlerësoi SHBA-në një “partnere besnike”.Qëllimi është, të gjendet një rrugë e mesme, por ajo tha se është e “sigurt, që do të mund të arrihet një marrëveshje”, tha Meloni.

Meloni vendos “ura komunikimi”

Ashtu si shumë kryetarë të tjerë të qeverive europiane edhe kryeministrja italiane i kritikoi ashpër deklarimet e Trump për vendosjen e tarifave të reja doganore. Njëkohësisht ajo përpiqet për një marrëdhënie të mirë me presidentin eSHBA-së dhe u ofrua si ndërmjetësuese për vendosjen e “urave të komunikimit”. Meloni tha, se ajo do ta ftojë Trump në Itali dhe të peshojë mundësitë për të organizuar një takim me europianët e tjerë. Gjithashtu kryeministrja italiane pas kthimit nga Uashingtoni të premten (18.04.2025) do të takohet në Romë me nënpresidentin e SHBA-së, JD Vance.

- Publicitet -

Italia pranon objektivin e rritjes dy përqind të shpenzimeve për mbrojtjen

Edhe e ardhmja e NATO-s ishte temë e bisedimeve Trump-Meloni në Uashington. Meloni theksoi në bisedë me Trump, se vendi i saj i përmbahet kuotës dy përqind të shpenzimeve për mbrojtjen. Në Europë ka vendosmëri për të bërë më shumë për mbrojtjen. Pak më vonë ministri italian i Financave Giorgetti e deklaroi këtë premtim para parlamentit në Romë. Italia sipas llogarive aktuale brenda këtij viti do t‘i rrisë në dy përqind të produktit bruto në vend shpenzimet për mbrojtjen dhe ne për sigurinë në vend” tha Giorgetti. Italia ndër vendet themeluese të NATO-s, është e vonuar sa i përket zbatimit të vendimit më 2014 për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Më 2024 shpenzimet e Italisë për mbrojtjen, sipas përllogaritjeve të NATO-s, ishin 1,49 përqind.

Lavdërime nga Shtëpia e Bardhë

Trump u shpreh plot lëvdata për vizitoren nga Italia: “Ajo është një kryemnistre e jashtëzakonshme. Mendoj, se ajo bën një punë fantastike në Itali. Ne jemi shumë krenarë për të. “Ndër kryeministrat europianë Meloni konsiderohet nga Trump si një ndër partneret më të preferuara për bisedime. Kryetarja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) në janar mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Trump në post dhe më parë e kishte vizituar atë edhe në rezidencën private në Mar-a-Lago në Florida. Trump nuk u shpreh lidhur me pyetjen, nëse do ta takojë presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila në emër të vendeve anëtare po negocionon për tarifat doganore. Por ai tha, se: “Ne nuk kemi probleme, për të arritur një marrëveshje me Europën apo me ndokënd tjetër.”

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Devolli says:
    April 18, 2025 at 8:07 am

    Brava Meloni , je yll .

    Reply
  • Dajti says:
    April 18, 2025 at 9:30 am

    Bravo Meloni, je yll sa kohe qe pranon lutjet e Rames per te marre e strehuar ne Shqiperi ato afrikanet refugjate problematike qe nuk i duhen as Italise as vendeve te tyre te origjines.

    Reply
  • Devolli says:
    April 18, 2025 at 1:56 pm

    Ty Dajti të krijuan ndonjë shqetësim këta refugjatët , ata janë tokë italiane të dhënë me qira nga shteti shqiptar ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike
  • Bie Netanyahu? Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
  • ​Dita e zgjedhjeve në SHBA
  • Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, lirohet nga qelia Embro Sulejmani
  • PRIZREN: Promovohet libri “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle, i botuar në Sarajevë

Komentet e Fundit

  1. Ish-naftetar on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Luan Myrtaj on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  3. Fieri 11 on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  4. RROFTË QENDRESA !!! on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  5. Kokpalari 21 janarit on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?