Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mesazh “post mortum” drejtuar Akademikut Prof. Dr. Bardhyl Golemi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Mesazh “post mortum” drejtuar Akademikut Prof. Dr. Bardhyl Golemi
AnalizaKulture

Mesazh “post mortum” drejtuar Akademikut Prof. Dr. Bardhyl Golemi

Published: May 22, 2025
Shpërndaje

I dashur Profesor Bardhyli,

Lajmi i trishtuar mori dhenë….

Shqipëria sot humbi akademikun e madh, profesorin e ndritur, bilbilin e inxhinierisë, shkencëtarin e palodhur….dhe unë Profesorin tim të dashur, shkruajtur enkas dhe me meritë me p të stërmadhe.

- Publicitet -

Ju do të mbeteni përjetë ndër themeluesit e inxhinierisë elektrike dhe ndonëse zemra ime sot vajton, përsëri ndjehem i privilegjuar që ju njoha dhe që pata fatin të jem studenti i juaj. Jeta dhe karriera juaj është shembulli, që duhet të ndriçojë ëndrrën e çdo mësuesi dhe pedagogu.

Ju, që në fillimet e historisë së arsimit të lartë në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve të larta dhe kthimit në atdhe, së bashku me kolegët tuaj të nderuar hodhët themelet e Institutit Politeknik të Tiranës, sot Universiteti Politeknik i Tiranës.

Në mënyrë të veçantë kontributi i juaj i paçmuar qëndron në themelimin e katedrës së  Elektroteknikës, që hodhi bazat teorike të inxhinierisë elektrike dhe më pas edhe të asaj elektronike. Me përvojën dhe punën tuaj të palodhur, me tekstet tuaja universitare, që përbëjnë legjendën e teorisë së qarqeve dhe të fushës elektromagnetike, ju formuat gjenerata të tëra të inxhinierëve elektrikë dhe elektronikë.

Por ju nuk u ndalët vetëm tek formimi i brezave të inxhinierëve, ju promovuat studentët tuaj të shquar dhe i pajisët ata me njohuri të thelluara dhe së bashku zgjeruat anëtarësinë e nderuar të katedrës tuaj. Fama dhe kontributi juaj i kaloi kufijtë e Shqipërisë, ajo u përhap si një rreze dielli në trojet e banuara nga shqiptarët, në Kosovën, që asokohe vuante shtypjen e atyre, që kishin ardhur në ato troje pas tyre. Ende sot kolegët kosovarë kujtojnë me respekt të thellë kontributin tuaj.

Ajo që ju dallonte ju, Profesor Bardhyli, në auditor, ishte saktësia, qartësia , eleganca dhe oratoria e fjalës tuaj. Cilido, që ka ndekur leksionet tuaja dilte nga auditori i ndriçuar për nga përmbajtja dhe i mrekulluar nga forma e transmetimit të dijeve.

Kontributi juaj Profesor, nuk u mbyll vetëm në suazën e akademisë; ju udhëhoqët politikat e Shqipërisë në lëmin e arsimit të lartë në nivel kombëtar, por edhe pse në pozicion udhëheqës në Ministrinë e Arsimit, ju në asnjë moment nuk hoqët dorë nga mësimdhënia.

Përpos Akademikut të madh që ju ishit, Profesor Bardhyl Golemi ishte një Zotëri me zemër të madhe, i thjeshtë dhe i thellë, i dashur dhe rigoroz, që bënte të ndjehej mirë cilindo që kishte përballë. Këshillat dhe mendimet tuaja do të mbeten të ngulitura në mendjen dhe zemrën time dhe do të jenë për mua udhërrëfyes i jetës.

Ndonëse është pakëz e vështirë të. besohet,Profesor Bardhyli, por në këto momente dhimbjeje, ngushëllimi që munda të gjej është besimi se do të mund të takohemi përsëri diku, në atë, që feja e quan bota e përtejme, ku uroj me gjithë shpirt që të gjeni paqen e përjetshme, që ju e meritoni pafundësisht.

 Me gjithë respektin, dashurinë dhe mirënjohjen time, Prof. Dr. Aleksandër P. Xhuvani

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit
  • Sekretari i NATO-s konfirmon Samitin në Tiranë, por jo kohën
  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s
  • Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?