Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miku i Ervis Martinajt shpëton sërish, RENEA kontrolle në Shkodër, shoqërohen disa persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Miku i Ervis Martinajt shpëton sërish, RENEA kontrolle në Shkodër, shoqërohen disa persona
KronikeLajmi i fundit

Miku i Ervis Martinajt shpëton sërish, RENEA kontrolle në Shkodër, shoqërohen disa persona

Published: April 6, 2025
Shpërndaje

Forcat RENEA kanë zhvilluar një operacion  në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023. Sipas informacioneve, ky operacion ka dështuar duke mos u finalizuar me arrestimin e Hatos.

Bëhet me dije se kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur. Mësohet po ashtu se nga ky aksion janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5-6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos

Kush është Eljon Hato?

- Publicitet -

Eljon Hato konsiderohet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt. Hato është përfshirë në skedarët e Policisë së Shtetit për herë të parë në vitin 2014, kur pas një konflikti për motive banale në një lokal në Shkodër, ka vrarë me armë zjarri një bashkëmoshatar dhe ka plagosur një tjetër. I njohur dhe me emrin Esmeraldo, në atë kohë 24-vjeç, në orët e para të mëngjesit të datës 12 maj 2014, ai ka qenë në një lokal në fshatin Zus bashkë me persona të tjerë. Në të njëjtën tavolinë me të në lokal ndodheshin shtetasit Indrit Hylli dhe Jetmir Molla.

Kur ora shënonte 03:00 e mëngjesit, mes të rinjve që qëndronin në lokal ka filluar një debat i cili ka nisur me shkëmbime fyerjesh banale dhe më pas ka degarduar deri në përdorimin e armës. Eljon Hato ka shtënë me pistoletë në drejtim të Indrit Hyllit dhe më pas drejt shokut tjetër Jetmir Molla. Dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në Spitalin e Shkodrës nga punonjësit e lokalit, por fatkeqësisht 22 vjeçari Indrit Hylli ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, kurse Jetmir Molla kishte plagë vetëm në këmbë dhe arriti të shpëtonte. Eljon Hato mundi të arratisej dhe u arrestua nga Forcat Operacionale në qytetin e Laçit vetëm një vit më pas, në 3 maj 2015, teksa ndodhej nën shoqërinë e të vëllait.

Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj këtyre dy shtetasve masat e sigurisë “Arrest me burg”. I riu nga Shkodra u dërgua në Burgun e Shënkollit ku dyshohet se porositi dhe një vrasje nga brenda qelisë. Ai është akuzuar zyrtarisht se kishte porositur vrasjen e mjekut radiolog të Spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Eljon Hato kishte paguar një 21 vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht falë të dhënave në rrugë operative Policia e Shkodrës arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë. Në 2015-ën, djali i mjekut Agron Terolli kishte plagosur me armë zjarri një person dhe e kishte lënë të paaftë fizikisht.

Dënimin për këtë vepër penale djali i mjekut po e kryente në Burgun e Shën Kollit, ku sapo kishte shkuar dhe i riu Eljon Hato. Pista kryesore u dyshua hakmarrja, por ngjarja “u harrua” për shkak se personi që do të kryente vrasjen, 21 vjeçari Osman Mulja u arrestua teksa bëhej gati të ekzekutonte me kallashnikov në mes të Shkodrës mjekun Agron Terolli. Është e paqartë sesi doli nga qelia Eljon Hato, pas tre vitesh, pasi në vjeshtën e vitit 2018 ai u përfshi në një konflikt me armë që ndodhi në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Shkak u bë një konflikt për këngëtaren Elvana Gjata, e cila atëkohë ishte e dashura e Ervin Matës. Ajo është ngacmuar nga shtetasi Fabiol Gaxha dhe më pas aty ka nisur një konflikt mes dy grupeve që përfundoi me plumba. Komando Merviol Bilo, kushëri i këngëtares dhe njëherësh truprojë e Ervin Matës, i është përgjigjur të shtënave me armë zjarri nga grupi i Ervis Martinaj duke lënë të plagosur këtë të fundit dhe Eljon Haton, ndërsa viktimë mbeti truproja Fabiol Gaxha.

Tre vite pas ngjarjes në lokalin në ish-Bllok, Hato u shpall përsëri në kërkim nga Policia e Shkodrës sepse dyshohej se kishte marrë pjesë në një atentat të organizuar për vrasjen e shtetasit Taulant Pepaj. Atentati fatmirësisht dështoi dhe shënjestra i shpëtoi plumbave. Të dyshuarit ishin Eljon (alias Esmeraldo) Hato dhe Shkëlzen Xhenje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?