Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miliona euro fonde nga BE, por Durrësi e Lezha mbyten ende në ujë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Miliona euro fonde nga BE, por Durrësi e Lezha mbyten ende në ujë
KronikeLajmi i fundit

Miliona euro fonde nga BE, por Durrësi e Lezha mbyten ende në ujë

Published: January 8, 2026
Shpërndaje

Shqipëria ka siguruar së fundmi një nga paketat më të mëdha të financimit evropian për sektorin e mjedisit, ku përfshihen 124 milionë euro grante nga Western Balkans Investment Framework (WBIF), të destinuara për projekte infrastrukturore në Durrës, Lezhë e Sarandë.

Vendimi përfshin zgjerimin e Impianteve të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Lezhë dhe Sarandë, si edhe përmirësimin e Impiantit të Durrësit, të shoqëruar me rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve në zonën historike të qytetit.

Sipas njoftimit të SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategji dhe Koordinimit të Ndihmës), zgjerimi dhe modernizimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në Lezhë, Sarandë dhe Durrës pritet të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e ndotjes urbane dhe të ulë presionin mbi ekosistemet bregdetare dhe ujore, veçanërisht në qytete me flukse të larta turistike.

- Publicitet -

Rehabilitimi i sistemit të kanalizimeve në zonën historike të Durrësit synon gjithashtu mbrojtjen e trashëgimisë urbane dhe përmirësimin e shërbimeve bazë për banorët dhe vizitorët.

Ndërkohë, realiteti në terren vijon të tregojë një kontrast të fortë mes fondeve të akorduara dhe efikasitetit të investimeve. Përmbytjet e përsëritura, në këtë rast në Durrës dhe Lezhë, edhe pas reshjeve të fundit, kanë nxjerrë sërish në pah një problem strukturor: mungesën e një qasjeje të integruar dhe efektive në planifikimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane dhe mjedisore.

Ndërsa projektet e financuara nga BE, KfW dhe AFD synojnë modernizimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rehabilitimin e sistemeve të kanalizimeve, sidomos në zona me ndjeshmëri historike dhe turistike, përvoja e viteve të fundit tregon se investimet e kryera deri më tani nuk kanë prodhuar gjithmonë ndikimin e pritshëm.

Në veçanti në Durrës dhe Lezhë, qytete me zhvillim të shpejtë urban dhe presion të lartë ndërtimi, infrastruktura ekzistuese ka rezultuar e pafuqishme për të përballuar volumet e ujërave dhe ndryshimet klimatike, duke reflektuar probleme jo vetëm financimi, por edhe projektimi, koordinimi institucional dhe kontrolli territorial.

Faktori thelbësor mbetet efikasiteti i shpenzimit të fondeve. “Lumenjtë” e financimeve, qofshin nga donatorë të huaj apo nga buxhetet vendore, nuk garantojnë automatikisht zgjidhje nëse investimet nuk shoqërohen me plane të qarta urbane, standarde të forta teknike, transparencë në zbatim dhe përgjegjshmëri institucionale.

Përndryshe, rreziku është që edhe projektet e reja, sado të mëdha në vlerë, të mbeten ndërhyrje të fragmentuara, pa arritur të adresojnë shkakun real të përmbytjeve dhe degradimit mjedisor.

Në këtë kontekst, sfida për Durrësin, Lezhën dhe bashkitë e tjera nuk është më sigurimi i fondeve, pasi ato tashmë ekzistojnë, por transformimi i këtyre investimeve në infrastrukturë funksionale, të qëndrueshme dhe të integruar me zhvillimin urban. Përndryshe, përmbytjet do të vijojnë të jenë simboli më i dukshëm i një hendeku të thellë mes financimeve të disponueshme dhe rezultateve reale për qytetarët. / ekofin.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Berati says:
    January 8, 2026 at 12:38 pm

    Edhe sikur BE te jape 10 fish,keta do vjedhin 10 fish. Thjesht kane ngritur nje sistem per te kanalizuar te gjitha parate ne xhepat e tyre.

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    January 8, 2026 at 11:00 pm

    Jemi popull idiot dhe nuk dalim dotë nga mbytja.
    Edhe në kohën e Socializmit binte shi.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    January 9, 2026 at 5:52 am

    Në socializëm me të vërtetë sistemi arsimor ishte i ideoligjizuar, por shkolla kish vlera sepse në shkollë shkonin ato që ja vlenin dhe jo sot që shkojnë për të siguruar një vend pune në administratë, sikur administrata të jetë vend vegjetimi, ku përgjegjësia nuk konceptohet e jo më të bëhet natyrë e dytë e administratorit.
    Kështu indiferentizmi dhe abuzimet janë bërë normale për administratën nga qendra në bazë.
    Në fund çfarë të mbjellësh do të korrësh.
    Kemi mbetur në dorë të zotit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK
  • Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Komentet e Fundit

  1. K R on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet zbulojnë skemën si janë vjedhur tokat në Zvërnec
  2. nastradini on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. tu. me. on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  4. Shit Side on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. Emigranti on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?