Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrat e BE zhvillojnë bisedime dy ditore në Kopenhagë, në fokus situata në Gazë dhe përkrahja për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ministrat e BE zhvillojnë bisedime dy ditore në Kopenhagë, në fokus situata në Gazë dhe përkrahja për Ukrainën
BoteLajmi i fundit

Ministrat e BE zhvillojnë bisedime dy ditore në Kopenhagë, në fokus situata në Gazë dhe përkrahja për Ukrainën

Published: August 29, 2025
Shpërndaje

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtme të Bashkimit Evropian do të bisedojnë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, si dhe për gjendjen e rënduar në Rripin e Gazës gjatë dy ditëve të bisedimeve në Kopenhagë, të cilat nisin të premten.

Takimi zhvillohet një ditë pasi Rusia e bombardoi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke i vrarë të paktën 21 njerëz, përfshirë fëmijë, dhe duke plagosur të paktën 48 të tjerë.

Ministrat e Mbrojtjes të BE-së do t’i hapin bisedimet të premten mbi mënyrat për ta rritur mbështetjen ushtarake për Kievin dhe për ta rritur bashkëpunimin e bllokut me industrinë e mbrojtjes së Ukrainës, duke pasur parasysh kufizimet e Shteteve të Bashkuara në mbështetjen me armë.

- Publicitet -

Bisedimet e ministrave të Jashtëm të shtunën do të përqendrohen në planet për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, me synim që të ushtrohet trysni mbi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ta pranuar një armëpushim dhe për t’u angazhuar në bisedime për paqe.

Kohët e fundit BE-ja ka vënë në shënjestër të ashtuquajturën “flotë në hije” të Moskës, anije të përdorura për të shmangur kufizimet e eksportit të energjisë, si dhe të ardhurat energjetike të saj.

Gjithashtu pritet të diskutohet për garanci të mundshme sigurie për Ukrainën pas përfundimit të luftës, si edhe për mënyrën e trajtimit të aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse në BE, që arrijnë shumën prej rreth 210 miliardë euro.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Islandës, Norvegjisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë ftuar në Kopenhagë për t’u bashkuar me homologët e tyre të BE-së.

Edhe lufta në Gaza është pjesë e rendit të ditës të shtunën.

BE-ja është e ndarë për mënyrën se si duhet të përgjigjet ndaj një raporti të brendshëm, i cili gjeti se veprimet e Izraelit në këtë territor të shkatërruar bien ndesh me marrëveshjen BE-Izrael që i detyron të dyja palët t’i respektojnë të drejtat e njeriut.

Derisa disa vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Spanjën, e mbështesin një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, të tjera si Gjermania janë kundër sanksioneve.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau 1.200 njerëz në jug të Izraelit dhe mori rreth 250 pengje, sipas shifrave izraelite. SHBA dhe BE e kanë shpallur Hamasin organizatë terroriste.

Prej atëherë, më shumë se 62.122 palestinezë janë vrarë gjatë luftës së Izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila është pjesë e qeverisjes së Hamasit dhe e përbërë nga profesionistë mjekësorë.

Përveç këtij bilanci, 154 të rritur kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen nga fundi i qershorit, kur Ministria nisi t’i llogariste këto raste, dhe 112 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja që prej fillimit të luftës. Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti po përpiqen të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund konfliktit.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  • 15 shtator 2026
  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Komentet e Fundit

  1. K R on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  2. Edushja me poture on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  3. Durrsak on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  4. Skypion on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. Phoenix on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?