Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri ukrainas: Rusia po përgatitet për një mobilizim të ri ushtarak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministri ukrainas: Rusia po përgatitet për një mobilizim të ri ushtarak
AktualitetBote

Ministri ukrainas: Rusia po përgatitet për një mobilizim të ri ushtarak

Published: December 31, 2022
Shpërndaje

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov pretendoi se Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës mbi 10 muaj më parë, shumë shpejt do të njoftojë për mobilizim të mëtejmë ushtarak. Ai u bëri thirrje rusëve që të shmangin mobilizimin.

“Shmangni mobilizimin në çdo mënyrë. Kur liderët e bunkerit nuk janë në gjendje të dërgojnë rekrutë të rinj, ata do të detyrohen ta pranojnë humbjen. Dhe lufta do të përfundojë. Kjo megjithatë do të ndodhë, por pyetja është me çfarë çmimi. Dhe a do të paguhet ky çmim me gjakun tuaj”, tha Reznikov përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 30 dhjetorit.

Sipas Reznikov, Rusia po përgatitet që të mbyllë kufijtë për burrat që janë në moshën e shërbimit ushtarak.

- Publicitet -

“Dua t’u bëj apel të gjithë rekrutëve rusë. E para, kjo vlen për banorët e qyteteve të mëdha. Me të vërtetë unë e di se ju ka mbetur rreth një javë për të bërë të paktën një zgjedhje. Në fillim të janarit, autoritetet ruse do të mbyllin kufijtë për burrat, atëherë ata do të shpallin gjendje lufte”, tha Rezikov.

Ai shtoi se Bjellorusia po ashtu mund të ndërmarrë veprime të ngjashme.

Rusia ka pushtuar Ukrainën 10 muaj më parë, nën pretendimet e një kërcënimi të sigurisë së saj të orkestruar nga NATO-ja. Lufta ka lënë të vrarë dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Pasi kishte mohuar se do të shpallte mobilizim ushtarak, më 21 shtator presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi “mobilizim të pjesshëm”. Atëbotë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, deklaroi se ushtria synonte të rekrutonte deri në 300.000 persona.

Shpallja e mobilizimit nxiti një eksod masiv nga Rusia. Qindra mijëra rusë ikën nga shteti, duke shkuar në Gjeorgji, Kazakistan dhe Kirgizi.

Videoja e Reznikovit vjen pasi ai i tha gazetës Guardian se trajnimi i dhjetëra mijëra burrave të mobilizuar dhe rekrutëve të rinj në Rusi, mund të jetë tregues i qëllimeve të Kremlinit për të nisur një ofensivë të re në Ukrainë. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    January 1, 2023 at 2:52 am

    Rusia ka ushtri te dobet por armatim te forte . Ukraina nga ana tjeter ka ushtri te forte por armatim te dobet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?