Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradimin e Arben Ahmetajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradimin e Arben Ahmetajt
KronikeLajmi i fundit

Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradimin e Arben Ahmetajt

Published: November 17, 2025
Shpërndaje

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së procesit në themel për dosjen “Buka”, ku gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës.

Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë. Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër.

Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa palët nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë paraprake. Më tej, prokurori kërkon të pyeten si dëshmitar 14 persona, ndër to edhe ish-ministri Shkëlqim Cani.

- Publicitet -

“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së që po verifikohet”, deklaroi Prokurori i SPAK.

Nga ana tjetër, avokati i Arben Ahmetajt nënvizoi se: “Prokurori po thotë që po na doli gjë nga kjo do ngrejmë akuzë, nëse ka hetime të tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet. Nuk mund të jetë proces i rregullt me akte surprizë. Nëse ka prova të tjera prokurori ti paraqesë”, tha ai.

“Këtë akuzë e kishim të detyruar ta njoftonin për shkak të afateve të parashkrimit, çështja është ndarë për shkak të akteve që kanë ardhur nga Austria”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Detari says:
    November 17, 2025 at 11:00 am

    Iku dhe tigri do shkoje te lali dhjeri dhe metaj

    Reply
  • K R says:
    November 17, 2025 at 11:23 am

    E mbron vangjua pa merak

    Reply
  • Vl says:
    November 17, 2025 at 11:35 am

    Po ky sikur ka nja 2 vjet tani ja nisen kerkesen keta dreq.

    Reply
  • capi says:
    November 17, 2025 at 11:59 am

    Ne kembe ka shkuar ne Zvicer korieri qe dorezoi kerkesen per ekstradim? Dhe ne kembe do kishte shkuar tashme. Apo pritet tigrin sa rregulloi plackat e shtepise se re perfshire dhe thaset me leke, Prisni ju te vendosin drejtesi. Ja do shikojme si do veprojne me B.B.

    Reply
  • Gas Gas says:
    November 17, 2025 at 12:10 pm

    Qeveria nuk po ja fal Tigrit qe i spiunoi per Tunelin e Llogarase. Do ketë te forta

    Reply
  • pilo Lala says:
    November 17, 2025 at 2:13 pm

    Ahmetaj ankohet tek Syri.tv se nuk po e mbron Qeveria e Shqiperise.
    Pse e nisi me kaq vonese kete kerkese per ekstradim Min Drejtesise?
    Keta i dhane kohe Arben Ahmetajt te fitonte azilin politik ne Zvicer, se po te kishin kerkuar ekstradimin me aresyet e transferimit te parave, nuk ja jepnin kurre azilin Ahmetajt.
    Cim Peka ne fakt i beri nje sherbim shume te madh Ahmetajt me ato intervista te cilat Ahmetaj i perdori ne gjyqin e azilit.

    Reply
  • Skypion says:
    November 17, 2025 at 3:00 pm

    Arben Ahmetaj pati zgjuarsine e nevojshme dhe zgjodhi rrugen me te pershtatshme per t’i shpetuar vesit kanibalesk te Rames; kurbanizimit!
    Si gjirokastrit mendjeholle, dhe duke e njohur nga afer monstren, ai e dinte se arratisja ishte opsioni i vetem qe i mbetej.
    Une kete do t’i keshilloja edhe Ballukut. Ajo, ndryshe nga Ahmetaj, per shkak se eshte kapur red handed, eshte ne nje situate krejt te pashprese ligjore. Prandaj, arratisja do te ishte jo thjesht opsioni i vetem per te, por edhe urgjent.
    Ajo mendon se perfshirja e Rames ne aferat per te cilat akuzohet, do t’i sherbeje si nje mburoje nga ndeshkimit i ligjit.
    Sa gabim e ka! Sa gabim!
    Po te ndiqte rrugen e zotit Ahmetaj, lubi Balluku jo vetem do t’i shpetonte ndeshkimit, jo vetem qe do t’i bente nje sherbim te madh kauzes popullore ne perballjen me regjimin Ramist, por edhe ne nuk do ta quanim me lubi por zonje, pse jo.

    Reply
  • SPAK si Strukture e Posacme e AMNISTISE Korrupsionit says:
    November 17, 2025 at 3:48 pm

    Ja pra si del rrena e SPAK qe na eshte mburrur se e ka pas ne kerkim nderkombetar prej kohe ate Ahmetajn.
    Tani qe Ahmetaj ka status te Azilit atje, “kujtohet” dhe Ministria ta zyrtarizoje kerkesen per ekstradim te tij.
    Arben Ahmetajn nuk e duan ne Tirane se u nxjerr bojen…natyrisht ate pak boje qe u ka mbetur pas baltes mbi surrat nga arrestimi i Velise e marrja ne hetim e Ballukes.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 18, 2025 at 7:48 am

    PO KUSH E BESON SHQYPNINE E KOKAINES NE BOTE?

    Jane me mijra kerkesat per ekstradime nga Bota Demokratike te krimineleve te Rilindjes qe fshihen si minj ne Shqypni: Natasha Xhacka dhe Pranvera Strakosha ne kerim nderkombetar me akuzen monstruoze per “trafik ilegal te femijeve shqiptare ne Greqi per organe”. Edi Rama ne vend t’ja dorezojeDrejtesise Nderkombetare keto kriminele makaber kanibaleske, i emeron ne majat e shtetit te tij enverist dhe pastaj shkon ne Strasburg dhe valavit rapirtin e Dick Marty-it si nje leter bythe te perdorur per te kselhasur BAJGAT e Enverit ne Kosove dhe Shqypni.

    PO AMANT JOSIFI HAJDUTI QE GRABITI €MILIARDA EURO NGA PESIONISTE EVROPIANE BASHKE ME ORTAKUN E TIJ, OLSI RAMEN E XIBRAKES DHE QE ESHTE NE KETKIM NDERKOMBETAR?

    Gojet e liga thone se fshihet ne Tirane tek mamaja etij, Pranvera Strakosha nderkohe qe Altin Dumanit me deklaron se ja ka lene policise spanjolle per ta gjetur dhe prangosur:

    HA-HA-HA O SA MIR ME KEN SHQYPTAR I EDI RAMES!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?