Shqipëria do të përmbushë kriterin e anëtarësimit në NATO për financim në 5% të PBB-së të sektorit të mbrojtjes. A ka një plan Ministria e Mbrojtjes se si do të përdoren këto financime? Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes ka plan konkret mbi mënyrën e shpërndarjes së 5% të PBB. Nga këto, 3.5% të PBB do të shpenzohen për kapacitetet e mirëfillta të mbrojtjes, ndërsa 1.5% e PBB do të shpenzohen për infrastrukturën e mbrojtjes, forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe realizimin e projekteve konkrete si Korridori VIII dhe Porti i Porto Romanos (Bashkëfinancim me NATO-n), si dhe projekte të tjera në funksion të përmirësimit të infrastrukturës dhe aseteve ajrore.
Si do të funksionojnë kompanitë për prodhimin e armëve për eksport si rasti i Uzinës së Autotraktorëve dhe tjera si këto? Në Uzinën e Autotraktorëve nuk do të prodhohen armë dhe municione. Kompanitë e prodhimit të armëve, për të eksportuar këto mallra, si fillim duhet të licencohen pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky institucion ka për objekt të veprimtarisë kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit, transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë. Dhe më pas, këto mallra mund të eksportohen.
Cilat janë përfitimet e ekonomisë shqiptare nga industria ushtarake dhe në çfarë niveli do të arrijë sektori i mbrojtjes?
Në një kontekst të ri gjeopolitik dhe të sigurisë, Shqipëria po afirmohet si një vend që jo vetëm garanton sigurinë e vet, por kontribuon aktivisht në arkitekturën e sigurisë euroatlantike. Në këtë kuadër, zhvillimi i industrisë ushtarake nuk është më një opsion, por domosdoshmëri strategjike dhe ekonomike. Industria ushtarake shqiptare po kalon nga një fazë pasive në një rol aktiv dhe prodhues. Ajo nuk synon vetëm të përmbushë nevojat e Forcave të Armatosura, por është konceptuar si një platformë eksportuese që adreson kërkesat në rritje të tregut ndërkombëtar të sigurisë.
Kjo e pozicionon Shqipërinë si një aktor të ri në zinxhirin global të furnizimit të mbrojtjes. Modeli i zgjedhur është modern dhe i qëndrueshëm: një bashkëpunim ndërmjet shtetit dhe kompanive vendase e të huaja. Ky partneritet garanton transferim teknologjie dhe njohurish, rritje të kapaciteteve prodhuese kombëtare, integrim të bizneseve shqiptare në zinxhirin industrial të mbrojtjes. Zhvillimi i industrisë ushtarake gjeneron efekte shumëfishuese në sektorë të tjerë të ekonomisë nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës në prodhim, inxhinieri, logjistikë dhe teknologji.
Zhvillohet industria civile në mbështetje të zinxhirëve të furnizimit të industrisë ushtarake dhe rigjallërimi i zonave industriale të lëna pas dore, si Rubiku, Shkoza, Poliçani dhe Gramshi. Paralelisht me këto zhvillime rritet vlera e pasurive, pasi investimet publike dhe private rrisin vlerën e pronave dhe nxisin zhvillimin urban. Ndërkohë rritet kërkesa për fuqi punëtore të kualifikuar, nxitet arsimi profesional dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore. Industria ushtarake nuk është më një sektor i izoluar teknik, por një burim i qëndrueshëm të ardhurash për shtetin dhe qytetarët. Ajo kontribuon në diversifikimin e ekonomisë kombëtare, rritjen e eksporteve me vlerë të shtuar dhe forcimin e sovranitetit ekonomik dhe teknologjik.
Çfarë synohet konkretisht të prodhohet nga industria ushtarake ?
Synimet janë montimi i mjeteve të blinduara dhe të specializuara ushtarake. Prodhimi i uniformave ushtarake dhe municioneve të kalibrave të vegjël. Montimi i armëve të lehta dhe sistemeve të artilerisë vetëlëvizëse 155 mm dhe zhvillimi i dronëve me teknologji të avancuar. Ndërtimi i anijeve të reja në Kantierin Detar të Pashalimanit. Gjithashtu, Shqipëria po krijon një bazë industriale të mbrojtjes që është e aftë të operojë në të njëjtin nivel me vendet e tjera të NATO-s, duke përmbushur standardet teknike dhe operacionale të aleancës.
Në linjë me vendimet e fundit të Samitit të NATO-s në Uashington, ku u theksua nevoja për rritjen e kapaciteteve prodhuese të mbrojtjes, Shqipëria po pozicionohet si një vend kontribuues në këtë përpjekje të përbashkët. Rritja e buxheteve të mbrojtjes në nivel aleance krijon një treg të ri dhe të qëndrueshëm për produktet “Made in Albania”. Industria ushtarake shqiptare më shumë se një projekt ekonomik, konsiderohet si instrument i modernizimit të shtetit, një garanci për sigurinë kombëtare.
Monitor

A jeni ne mend ju ne Shqiperi ?ku e ka Shqiperia standardin qe te paguaj 5% per mbrojtjen ma e varfera ne Evrope ku njerezi ikin per buken ,fshatrave ju mungon uji i pijshem ruget ,ilacet etj,etj vet Spanja dhe disa vende te pasura ne BE e refuzuan kurse ju doni tjua plotesoni kushtet Amerikaneve kur atyre ju intereson vetem shitja e armeve por ju mendoni se neqoftese ndodhe dicka dote ju mbroj Nato JO kjo eshte nji Genjeshter kunder kujt dote ju mbroj kunder Greqis qesharake kur Amerikanet kan 5 baza ushtarake ne Greqi ,kunder Serbis Nato,ja ka lidhje ma te ngushta me Beogradin se sa me Tiranen Amerikanet preferojne vetem 3 shtete ne Ballkan te cilat jane Serbia,Kroacia ,dhe Sllovenia kurse tjeret jane vetem per ta zhveshur popullin per te blere arme tek Amerikanet ,investoni ne ekonomi qe populli mos te ike.
Ti Igor je burrë i mirë , vetëm se je pak karë , pak fare . Po pse more derdimen , Shqipëria antare e NATO-s , Sërbia jo , si e dashka dhe e mbroka NATO më tepër Sërbinë ? Nga i nxjerr këto përfundime ? Në fakt është krejt e kundërta , Sërbia është I vetmi vënd që është sulmuar nga NATO , jashtë territorit të saj dhe as sot NATO nuk ka asnjë lidhje me Beogradin . NATO është e detyruar në bazë të statutit të saj , neni 5 , të mbrojë çdo antar të organizatës në rast agresioni . Sa për atë që shqiptarët po ikin për bukën e gojës , shitja ndonjë marsiani dhe jo neve . Shqiptarët emigrojnë , siç ndodh kudo në botë e Evropë , për një jetë më të mirë e jo se nuk kanë bukë të hanë . Nuk ka njeri në Shqipëri që vuan për bukën e gojës edhe ai lypës më i fundit në rrugë , nuk e ka problem bukën e gojës . Strateg i madh ti , që bën thirrje mos shpenzoni 5% për mbrojtjen . Kur bën pjesë në një lidhje , në një organizatë , duhet t’i përmbahesh rregullave dhe ligjeve të saj . NATO ka 5 baza ushtarake në Greqi , e pastaj ? Edhe në Shqipëri ka Kuçovën dhe së shpejti edhe Pashalimanin . Po pse , nga Greqia do të mbrohemi neve , që jemi dy shtete në NATO ? A e di ti , që gjysma e territorit ajror të Shqipërisë mbulohet nga avionët grekë dhe gjysma nga aviacioni italian ? Në fund e mbyll me ” investoni në ekonomi ” . Po kujt ja bën këtë thirrje ? Qeveria do investojë ? Ku jemi , në socializëm ? Në kapitalizëm nuk investon qeveria , por investitorët privatë , që nuk janë pak tani që flasim . Pak investime po bëhen ?
Me mire vone se kurre.Rrethuar nga keta popuj agresore,shovene qe kemi perqark,Shqiperia duhej te kishte Ushtrine me te fuqishme ne Ballkan,,jo te carmatosej,ne kete fare feje,qe me shume arme kane bandat,se Shteti.
Qe Greqia mbron Qiellin e Shqiprise,kjo eshte Fatkeqsi Kombetare.Te vesh ujkun te ruaje dhente.
Flmnd.1000 here Presidentit Trump,qe ju vuri detyrim 5% te Buxhetit per Armatim,se me ato mend Tralala,turistiko-tallava,qe kane Kryeministrat e Shqiprise,do ti luteshin Dumanit,Shullazit,Bajrave,Celave,Copjave dhe Capjave t`i falnin ndonje cope rovole Policise.
Vini ne Funksionim ULP Mjekes,sepse eshte minjere floriri me pak Investim.
Vini ne Funksionim Policanin,sepse prodhonte jo vetem arme te lehta kembesorie,por edhe Raketa.E ardhmja e Luftes nuk jane dronet,por Raketat,
Fillo Sherbimin e detyruar Ushtarak si e kemi pasur ,si e ka Greqia,Turqia,qe jane Anetare te NATOS.
Kur 12 vjet me pare shkruaja:Edi Rama,Asgjesuesi i Shtetit,Sali Berisha shkaterroi Ushtrine Shqiptare.E la Atdheun pa Mbrojtje.Fillo urgjentisht Rivenjen ne pune te Uzinave ushtarake,Nderprit exportin dhe vjedhjen e armatimit se Ato arme i sherbejne Atdheut.Mund te jene jasht Standartit per Ameriken,por jo per Shqiprine,!..Beri te kunderten.Edhe Ato Ak47,Mortaja e fisheke qe kishin mbetur ne Magazina i dergoi ne Ukraine. Keta komentuesit ha ha ha e hu hu hu,I vetmi qe me jepte te drejte ishte i ndjeri kolonel Pellumb Zaimi,qe ne nje koment brilant botoi te gjithe arsenalin e Armatimit te cvatur qenerisht prej Ushtrise Shqiptare.
Ja,ku erdhi Dita.Po ja kerkon Trumpi,As NATO,as BE,,por Presidenti Trump.Eshte Presidenti Trump,qe i ka kapur per zverku NATON dhe BE,Ju ka nxjerre astaret e xhepave me detyrim.-Paguani 5% llasturet e mutit,se ju lashe ne dore te Ivanit?
Demo
Presidenti Trump Eshte Nje gangster ne pushtet
Nuk merr vesh nga politika
Nuk di te bashkebisedoj
Perdor forcen ne traktativa
Eshte hajvan me pak fjale
Ndryshon mendim nga ora ne ore
Kjo do te mbaroi
Eshte president diviziv jo inkluziv , ofendon kundershtaret
I paafte ne pushtet
Mohon ndryshime klimatike
Eshte i korruptuar
Hodhi dy bomba ne Iran qe bene vetem dy gropa
Do nobel per paqe por ndryshon emrin e ministri se se mbrojtjes ne ministri lufte
Ve dazi por harron se ato i paguan konsumatori amerikan
Mos u lodhni kot, a e kuptoni sa kane per te vjedhur gjithe familjaret e qeveritarve nga me kompani oer te thithur gjithe ate 5% plus deme te tjera. Albanistani ndodhet ne gjendje pushtimi turk.
Mos u jepni idera ushtrie se varet kush si e qysh e perdor qeverriu armen.
Edvinit nuk i plas per vendin a mbrojten e vendit. Ky buxhet esht per prodhim ushtarak per eksport.
Dhe lerini djemte e shqipris mos i ngani me sherbim te detyruar ne kte vend personal te te gjatit ku do sakatohen menderisht e fizikisht nga te ashtuquajturit eprore ne te ashtuquajuren ushtri.