Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miratohet plani i inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në prokurori e gjykata, kush janë më ‘problematikët’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Miratohet plani i inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në prokurori e gjykata, kush janë më ‘problematikët’
KronikeLajmi i fundit

Miratohet plani i inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në prokurori e gjykata, kush janë më ‘problematikët’

Published: February 3, 2025
Shpërndaje

Inspektori i Lartë i Drejtësisë miraton planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2025.

Vendimi u mor në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve, teksa për të dytin vit radhazi, inspektimet tematike dhe institucionale janë prioritet, për të matur eficencën e drejtësisë në vend, por edhe për të adresuar gjetjet e dokumentit “Pozicioni i përbashkët i Bashkimit Evropian”, në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë për grupkapitullin e parë themelor.

“Zvarritja e proceseve të punës nga gjyqtarë e prokurorë ka qenë shkaku i evidentuar më shpesh, tek ankesat, që i janë drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2024, nga qytetarë por edhe institucione, të cilat kanë përcjellë propozime për inspektime tematike”, thekson ILD.

- Publicitet -

Bie në sy numri më i lartë i ankesave për Gjykatën e Tiranës si dhe për Apelet, Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Sarandës. Problematikë kryesore është zvarritja e proceseve gjyqësore. Nuk kanë munguar ankesat qytetare edhe për punën e Prokurorive, ku kryesonin ato të Durrësit dhe Tiranës, të ndjekura nga Prokuroritë e Apelit.

Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi 3 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional, të përcaktuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Njoftimi i ILD-së për mbledhjen e radhës dhe problematikat:

“Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u evidentua, se nga përpunimi i të dhënave mbi ankesat për gjykatat, numrin më të lartë të ankesave të shqyrtuara nga ILD, me objekt “zvarritje”, e ka Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndjekur nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe Gjykata Administrative e Apelit.

Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2024, gjykatat për të cilat nuk është paraqitur asnjë ankesë për zvarritje janë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO).

Nga zyrat e Prokurorive, numri më i madh të ankesave të trajtuara me objekt “zvarritje”, i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, duke vijuar me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2024, prokuroritë për të cilat nuk ka pasur asnjë ankesë për zvarritje, janë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Duke diskutuar mbi këto të dhëna dhe konstatimet e Njësisë së Inspektorëve dhe asaj të ndihmës-Inspektorëve, gjatë shqyrtimit të këtyre ankesave në faza të ndryshme pune gjatë vitit 2024, Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi gjithsej 8 inspektime për t’u realizuar në vitin 2025, 7 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional.

Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi 3 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional, të përcaktuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht:
Inspektimi tematik “Ndarja e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik” do të realizohet në Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm, Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për periudhën 01.01.2024-31.12.2024”.

Inspektimi pranë këtyre gjykatave do të kryhet në periudhën 01.04.2025-31.12.2025.

Inspektimi tematik “Mbi praktikën dhe shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve për periudhën 01.01.2024- 31.12.2024.” do të kryhet pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ky inspektim do realizohet në periudhën 01.04.2025– 31.12.2025.

Një inspektim tematik, pjesë e strategjisë së drejtësisë 2025- 2030 dhe e udhërrëfyesit për shtetin e së drejtës, në kuadër të procesit të integrimit në BE është ”Dokumentimi nga gjyqtarët i informimit të palëve rreth mundësisë për zgjidhjen e çështjes me ndërmjetësim për periudhën 01.05.2024 – 31.07.2024. Ky inspektim do kryhet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjatë periudhës 10.02.2025 – 31.03.2025.

Inspektimi institucional “Mbi procesin e qarkullimit të dokumentacionit nga momenti i regjistrimit në sekretari, deri në përfundimin e trajtimit të tij” do kryhet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për periudhën 01.04.2024 – 30.06.2024. Inspektimi do realizohet prej datës 15.04.2025 deri në 15.09.2025.

Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u diskutuan propozimet e ardhura nga institucionet si Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe u miratuan inspektimet tematike, konkretisht:

Inspektimi tematik “Mbi trajtimin e materialit kallëzues nga prokurori, në kuadër të elementeve të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale për periudhën 01.01.2024-31.12.2024”, do kryhet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, nga data 01.04.2025 deri në 30.10.2025.

Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore do analizohet me inspektimin tematik “Mbi kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore me palë kundërshtare për periudhën 01.04.2024 – 30.06.2024”, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe do kryhet nga data 15.04.2025 deri në 15.11.2025.

Inspektimi tematik “Mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për periudhën 01.04.2024 – 30.06.2024.” do realizohet në periudhën 01.04.2025 – 30.09.2025.

Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve ka miratuar propozimin e ardhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke përcaktuar inspektimin tematik “Mbi çështjet e proceduara për herë të parë me kërkesë ose vendimmarrje të prokurorit për pushim për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale, për periudhën 01.01.2024 – 31.12.2024 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Ky inspektim do realizohet në harkun kohor 01.03.2025 -31.10.2025”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Turpi eshte pak! says:
    February 4, 2025 at 5:58 am

    Gjendja eshte alarmante z.Metani.Duke minimizuar te keqen perkeqesoni akoma me teper ate.C’mund te thoni per nje ceshtje te thjeshte civile ku gjykohet shume afer zyres tuaj qe hyri ne vitin e gjashte?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?