Ka një vend në botë që, pavarësisht se është një importues i madh gruri, nuk po e vuan krizën aktuale, madje në të vërtetë mund të përfitojë prej saj.
Bëhet fjalë për Kinën!
Për arsye “misterioze”, ajo ka grumbulluar më shumë rezerva gruri se pjesa tjetër e botës së bashku.
Filloi ta bënte shumë kohë më parë se Vladimir Putin të niste agresionin e fundit ushtarak në tokën ukrainase.
Enigma e rezervave ushqimore të Pekinit mund të zgjidhej vetëm nëse Xi Jinping do të donte të fliste.
Tani për tani mundet vetëm të aludojmë për shpjegimet e mundshme dhe zhvillimet që do të ketë.
Të dhënat janë zyrtare dhe një nga burimet më të besueshme në këtë sektor janë Shërbimet Bujqësore për Jashtë të SHBA-ve.
Rezervat e grurit të mbajtura në hambarët kinezë tejkalojnë 140 megaton (miliona tonë).
Në vetvete, ky është një lajm i rëndësishëm.
Është qetësuese nëse kjo shifër krahasohet me sasinë e grurit që mungon në tregjet botërore, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës: 50 ose 60 megaton.
Megjithatë, sasia e madhe e rezervave kineze është shqetësuese, kur krahasohet me rezervat e grurit të disponueshëm në pjesën tjetër të botës.
Koalicioni perëndimor i Shteteve të Bashkuara, Evropës, Kanadasë dhe Australisë mezi u afrohet 40 megatonëve drithë në rezervë.
Azia Jugore, e cila përfshin Indinë, ka më pak se ne (por është e vërtetë që India është bërë një prodhues/eksportues i madh i grurit).
Zona që përfshin Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut ka rezerva për rreth gjysmën e Perëndimit.
Nëse mblidhen të gjitha këto rezerva, përfundimi është pozitiv dhe në të njëjtën kohë shqetësues: bota me 280 megaton grurë ka mjaftueshëm për të përballuar shantazhin e Putinit që kap eksportet e Ukrainës.
Ashtu si në rastin e energjisë fosile, realisht nuk po përballemi me mungesë dhe disa rritje të çmimeve janë të tepërta në krahasim me disbalancat reale ndërmjet ofertës dhe kërkesës.
Megjithatë, trazirat e pjesshme në disa flukse tradicionale të furnizimit janë të mjaftueshme për t’i çuar tregjet në fibrilacion.
Për më tepër, rezervat e grurit menaxhohen nga secili komb, sipas kritereve specifike, ato nuk janë të disponueshme për të gjithë për t’u marrë me emergjencat lokale.
“Misteri kinez” gjithsesi mbetet.
Duke mbledhur të gjitha rezervat e grurit të pjesës tjetër të botës, ajo mbetet nën 140 megatonët në dispozicion të Kinës. Madhësia e saj demografike nuk mjafton për të shpjeguar këtë disproporcion.
Edhe me 1.4 miliardë banorë, Republika Popullore nuk përfaqëson gjysmën e popullsisë së botës (jemi rreth tetë miliardë).
Mbibollëku i stoqeve të saj është rezultat i një politike të qëllimshme, e një akumulimi që filloi shumë përpara fillimit të luftës në Ukrainë.
Xi Jinping “e dinte” mirë paraprakisht se çfarë do të bënte Putin dhe i parashikoi pasojat në tregun botëror të ushqimit?
Natyrisht, faza e parë e agresionit rus daton në vitin 2014, kështu që ky shpjegim nuk është krejtësisht i largët. Megjithatë, duhet të futet në një kontekst më të gjerë.
Udhëheqja komuniste kineze është e fiksuar pas problemit të vetëmjaftueshmërisë ushqimore, e cila, ndër të tjera, nxit politikat e zgjerimit të saj në Afrikë dhe Amerikën Latine.
Drejtuesit e Pekinit mund të kenë parashikuar gjithashtu një rikthim të kërkesës globale pas COVID-it para kohe.
Nomenklatura komuniste ka frikë nga inflacioni, nuk harron se kostoja e lartë e jetesës ishte një nga shkaqet e shpërthimit të protestave sociale që çuan në tragjedinë e Sheshit Tiananmen në 1989.
Sigurisht, si “tregtarë” dhe spekulatorë, sundimtarët kinezë kanë pasur një dhunti të jashtëzakonshme: nëse sot do të fillonin të shesin aksionet e tyre të tepërta në tregje, do të kishin fitime fenomenale.
A do ta bëjnë? Kur do ta bëjnë? Si?
Ndryshe nga rezervat e naftës, rezervat e grurit nuk mund të mbahen pafundësisht: ato mund të skadojnë.
Në një menaxhim aktiv të kësaj trashëgimie të madhe ushqimore, mbi të cilën “ulet” Xi Jinping, mund të arrihen shumë konkluzione dhe simulime.
Shitja graduale në tregje, përveç fitimeve në dobi të arkës së shtetit kinez, do të kishte një efekt qetësues në çmimet botërore; megjithatë do të ishte dëm i shkaktuar Putinit, i cili do të privohej nga shantazhi ushqimor.
A mund të imagjinojmë një diplomaci të madhe humanitare, në të cilën Pekini do të ofrojë ndihmë me drithëra për vendet më të prekura nga kriza aktuale, në zonat e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme?
Herët a vonë do të zbulojmë se cilat strategji dhe çfarë llogaritje do të përshtatë Xi Jinping për të përdorur fuqinë e tij në krizën ushqimore.
Por mbetet misteri se përse ai mbërriti kaq i përgatitur në këtë moment…
Duket qarte qe spiunazhi kinez eshte shume here perpara te tjereve perfshi ketu edhe Ameriken.
Keto rezerva gruri Kina i ka per vete, por mund te shesi me cmime te kripura dhe per te vendosur politikat saj ekspansioniste.
Ekspertet harrojne vitin 2023 qe nuk do te kete me Ukraina prodhimin e grurit e te vajit si ne vitet e tjera, kriza e grurit dhe urise do do te vazdoje, Rusia ka ne dore tregjet e plehrave kimike te domostoshme per bujqesine.
Pasojat e kesaj lufte do te jene shume te zgjatura ne vite.
Futja kot moj halle,shkruani budallalleqe shkruani 80% e kinezeve as ju bjen nderment per grure sepse hane vetem oriz, vetem europianet e afrikanet e perdorin grurin,aziatiket e amerika e jugut kane orizin pricipal.
Forca e shtetit qendron kur kontrollon e fuqizon prodhimin e bukes e energjise.
Kur ka ne duar pasurite kombetare. Kur nuk ke industri kontrollo pasurine e popullit. Ky eshte sistemi me i mire. Nuk ndodh kurre te keshe shtet te pasur me bisneze te vogla, nuk ke taksa, etj etj . Kjo tregon perse Kina ka shtet te forte se ka kete lloj sistemi.
Ju ….. Kina nanen, te pareve anglosaxoneve plehra.
Xi Jinping eshte nje burre i madh shteti qe duhej te drejtonte boten, dhe ai e ka shpene Kinen ne majat me te larta te zhvillimit ekonomiko industrial e bujqesor dhe populli kinez ecen i sigurte perpara drejt prosperitetit e mirqenjes se pergjitheshme.
Kina popullore furnizoi Shqiperine me grure falas per 16 vjet rresht,atehere kur vete vuanin nga uria,,jo sot qe eshte superfuqi ekonomike dhe ushtarake.
O te dhjefsha Marx-Len.o enver hoxha..
Vetem ne Shqiperi,,I pashkolli cmohet Gjeni,,Ngelanjosi behet shtetar,Tap Topit klasik i filoz.Marx-len,Hajduti behet Bamires,Krimineli behet Pajtues gjaqesh,drogaxhiu kryebashkiak..
CITOJ:
…“Sigurisht, si “tregtarë” dhe spekulatorë, sundimtarët kinezë kanë pasur një dhunti të jashtëzakonshme: nëse sot do të fillonin të shesin aksionet e tyre të tepërta në tregje, do të kishin fitime fenomenale”…
Ore, a i vjen ndopak turp, këtij mender analisti me këto broçkulla që shkruan?!?
Çfarë, do t`i shajmë tani edhe si “spekulatorë”?!?
Po Kina është shtet që shikon larg, o superbudallenj!!!
Është de facto Fuqia e vetme ekonomike dhe ushtarake, e cila po vazhdon ta rritë Fuqinë e saj Kombëtare. Dhe do vazhdojë ta rritë vazhdimsht, se është shtet serioz, e jo shtet estradë…
Vazhdoni e shajeni Kinën, se ndonjë ditë, mund të trokasim në metalin e vaporëve të saj, për…bukë!
Ajo që nuk mund të dimë sot, është nëse do ketë nge Kina, të mendojë edhe për… Krothat tona!
Ai burr di atë që dinte ENVERI. Tunelet mbushur me avion, tanke e drithë , cisterna me naftë e rezervuar me ujë e dritë.
Vrasës të Shqipërisë, sharlatanë të historisë!
Kina dhe Rusia e moren Boten ne Dore dhe ne Shqiptareve na ndihmoan jashzakonisht. Amerikanet dhe Evropianet kane 32 vjet qe po na rrjepin dhe shkaterrojne