Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Molla e sherrit’ mes fiseve Rraja dhe Maja, bllokohet gurorja në Borizanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Molla e sherrit’ mes fiseve Rraja dhe Maja, bllokohet gurorja në Borizanë
AktualitetKronike

‘Molla e sherrit’ mes fiseve Rraja dhe Maja, bllokohet gurorja në Borizanë

Published: July 9, 2023
Shpërndaje

Gurorja ‘Delia Group’ e cila u më shkas për konfliktin e ashpër mes fiseve Rraja dhe Maja, nuk do të ushtrojë më aktivitetin, deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga Polica e Shtetit, e cila publikoi edhe pamjet nga aksioni që u zhvillua një ditë më parë në këtë gurore.

Bllokimi është kryer pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë së Përgithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ushtruan kontroll ne subjektin gurore “Delia Group”.

Pas këqyrjes së sipërfaqjes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit. Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 (nëntë) banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje. Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Bllokimi pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë së Përgithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ushtruan kontroll ne subjektin gurore “Delia Group”, me administrator shtetasin V. D., me vendndodhje rreth 300 metra mbi fshatin Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë.

Pas këqyrjes së sipërfaqjes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM. Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 (nëntë) banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje. Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje. Aktet procedurale të përpiluara do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si pjesë e materialeve të referuara më parë, për ngjarjen e datës 02.05.2023.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit të Partisë Socialiste. Organizatorët u kujdesën ta filmonin për t’ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre.

Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar. Pas ngjarjes së rëndë, deputeti Rrahman Rraja dha dorëheqjen, e më pas kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrin Bledi Çuçin. Në vendin e tij, u vendos ministër i brendshëm Taulant Balla.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?