Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia arreston për pengmarrje vëllain e deputetit dhe dy të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Policia arreston për pengmarrje vëllain e deputetit dhe dy të tjerë
KronikeLajmi i fundit

Policia arreston për pengmarrje vëllain e deputetit dhe dy të tjerë

Published: November 1, 2025
Shpërndaje

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Devoll, ku u raportua se Alti Nallbati, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike Bledjon Nallbati, por edhe shtetasit Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, kishin dhunuar një person.

Uniformat blu sqarojnë se kanë ndaluar tre personat në fjalë, të cilët akuzohen se kanë marrë me forcë nga banesa  për motive të dobëta 32-vjeçarin Ilir Topçiu, të cilin e kërcënuan me jetë dhe më pas ushtruan dhunë fizike ndaj tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.

- Publicitet -

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve:  A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim; M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim”, informon policia.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.

Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Alti Nallbati, i njohur si “Duçja” dhe vëllai i tij deputet, Bledion Nallbanti, u përfshinë në një konflikt fizik me një drejtues kamioni në qytetin e Devollit.

Nga pamjet që bën xhiron e rrjetit asokohe, shihet deputeti Bledion Nallbati që godiste me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij u përfshi në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni.

Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë thanë se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga pas. Për të njëjtën çështje, 4 ditë më parë ligjvënësi opozitar u paraqit në SPAK, i thirrur si një person në dijeni.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • SPAK says:
    November 1, 2025 at 10:14 pm

    Ky zanat i vellezerve beri qe aliu te beje te vellain deputet! Eshte grupi i zjarrit ne gatishmeri!

    Reply
  • Trapajani says:
    November 1, 2025 at 11:17 pm

    Shikoj koken,,si qepe e kuqe,,,,

    Reply
  • demo says:
    November 2, 2025 at 12:21 am

    Ec e jepi pushtet ketyre!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  • A do arrestohet Balluku
  • Trump njofton marrëveshjen “historike” për çarmatimin e Hamasit

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Gen Z on “Po më thua të mos u besoj syve?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren: “Si mund të thosha Jo…”
  3. Katiu on A do arrestohet Balluku
  4. 1thundrak on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  5. 1thundrak on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?