Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U përfshinë katër grupe, ja kush i ndihmoi në Shqipëri”, raporti i Microsoft: Lidhjet e sulmit kibernetik me Iranin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “U përfshinë katër grupe, ja kush i ndihmoi në Shqipëri”, raporti i Microsoft: Lidhjet e sulmit kibernetik me Iranin
KronikeKryesore

“U përfshinë katër grupe, ja kush i ndihmoi në Shqipëri”, raporti i Microsoft: Lidhjet e sulmit kibernetik me Iranin

Published: September 11, 2022
Shpërndaje

Një raport i kompanisë “Microsoft”, e cila u thirr nga qeveria shqiptare për të ndihmuar në zbrapsjen dhe investigimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë në korrik të këtij viti, thotë se arriti të gjurmojë 4 grupe sulmuesish të lidhur me shërbimet inteligjente të Iranit.

Raporti përshkruan me detaje infiltrimin në një server të pambrojtur të faqes administrata.al në maj 2021 dhe më pas përshkallëzimin e sulmit deri në korrik 2022, kur sulmuesit tentuan të fshijnë të dhënat në server.

“Microsofti arriti të provojë me siguri të lartë se një sërë grupesh iraniane u përfshinë në këtë sulm, me aktorë të ndryshëm përgjegjës për faza të ndryshme të sulmit,” thuhet në raport.

- Publicitet -

Sipas Microsoft, të dhënat tregojnë se njëri prej grupeve, i cili u përfshi në hyrjen fillestare dhe vjedhjen e të dhënave, është i lidhur me EUROPIUM – një grup i lidhur publikisht me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit.

Por kompania thotë se kishte edhe të dhëna të tjera që e lidhnin sulmin me Teheranin, përfshi faktin se kodet ishin përdorur edhe më herët në sulme të ngjashme si dhe mesazhet e sulmuesve që targetonin opozitën iraniane të strehuar në Shqipëri.

“Kodi fshirës [wiper code] është përdorur më herët nga një grup i njohur iranian”, thuhet në raport.

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë kulmoi më 15 korrik, pak javë pasi vendi kishte shtuar një mori shërbimesh online me premtimin për të kufizuar burokracitë. Shërbime kyçe, nga recetat që mjekët lëshojnë për ilaçe të rimbursueshme, regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla apo regjistrimet e biznesit dhe bilanceve u mbyllën.

Qeveria dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, i minimizuan efektet e sulmit dhe pretenduan se agresori nuk kishte pasur sukses.

Gati dy muaj pas sulmit kibernetik, qeveria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe dëboi përfaqësuesit e ambasadës iraniane më 19 shtator, duke fajësuar Teheranin për “agresion shtetëror” ndaj Shqipërisë.

Ministria e Jashtme e Iranit e ka mohuar sulmin, i ka cilësuar akuzat e Shqipërisë si të “pabaza”.

Sulmi dhe pasojat

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara që prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare vendosi të strehonte anëtarët e grupit të njohur si “Mujahedin-e-Khalq” apo MEK, një grup opozitar ndaj regjimit në Teheran.

Me mbështetjen e Uashingtonit dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, grupi ndaj të cilit ka qëndrime kontradiktore, por që mbështetet si një opozitë ndaj regjimit të ajatollahëve në Iran, u vendos pjesë-pjesë në Shqipëri. Irani i konsideron anëtarët e MEK si terroristë dhe prej vitesh është aktiv kundër pranisë së tyre në Shqipëri.

Një sërë incidentesh u shënuan në vite, përfshi edhe arrestimin e të paktën një iraniani me akuza për terrorizëm si dhe dëbim diplomatësh nga Shqipëria. Sulmi kibernetik megjithatë duket se i vulosi këto marrëdhënie.

Në raportin e investigimit, Microsoft thotë se arriti  ta lidhë Iranin me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve qeveritare në Shqipëri duke ndjekur gjurmën elektronike që sulmuesit kishin lënë. Aty veçohet se sulmuesit janë të ngjashëm me ata që kanë sulmuar më herët vende të tjera, po ashtu në marrëdhënie jo të mira me Iranin apo që ishin “konsistente me interesat e Iranit”.

Po ashtu, kodi me të cilin u tentua të fshihej i gjithë sistemi ishte përdorur sipas investigimit nga një grup i njohur iranian edhe më herët. Gjithashtu edhe njëra prej certifikatave dixhitale e përdorur në kodin e kriptimit.

“Telemetria e Microsoft tregon se kjo certifikatë është përdorur vetëm në 15 dokumente të tjerë, një gjurmë shumë e vogël, që sugjeron se certifikata nuk ishte ndarë me grupe pa lidhje me njëri- tjetrin,” thuhet në raport, ku shtohet se ajo ishte përdorur në një sulm kundër Arabisë Saudite në qershor 2021.

Në analizën teknike të sulmit, Microsoft thotë se ai u krye nga katër grupe të ndryshme, të cilët kryen disa veprime. Thyerja e parë ndodhi sipas raportit në maj të vitit 2021.

Sipas të dhënave, serveri i prekur ishte i pambrojtur dhe i përkiste një faqeje periferike administrata.al. Pas kësaj ndërhyrje, grupet që mbeten anonime dhe identifikohen nga Microsoft me kode, e zgjeruan ndërhyrjen.

Një grup i koduar si “DEV-0842” vendosi në rrjet një kod kriptimi me qëllim marrjen e shërbimit  dhe njëkohësisht një kod për fshirjen (ëiper malëare). Grupi i koduar si “DEV-0861” fitoi aksesin fillestar dhe vodhi të dhëna. Grupi “DEV-0166” ndërhyri vetëm për të vjedhur të dhëna. Ndërsa “DEV-0133” u përpoq të testonte infrastrukturën.

Sipas Microsoft, një numër i paqartë emailesh u vodhën nga vjeshta e vitit të kaluar deri në janar të këtij viti. Faqja ku ato u publikuan, Homeland Justice pretendon se ka marrë e-mailin zyrtar të kryeministrit Rama, atë të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Mbrojtjes, disa ambasadave dhe një sërë aktorëve të tjerë, përfshi drejtues të AKSHI.

Sipas ekipit që kreu investigimin, përpjekja finale e aksionit kishte për qëllim të kriptonte të dhënat dhe njëkohësisht t’i fshinte ato, por “sulmi dështoi”.

“Tentativa e financuar nga Irani për të shkatërruar pati më pak se 10% ndikim në mjedisin e klientit,” thuhet në raportin e Microsoft.

Igli Gjelishti, drejtues i një kompanie dhe zhvillues i sistemeve të informacionit, tha se raporti jep një tablo të qartë të ngjarjes dhe të masave që duheshin marrë.

“Tani e dimë origjinën e sulmit, dimë pikën e hyrjes, dhe gjithashtu kemi dhe një vlerësim nga Microsoft që tentativa shkatërruese pati një impakt nën 10% në infrastrukturën e sulmuar,” tha Gjelishti për BIRN.

Sipas tij, raporti tregonte se dëmi u kufizua për shkak të fikjes së sistemeve.

“Fikja e sistemeve deri në identifikimin dhe izolimin e sulmit ishte vendimi i duhur,” tha Gjelishti

Reporter.al
Fillimi  Analiza

Raporti i Microsoft: Lidhjet e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë me Iranin

Raporti i një investigimi teknik nga kompania Microsoft që punoi për të ndaluar sulmin kibernetik ndaj sistemit qeveritar të Shqipërisë, thotë se sulmi filloi në maj 2021 dhe se databazat e qeverisë u sulmuan nga katër grupe të lidhura me qeverinë iraniane.

NgaVladimir Karaj
 12:15 | 10/09/2022
NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

Forcat speciale të policisë shqiptare hyjnë në mjediset e ambasadës së Iranit në Tiranë, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike. Foto:LSA

Një raport i kompanisë “Microsoft”, e cila u thirr nga qeveria shqiptare për të ndihmuar në zbrapsjen dhe investigimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë në korrik të këtij viti, thotë se arriti të gjurmojë 4 grupe sulmuesish të lidhur me shërbimet inteligjente të Iranit.

Raporti përshkruan me detaje infiltrimin në një server të pambrojtur të faqes administrata.al në maj 2021 dhe më pas përshkallëzimin e sulmit deri në korrik 2022, kur sulmuesit tentuan të fshijnë të dhënat në server.

“Microsofti arriti të provojë me siguri të lartë se një sërë grupesh iraniane u përfshinë në këtë sulm, me aktorë të ndryshëm përgjegjës për faza të ndryshme të sulmit,” thuhet në raport.

Sipas Microsoft, të dhënat tregojnë se njëri prej grupeve, i cili u përfshi në hyrjen fillestare dhe vjedhjen e të dhënave, është i lidhur me EUROPIUM – një grup i lidhur publikisht me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit.

Por kompania thotë se kishte edhe të dhëna të tjera që e lidhnin sulmin me Teheranin, përfshi faktin se kodet ishin përdorur edhe më herët në sulme të ngjashme si dhe mesazhet e sulmuesve që targetonin opozitën iraniane të strehuar në Shqipëri.

“Kodi fshirës [wiper code] është përdorur më herët nga një grup i njohur iranian”, thuhet në raport.

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë kulmoi më 15 korrik, pak javë pasi vendi kishte shtuar një mori shërbimesh online me premtimin për të kufizuar burokracitë. Shërbime kyçe,  nga recetat që mjekët lëshojnë për ilaçe të rimbursueshme, regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla apo regjistrimet e biznesit dhe bilanceve u mbyllën.

Qeveria dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, i minimizuan efektet e sulmit dhe pretenduan se agresori nuk kishte pasur sukses.

Gati dy muaj pas sulmit kibernetik, qeveria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe dëboi përfaqësuesit e ambasadës iraniane më 19 shtator, duke fajësuar Teheranin për “agresion shtetëror” ndaj Shqipërisë.

Ministria e Jashtme e Iranit e ka mohuar sulmin, i ka cilësuar akuzat e Shqipërisë si të “pabaza” dhe vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike si “dritëshkurtër”.

Sulmi dhe pasojat

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara që prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare vendosi të strehonte anëtarët e grupit të njohur si “Mujahedin-e-Khalq” apo MEK, një grup opozitar ndaj regjimit në Teheran.

Me mbështetjen e Uashingtonit dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, grupi ndaj të cilit ka qëndrime kontradiktore, por që mbështetet si një opozitë ndaj regjimit të ajatollahëve në Iran, u vendos pjesë-pjesë në Shqipëri. Irani i konsideron anëtarët e MEK si terroristë dhe prej vitesh është aktiv kundër pranisë së tyre në Shqipëri.

Një sërë incidentesh u shënuan në vite, përfshi edhe arrestimin e të paktën një iraniani me akuza për terrorizëm si dhe dëbim diplomatësh nga Shqipëria. Sulmi kibernetik megjithatë duket se i vulosi këto marrëdhënie.

Në raportin e investigimit, Microsoft thotë se arriti  ta lidhë Iranin me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve qeveritare në Shqipëri duke ndjekur gjurmën elektronike që sulmuesit kishin lënë. Aty veçohet se sulmuesit janë të ngjashëm me ata që kanë sulmuar më herët vende të tjera, po ashtu në marrëdhënie jo të mira me Iranin apo që ishin “konsistente me interesat e Iranit”.

Po ashtu, kodi me të cilin u tentua të fshihej i gjithë sistemi ishte përdorur sipas investigimit nga një grup i njohur iranian edhe më herët. Gjithashtu edhe njëra prej certifikatave dixhitale e përdorur në kodin e kriptimit.

“Telemetria e Microsoft tregon se kjo certifikatë është përdorur vetëm në 15 dokumente të tjerë, një gjurmë shumë e vogël, që sugjeron se certifikata nuk ishte ndarë me grupe pa lidhje me njëri- tjetrin,” thuhet në raport, ku shtohet se ajo ishte përdorur në një sulm kundër Arabisë Saudite në qershor 2021.

Në analizën teknike të sulmit, Microsoft thotë se ai u krye nga katër grupe të ndryshme, të cilët kryen disa veprime. Thyerja e parë ndodhi sipas raportit në maj të vitit 2021.

Sipas të dhënave, serveri i prekur ishte i pambrojtur dhe i përkiste një faqeje periferike administrata.al. Pas kësaj ndërhyrje, grupet që mbeten anonime dhe identifikohen nga Microsoft me kode, e zgjeruan ndërhyrjen.

Një grup i koduar si “DEV-0842” vendosi në rrjet një kod kriptimi me qëllim marrjen e shërbimit  dhe njëkohësisht një kod për fshirjen (ëiper malëare). Grupi i koduar si “DEV-0861” fitoi aksesin fillestar dhe vodhi të dhëna. Grupi “DEV-0166” ndërhyri vetëm për të vjedhur të dhëna.  Ndërsa “DEV-0133” u përpoq të testonte infrastrukturën.

Sipas Microsoft, një numër i paqartë emailesh u vodhën nga vjeshta e vitit të kaluar deri në janar të këtij viti. Faqja ku ato u publikuan, Homeland Justice pretendon se ka marrë e-mailin zyrtar të kryeministrit Rama, atë të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Mbrojtjes, disa ambasadave dhe një sërë aktorëve të tjerë, përfshi drejtues të AKSHI.

Sipas ekipit që kreu investigimin, përpjekja finale e aksionit kishte për qëllim të kriptonte të dhënat dhe njëkohësisht t’i fshinte ato, por “sulmi dështoi”.

“Tentativa e financuar nga Irani për të shkatërruar pati më pak se 10% ndikim në mjedisin e klientit,” thuhet në raportin e Microsoft.

Igli Gjelishti, drejtues i një kompanie dhe zhvillues i sistemeve të informacionit, tha se raporti jep një tablo të qartë të ngjarjes dhe të masave që duheshin marrë.

“Tani e dimë origjinën e sulmit, dimë pikën e hyrjes, dhe gjithashtu kemi dhe një vlerësim nga Microsoft që tentativa shkatërruese pati një impakt nën 10% në infrastrukturën e sulmuar,” tha Gjelishti për BIRN.

Sipas tij, raporti tregonte se dëmi u kufizua për shkak të fikjes së sistemeve.

“Fikja e sistemeve deri në identifikimin dhe izolimin e sulmit ishte vendimi i duhur,” tha Gjelishti

“Amplifikuesit e mesazheve”  

Aludimet se Irani qëndronte pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë qarkulluan që në fillim për shkak të mesazhit që grupi i pagëzuar si Homeland Justice publikoi në rrjetet sociale dhe në aplikacionin Telegram, së bashku me një seri emailesh që pretendon se i ka marrë nga adresat zyrtare të ministrave dhe kryeministrit Edi Rama.

“Pse taksat tona duhet të shpenzohen për terroristët në Durrës”, thuhet në mesazhin.

Një një pjesë të raportit të titulluar “Indikatorë shtesë për sponsorizim (të sulmit) nga Irani” Microsoft thotë se Republika Islamike e Iranit fajëson anëtarët e MEK dhe Izraelin për disa sulme kibernetike dhe se sulmi ndaj Shqipërisë mund të jetë një “hakmarrje për këto sulme”.

Microsoft thotë se analizoi logon dhe simbolet e përdorura, që po ashtu shtynin drejt këtij përfundimi.

Në raport thuhet gjithashtu se Microsoft ka identifikuar disa personazhe reale, shqiptarë dhe iranianë, që kishin amplifikuar mesazhet e të ashtuquajturës “Homeland Justice”.

Sipas Microsoft, personat në fjalë dhe profile false u përdorën për të kontaktuar media në Shqipëri në përpjekje për të shpërndarë materialet e supozuara të hakuara.

Sipas raportit, dy prej personave që i bënë jehonë qëndrimeve të Homeland Justice ishin Olsi Jazexhi dhe Gjergj Thanasi, të cilët etiketohen si “shqiptarë që shfaqen shpesh në mediat e financuara nga shteti i Iranit”.

Të përmendur në raport si pjesë e këtij grupi amplifikues, Olsi Jazexhi dhe Gjergj Thanasi, mohuan për BIRN se kishin lidhje me sulmin.

“Ky është një pretendim kriminal,” thuhet në një letër që Jazexhi dhe Thanasi shpërndanë për mediat, duke aluduar se pas përmendjes së tyre ishte MEK, kundër të cilit ata flasin vazhdimisht.

Në telefonata me BIRN, Jazexhi dhe Thanasi këmbëngulën se një letër e hapur e tyre drejtuar ish-presidentit Ilir Meta për rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga MEK kishte qëllime patriotike.

“Qeveria shqiptare dështoi të mbronte të dhënat e qytetarëve të saj që paguajnë taksat,” tha Thanasi, duke këmbëngulur të përmendej se “nëqoftë se Irani ishte pas sulmit”,  atëherë kjo mund ta “fuste Shqipërinë në një spirale turbullirash”.

Jazexhi pranoi në një bisedë me BIRN se i kishte shpërndarë mesazhet e Homeland Justice, por tha se e bëri këtë vetëm për të parë korrupsionin e qeverisë. Por ai këmbënguli se jo vetëm që e kundërshtonte akuzën se ishte përfshirë në amplifikimin e mesazhit të hakuesve, por e injoronte atë.

“Është raport që kalamajtë e Microsoftit kanë bërë… Ua kanë dhënë muxhahedinët në Tiranë,” tha Jazexhi.

Por raporti i Microsoft thotë se kishte gjetur të paktën dy profile false në rrjetet sociale të krijuara në maj 2021, kur sulmi sapo kishte filluar dhe se të dy profilet u angazhuan ndër të parët në shpërndarjen e materialeve të Homeland Justice. Sipas raportit, këto profile dhe një i tretë më i vjetër kishin ndërveprime në rrjetet sociale me “personat e përmendur më sipër”

Marrë nga BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Phoenix says:
    September 11, 2022 at 9:06 pm

    Gjithe ky carcaf nga reporter.al, per te justifikuar inskenimet dhe mashtrimet e qeverise Shqiptare me lojera luftrash online. Media qesharake gjoja te “pavarura”, te cilat flene ne xhepin e Qeverise me parate e buxhetit dhe taksapaguesve Shqiptare. Te pakten, te publikojne linkun apo raportin origjinal te Microsoft.

    Reply
  • ¿? says:
    September 11, 2022 at 9:10 pm

    Ku eshte raporti? Ky konspiracionisti ketu lart, kesaj rradhe ka te drejte kur kerkon linkun e raportit. Perndryshe eshte sajese e Poturres prej Surrelit.

    Reply
  • demo says:
    September 11, 2022 at 9:30 pm

    Ke kjo pjesa dyte(kush i ndihmoi ne Shqiperi) une shoh kete Olsi Jazexhiun me kete kaurrin Gjergj Thanasi.
    Cfare te dhenash kane keta per serverat e Qeverise?Ku punojne keta persona? Si i kane zoteruar keta kodet e sherbimeve kompjuterike qeveritare?
    Kete jazexhuin e kam pare ne ndonje emision televiziv,qe i del ne mbrojtje Talibaneve islamike te 1913,Haxhi Qomilit,Musa Qazimit,Haxhi Fezes,qe donin Baben,nuk donin Mevetesine e Shqiperise dhe flamurin e Skenderbeut me sorreee.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 11, 2022 at 9:36 pm

    Phoenix. Link-un e kanë fshehur brenda p!dhit të sat’ëm. Sapo të hapet e të bëhet tunel, atëherë del vetë. Deri atëherë, ti rri në hije dhe shijo shfaqjen. Mos harro të sjellësh dhe motrat me vete, për të argëtuar jevgjit iranianë.

    Reply
  • Nderpriteni pak ushqimin, mos hani ...... mut gjithe kohes. says:
    September 11, 2022 at 9:59 pm

    Mos u shani bre vellezer mes njeri tjetrit, keni rene ne lojen e Ed Ram Droges.
    Po grupi i Patronazhisteve a ka lidhje me Iranin ?
    Ja pra Microsoft me falni CIA e ka percaktuar qarte se kush eshte fajtori, por ky dreq fajtori vepron jashte shtetit Islamik Iranian.

    Reply
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    September 11, 2022 at 10:19 pm

    Vite me pare organizata e Muxhahedineve MEK eshte cilesuar edhe nga vete Amerika si terroriste, kete qendrim ka mbajtur dhe mban edhe sot shteti i Iranit.
    Amerikanet kane ndryshuar mendim (Irani jo) e kane hequr nga lista MEK si organizate terroriste duke e pagezuar me emrin “Opozita Iraniane” me kryeqyet Manzen, duke e vene totalisht ne sherbim te tyre.
    Edi gruaja e Bilalit per te ruajtur pushtetin dhe familjen e tij ka shkateruar Shqiperine dhe identitetin e saj, shqipetaret kane marre rruget e Evropes si cifuti ne shkretetire duke i zevendesuar me iraniane, afgane, irakien, bangladeshas, afrikane, kinez etj etj.
    Kujdes nusja e Bilalit se Amerika te mban per sa kohe ka interes, me pas ke plumbin apo litarin ne qafe si ish udheheqesit e vendeve arabe, apo edhe te klikave ushtarake si Pinoceti e me rradhe.

    Reply
  • Patriot says:
    September 11, 2022 at 10:33 pm

    Kazani i mediave duhet te japi dhe emrat e kompanive shqiptare qe Kane fituar tenderin per manaxhimin e software te ministrise. Atehere shprehja “ faji u be pallto por pallton nuk e veshi njeri” do te vazhdoje dhe per nje 100 te tjera.

    Reply
  • ¿? says:
    September 11, 2022 at 11:36 pm

    Hahahahahahahaha…. kjo eshte referenca jua mo? Reporter.al? Dmth hiqja Lenes e veja Prenes? Dmth ndonje gazete a portal tjeter qe mund te vere linkun tuaj e quan qe raporti eshte autentik. Po jo or zoterinj se nuk ecen keshtu. Ku eshte origjinali i raportit te Microsoftit? Ate link duhet te vini ju, jo nje palo portal tjeter….

    PS Komenti i Komentuesit Moisi Golemi shkelqen nga kultura, edukata, mençuria, vetem se eshte pak pornografik dhe tregon frustrimin e autorit.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 12, 2022 at 4:13 am

    NJASHTU SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT FAJIN E KA ARMIKUNI JASHTEM QE E KA HALE NE SY SHQYPNINE SOCIALISTE DHE DERGON POLIAGJENTE NE UZINAT GERDALLA NE GRAMSH PLOT ME MUT QE SHQETESOI KAQ SHUME ZONJEN KIM DHE AKTIVIZOI MADJE CIA DUKE HARRUAR FARE INCENERATORET VENDORE DHE HAJNINE PATRIOTIKE ALLA BASHKIM ULAJ&LUKUNI.

    Po mire o gazeta e nerume DITA po ku shkoi Piramida e Enverit qe do behej si qendra boterore e teknollogjise qe do te shpaloste mrekullira te informacionit pse duhej te paguhej me para publike Microsofti amerikan ne kete histori agjentesh me poliagjente kompjuterike kur Edi Rama mburret papushim se do ta beje Tiranen si qendra boterore e informacionit dhe teknollogjise, kur dihet se nje sulm kibernetik ne nje server te pambrojtur mund ta beje fare lehte nje adoleshente nga dhoma e vet, kjo ka ndodhur rendom ne te gjitha shtetet e rajonit kur jane atakuar nga hakera sajtet qeveritare, ne Rumani u bllokuan pensionet do kohe me pare, ne Bullgari u bllokua gjithe sistemi i tatimeve, kudo ne Bote hakerat e padukshem sulmojne faqe interneti qe nuk kane masa mbrojtese te mjaftueshme per sigurine e te dhenave ne serverat e tyre, vete Microsofti eshte arakuar disa here nga hakera te ndryshem, kompania Sony Korporation ka nje histori mjaft tragjike me hakerat e Korese se Veriut per nje film kunder Diktatorit Kim, por askush nuk ka perzene ambasada te huaja vetem jane mjaftuar duke rritur masat e sigurise elektronike qe mesa duket qeveria e Edi Rames nuk i njeh dhe rrjedhimisht nuk i disponon ne serverat e saj qe eshte detyre apo obligim primar i cdo qeverie,

    prandaj:

    Te gjitha keto histori spiunazhi grotesk si ne filmat e Realizmit Socialist te Anagnostit dhe Viktor Gjikes hidhen me qellim me tallaze tallaze per te spostuar vemendjen nga hajnia me inceneratoret dhe PPP alla Bashikm Ulaj&Lukuni dhe kjo propagande enveriste nuk i sjell asgje te mire realitetit mjeran ku eshte Vatani

    Reply
  • Patrioti says:
    September 12, 2022 at 4:52 pm

    keto manovra kane 20 vjet qe perpunohen, kujtoni pak dyqanet e celulareve te mjekrishve prane xhamive

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?