Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se i ndërpreu marrëdhëniet me Jeffrey Epstein pasi ky i fundit rekrutoi vajza të reja që punonin në resortin e tij privat, Mar-a-Lago.
Trump nënvizoi se Epstein ishte përjashtuar nga resorti i tij dy dekada më parë për shkak të këtij incidenti.
“Epstein mori punonjëse nga spa-ja ime. I thashë të mos e bënte më dhe që nga ai moment gjithçka përfundoi”, u shpreh Trump për gazetarët gjatë kthimit nga Skocia.
Ai shtoi se mes tyre kishte pasur një përplasje për këtë arsye, përfshirë rastin e Virginia Giuffre, një nga akuzueset më të njohura të Epstein, e cila kishte punuar në Mar-a-Lago në moshën 16-vjeçare ndërsa ndërroi jetë këtë vit në Australi, në rrethana të cilësuara si vetëvrasje.
Ai shprehu shqetësim për rikthimin e interesit ndaj çështjes, duke e quajtur atë një “mashtrim” dhe u shpreh i zhgënjyer që ende përflitet pas vdekjes së Epstein.
Komentet e Trump erdhën në një kohë kur administrata e tij po përballet me kritika për mungesën e transparencës mbi dokumentet e hetimit për Epstein.
Ai ka mohuar çdo përfshirje dhe ka paditur një gazetë për shpifje, ndërsa ka deklaruar se nuk ka në plan të falë Maxwell-in.
Ndërkohë, Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Epstein-it, do të dëshmojë më 11 gusht në Kongres. Ajo po vuan një dënim me 20 vjet burg për përfshirjen në abuzime seksuale me vajza të mitura. Maxwell ka kërkuar imunitet përpara dëshmisë së saj, por kjo është refuzuar nga komisioni hetimor.
j.l./ dita
