Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Rob Bauer, i cili së fundmi tronditi opinionin me deklaratën dramatike se lufta me Rusinë është një mundësi reale dhe se të gjithë duhet të përgatiten për një gjë të tillë, ka folur më gjerë edhe për situatën në Ballkan.
I pyetur se ku e bazon vlerësimin e tij se bota duhet të jetë gati për një luftë mes NATO-s dhe Rusisë, Bauer në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, tha se ai mbështetet në sjelljen e shtetit rus.
”Të dielën e kaluar, thashë atë që kam thënë për një vit e gjysmë të fundit. Gjëja magjepsëse është se ka bërë jehonë vetëm tani dhe nuk thashë asgjë të re, thjesht përsërita pikëpamjet e mia dhe për disa arsye vetëm tani ka marrë kuptim. Ne në NATO morëm një marrëveshje traktati në dhjetor të vitit 2021, ku rusët na thanë se duan të kthehen në kufijtë e vitit 1997, ku përfshihen territoret e shumë vendeve që që atëherë janë bërë anëtarë të NATO-s”, deklaroi ushtaraku holandez.
Ai foli edhe rreth çështjesh që e ngriti presidentit amerikan, Joe Biden, ku kishte deklaruar se nëse Rusia fiton në Ukrainë, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin? Bauer tha se shumë njerëz janë të shqetësuar me të drejtë në një skenar të tillë, transmeton Telegrafi.
”Nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, nuk është fundi i armiqësive. Nuk është fundi i destabilitetit. Do të jetë fillimi i destabilitetit të ri. Sepse rusët atëherë do të besojnë se sjellja e tyre në fakt po shpërblehet. Prandaj, ata do të mendojnë: nuk shpërblehet respektimi i rregullave ndërkombëtare, por agresioni. Dhe në thelb, duke pushtuar një vend tjetër, ju merrni atë që dëshironi, që është kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Bauer.
Dhe këto nuk janë vende të NATO-s, por me ndihmën e BE-së dhe NATO-s janë stabilizuar vitet e fundit”.
“Pra, kjo nuk është e re në vetvete, për ta ky është një argument shtesë. Kështu që nuk mendoj se do të ndryshojë Ballkanin në vetvete, mendoj se është një nga arsyet për të vazhduar mbështetjen për Ballkanin siç po bëjmë aktualisht. Siç thashë, Bashkimi Evropian dhe NATO e mbështesin Ballkanin në kuptimin praktik, jo vetëm me fjalë, por edhe në praktikë – ata sigurojnë mbrotje dhe një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. BE-ja po bën të njëjtën gjë në Bosnje dhe Hercegovinë, me mbështetjen edhe të NATO-s, me misionin tonë në Sarajevë. Në këtë mënyrë të dyja organizatat nuk po flasin vetëm, por edhe praktikisht po ndihmojnë në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit”.
Shefi i NATO-s i tha se shohin një stabilitet të brishtë në Ballkan, ku vetë liderët e vendeve duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Ballkanit të qëndrueshëm dhe të sigurt.
“Nuk mjafton të “ngrini duart” dhe të prisni që BE-ja dhe NATO të bëjë diçka për Ballkanin. Vetë vendet dhe liderët në këto vende luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Ballkanit të qëndrueshëm dhe të sigurt… NATO dhe BE-ja do të ndihmojë siç kemi bërë me vite dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. NATO, në përgjigje të asaj që ndodhi në shtator në Kosovë, rriti numrin e ushtarëve në KFOR dhe kjo sepse ne po monitorojmë atë se çfarë po ndodh në terren”, tha ai.
j.l./ dita
Po,c’koment te besh moj gazetes e nderuar.Lexova sot nje artikull pacavure te “Sot”,nje artikull ku gazetarit E B shkruani per nje liber te nje Prof.Dok.Pirdh-o Nase,ku zberthente nje liber te fellique te nje mashtruesi nga Dukati ,”odissea e nje Detektivi”.E kam lexuar dy here,nuk eshte veshtire te gjendet,ne …internet.Lexojeni.Genjeshtea me bisht .Nje pyetje per keta shkrues.Kush eshte “Detektivi”?Quhet Hamit Meli,nga Gjirokastra,apo Leonard apo Daver..Po “kobra”kush eshte?Iliri Hoxha nuk Ka qene Asnjehere punonjes i MPB apo ne zbulim.Dihet kush Kane qene drejtues te zbulimit.
Dhe se fundi ,Pirdh-o Nase ,Pasi Ka numuruar fustanet e ngritura nga Enverit ne France na tregon se Ka qene agjent englez.Ai qe udhehoqi clirimin,industrializimin,bujqesimin,universimin dhe arsimimin,mbrojtjen e organizuara dhe te sistemuar,sot na del agjent englez,armik i shqiperise.Ndersa armiqte e Shqiperise dhe bashkepuntoret e te fashizmit i nxjerrin heronj.Nje Lab do te thoshte:-“ma rrofsh o Pirdh-o dhe ti Elmaz”
Shkaterruat Shqiperine me udheheqes Saliun ne krye dhe e cveshet lakuriq.Saqe Edhe kuadri i NATO-thote:- mbrojeni vendin tuaj vete ,se nuk duhet se kur do te vime.Dhe Grueqira eshte gati-“do ta mbrojme ne Shqiperine me Bejlerin e Agimir te Arte.
Shkruaj o Pirdh-o Nase se te komenton Bogdani
km,”te nje Prof.Dok.Pirdh-o Nase,ku zberthente nje liber te fellique te nje mashtruesi nga Dukati ,”odissea e nje Detektivi”,jo vetëm nuk kuptohet rrëmuja që ka shkruar Pro.Doku,por ai e quan gimçen pjesë të grupit të DJS!!në një kohë që gimçja(mund të ketë shkruar me të vërtetë ato që i kanë treguar)thotë se ka qënë thjeshtë një i burgosur “politik”(pavarsisht se thotë që është dënuar kot)dhe se i ka dëgjuar të tërë këto histori nga një i burgosur tjetër me të njëjtat akuza si ai!!pra gimçja nuk ka qënë asnjëherë prezent në asnjë situatë a periudhë kur kanë “ndodhur rrëfimet” e hamit melit!!nëse do ta quanimi homerin”një përjetues të ngjarjeve të torjës”(qindra vjet pas rënjes së saj)agimi është ai tipi që i ka dëgjuar thënjet në vargje të homerit!!e për pasojë ai i ka hedhur në libër si i ka kujtuar!!
sa për fjalët e admiralit bauer!?çfarë mund të thuash??të fillosh nga e para thënje,ndoshta e njerzimit,”dhe zoti të ndihmon kur ti ndihmon veten tënde”,deri tek thënja”i zoti e nxjerr gomarin nga balta!shoqërija i jep një dorë më shumë”!!për 45 vjet na mësuan me këtë të fundit,30 vitet e fundit!?na i mbushën mëndjen se,jo vetëm që kishim harxhuar para kot më kot për mbrojtjen,duke dhënë faktin më idiot që mund të jepet”nuk pati asnjë luftë”,por dhe se duhej të shkatërronim çdo gjë!në radhë të parë se nuk na hynte në punë,por dhe se të tjerët mendonin vetëm e vetëm si të mbronin shqipërinë dhe shqiptarët nga miqt tanë veriorë e jugorë,që vetëm armatosen gjithnjë e më tepër!!na i mbushën mëndjen se duke mos harrxhuar për mbrojtjen,ne do të ishim më të pasur më të lumtur në vëndin e fundit të miqënjes europiane(për këtë nuk jam i sigurtë!ndoshta moldavia është në vënd të fundit)!
Nuk ka asnje lufte me Rusine, po fare fare .
E gjitha eshte nje loje me regji per te arritur çfaredo ka be mendje te bejne qeverite pa pasur pengese nga populli. Ata do vejne kushte ekonomike te renda, taksa te renda, heqje lirie ne shume forma dhe kjo do garantohet me friken dhe terrorin e vazhdueshem te luftes se drejtperdrejte. Jane te gjithe aktore te te njejtit skenar. Terrorizo popujt me vdekhe e me lufte per te vere çfare eksperimentu qe duan pa pasur oponence. Eshte leksioni i pare i manipulimit te masave
duket që e njerh shumë mirë vetveten,prandaj dhe e meriton pseudonimin që i ke vënë vetes!
Ky zyrtari larte Rob B-ja nuk ka tager te thote nje te vertete – se atje ne Ukraine NATO lufton aktualisht me Rusine.
Dhe kete e ben se ishte NATO qe e shtyu Ukrainen ne ate lufte duke kerkuar ta anetaresonte ne Aleance e tani ndihet e detyruar qe mos perdore dot masha por te percelloje duart e veta atje.