Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mungesë punonjësish në administratë: Qeveria shkurton fondin e pagave me 8 milionë euro për 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Mungesë punonjësish në administratë: Qeveria shkurton fondin e pagave me 8 milionë euro për 2023
EkonomiLajmi i fundit

Mungesë punonjësish në administratë: Qeveria shkurton fondin e pagave me 8 milionë euro për 2023

Published: December 25, 2023
Shpërndaje

Nëpërmjet dy akteve normative, qeveria ka ulur zërin e shpenzimeve të personelit me 808 milionë lek apo 8 milionë euro gjatë këtij viti.

Sipas arsyetimit në relacion, ulja e shpenzimeve vjen si shkak i mosmbushjes së vakancave në administratën shtetërore, kryesisht në Ministrinë e Bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe institucione si Shërbimi Informativ Shtetëror.

Ndërkohë, një tjetër tregues për perfomancën e dobët të rekrutimit vjen edhe nga statistikat e Departamentit të Administratës Publike. Në monitorimin e buxhetit 8 mujor të institucionit procedurat e konkurrimit në shërbimin civil u realizuan në masën 28%, ndërsa si arsye renditet pjesëmarrja e ulët e personave.

- Publicitet -

Më herët, Top Channel ka raportuar se institucione si SHISH, por edhe Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave kanë pohuar se po vuajnë nga dorëheqjet e punonjësve. Largimi i mjekëve dhe infermierëve është gjithashtu evident me INSTAT që në 2022-in raportoi se numri i tyre në sistem pësoi ulje me 0.7% dhe 1.2%. Gjithashtu Ministria e Financave në strategjinë e menaxhimit të financave publike pohon se mungesa e burimeve njerëzore po rrezikon arritjen e objektivave strategjikë.

DAP në raportin vjetor të 2022-it shprehet se numri i dorëheqjeve u rrit me 53%, më i larti në 7 vite. Gjithashtu sipas institucionit, numri i thirrjeve të shpallura ishte më i madh se plani, sërish për shkak të dorëheqjeve. Ndërkohë norma e zëvendësimit të vendeve të shpallura ishte 78%, treguesi më i ulët se vitet e tjera.

Sipas analizës, arsyet kryesore për mosplotësimin e vakancave përfshijnë mungesën e diplomave në fushat si agronom, veteriner, zooteknik, shkenca inxhinierike apo mjedisore. Ndër arsye të tjera, renditen vendndodhja e largët e pozicionit të punës, por dhe natyra e pozicionit si auditues, prokurime, financier.

Edhe pse numri i vakancave nuk është mbushur gjatë këtij viti, MFE sërish ka rritur tavanin maksimal të numrit të punonjësve për institucionet buxhetore dhe qeveritare, por zgjerimi është në nivelin më të ulët në pesë vite. Kufiri është rritur më së shumti për MZHBR si dhe institucione të tjera qeveritare.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm
  • SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore

Komentet e Fundit

  1. Jugori on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  2. demo on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. Humoristi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Humoristi on Pse humbi Trump, sipas vetë Trump: Pjesë nga intervista që po konsiderohet si “më e sinqerta” dhënë ndonjëherë prej tij
  5. MH on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?