Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, në një intervistë ekskluzive për VOX Kosova ka thënë se nuk është i interesuar të bëhet president i Kosovës, edhe pse emri i tij u përfol këto ditë nga qarqe politike, meqë më 4 prill i përfundon mandati presidentes Vjosa Osmani, derisa i riu duhet të zgjidhet më së largu deri më 4 mars.
“Partitë po shprehin gatishmërinë e tyre, ato po shpresojnë në këtë çështje. Unë i falënderoj që na besojnë ose më besojnë për pozita të tilla. Por ua kam bërë të qartë se cilat janë arsyet pse unë nuk e bëj, sepse mbi supet e mia rëndon një barrë e madhe”, tha Jashari.
Ai ka theksuar se këtë pozitë do ta pranonte vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, teksa ka shtuar se gjithmonë është i gatshëm, nëse është nevoja të sakrifikohet për vendin.
Ai ka theksuar se familja Jashari “i takon gjithë shqiptarëve” dhe nuk duhet të përfshihet në kalkulime politike të zakonshme.
“Vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, ruana Zot ndonjë luftë civile, ndonjë rrezik i madh kombëtar ku cenohet bërthama e kombit tonë dhe e vendit tonë, atëherë kush jam unë të mos sakrifikohem për këtë vend? Pra, unë jam gjithmonë i gatshëm, me gjithë fëmijët që m’i ka falë Zoti, të sakrifikohem për këtë vend. Ama jo ta keqpërdor emrin e familjes Jashari për pozita personale. Këto duhet t’i kuptojë opinioni i gjerë”, potencoi ai.
“Mes të qenit në pozita publike dhe profesionit që kam, si dhe pjesës së familjes që jam, unë i zgjedh këto të fundit. Partitë politike, ose politika nëse e përkthejmë me gjuhën tonë të bukur shqipe, i bie menaxhim i punëve publike. Pra, ata që dalin në zgjedhje e kanë për obligim, sepse marrin besimin dhe taksat e qytetarëve. Në politikë jemi për t’i menaxhuar këto dy gjëra dhe ata duhet të gjejnë zgjidhje për këtë punë, sepse e kanë besimin dhe taksat e qytetarëve”, shtoi Jashari.
Ky i fundit ishte përfolur si kandidat i mundshëm nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, që me sa duket nuk do mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë.
j.l./ dita

Te lumte … Shume Respekt 🖤🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🖤. Fjale shume te mençura . Ky e ka koken plot dhe me perulesi …. Gjithe kohen e kam perserit qe perfaqsuesi me i madh anti UÇK Bin serbia , i eshte sul me koke familjeve me emer te madh te luftes qe jane emblema UÇK , ti pervetesoje dhe ti abuzoje eger . Ka kohe qe duket kjo dhe e kam perserit gjithe kohen , se Bin serbia po i perdor keqas ata si familje dhe emrin e tyre …. Disa prej tyre edhe ja mbajne pishtarin horrit , por deklarata e ktij Profesorit tregon maturi por dhe velje me lojrat e palaços. Tregon se edhe në ate familje e ka fut flaken e perçarjes . I boni mut kokcungu ku i rrasi hunden e felliqun🤮
Albin Kurti mbrojti si Askush tjeter integritetin territorjal te Kosoves.E solli Kosoven Shtet funksional cep me cep pa zajednica deri ne Dite te Sotme.Vjosa Osmani i duhet Kosoves per Staturen Nderkombetare,qe ka krijuar,pamvaresisht muhabete grash, zbraz zorret tek armiku me i rrezikshem i Kosoves.Sikur nuk e di cfare Piciri ka vuahjtur Kosova prej Tij.
Mos ishte Albin Kurti qe i perplasi deren kokes,Kosova sot do ishte tek Ata te kater ne Hage,qe moren mendjen e tij
Po ja ku e ke o Albin bylmezi , vere demon president , që të të çajë bythën natë e ditë .
Albin bej kujdes, Pergjigja e Jasharit eshte shume kuptimplote.
Mos bej lojera politike te rrezikshme, por ke interes te perdoresh Vjosen si Negociatore.
Per kete jam dakort me Demon