Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër i Partisë Socialiste, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, ku ky i fundit akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit, teksa kërkonte dhe hetime për “Bankers”.
Murrizi nxori edhe emrat e disa politikanëve që kanë përfituar miliona euro, duke përfshirë edhe ish-ministrin demokrat Eduard Halimin.
“Prej 21 vitesh qent, haletë, zagaret dhe felliqesirat politike qe ju shqiptarë votoni çdo 4 vjet vjedhin se bashku qindra miliona euro pasuri tuajën dhe ju e bleni naften e benzinen me shtrenjte se te gjith vendet e tjera te rajonit e Europes.
Vetem 3 mender studio ligjore kane mare si “ peshqesh” per 5-6 vite 13,4 milion euro nga viti 2019 kur PD shiti jo dogji mandatet.
Alket Hyseni ish deputet i PS dhe ish drejtor i pastrimit te parave ne vitet 2016-2017 ne qeverinë Rama ka mare 6 milion euro nga viti 2018-2025.
Studio e Eduart Halimit, ish- minister dhe ish- deputet i PD ka mare 2.7 milion euro nga shkurti 2019 deri ne qershor 2025 me 2 punonjes te punesuar dhe 720 mij euro i ka mar 4 ditë pasi PD dogji mandatet, pra date 23 shkurt.
Studio e avokat Besnik Çerekja me gjithë bashkeshorten qe perdoret si nga PS dhe nga PD si sekser ligjor per pazare te pista kanë marre 4.4 milion euro nga viti 2020 deri ne qershor 2025”, shkruante ndër të tjera Murrizi.
Ndërsa Arben Malaj duke kërkuar nga kolegu që të qëndrojë larg gjuhës vulgare dhe të përdorë më shumë argumetat, thotë se në 2005 kur qeveria e parë e Sali Berishës mori pushtetin, vetë bllokoi një hetim të thelluar për rafineritë e naftës.
“S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithë të tjerëve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur në parlament, kemi folur në media, kemi apeluar që SPAK duhet të hetojë me prioritet falimentimin e përshpejtuar të Unionit të Përpunimit të Thellë të Naftës.
Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur pas vitit 2005 autoritetet policore bllokuan hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe ministri juaj i Financave certifikoj qëndrimin e policisë dhe nuk mbrotji autoritetet tatimore??? Pse nuk protestove në atë ditë? Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd dhe te partise tuaj, qe ajo ishte kapje e shtetit?”, shkruan ish-ministri socialist.
“Aty ke qenë deputet Murriz, kishe të gjithë të drejtën dhe mundësitë ligjore jo thjesht të flisje, por edhe të hetoje çdo vjedhje dhe t’u nxirrje ujë të zi “të zinjve” politikë që futën thellë duart në paratë e zeza të UPTHN-së në Ballsh.
Nuk kam asgjë personale, as po e bëj për të mbrojtur ndonjë, sepse, fatmirësisht, hajdutët dhe të babëziturit, përditë e më shumë, do të jenë publikë.
Jam krenar që edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund të PD-së – ndaj të cilave ti asnjëherë nuk reagove pse e partia jote e bazonte luftën politike vetëm tek shpifjet ndaj kundërshtarëve politikë. Populli i zgjuar shqiptare thotë se kush nuk ha hudhra nuk i vjen ere goja”, replikoi Malaj.
Pas reagimit të Malajt, ish-deputeti Murrizi ka reaguar sërish. Duke sulmuar Malajn se e ka marrë “gradën” te firmat piramidale, Murrizi i kujton ish-ministrit socialist se nuk ka qenë deputet në vitin 2025.
“Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po të kisha qenë do flisja për ty si ish-ministër që shite të gjithë pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin për lekë”, thotë ndër të tjera Murrizi në replikën e tij.
j.l./ dita

Siç thashethemohet ne gazete njeri tha keshtu, tjetri tha ashtu. Njeri eshte i miri e tjetri i keqi ose pak me i mire.
PO VJEDHJA E NAFTES SHQIPTARE ESHTE E MIRE???????????
PO VJEDHESIT E NJOLLOSUR ME TE A JANE TE MIRE??????
Socialpisat nuk meritojne gjuhe tjeter. Z. Murrizi i vetmi politikan qe flet pa dorashka e u cjerr masken. Kujt i djeg miza, llogjike qe do i kundervihet. Nafta eshte vetem maja e ajsbergut. E njejta maskarade ndodh edhe me pyjet, me kromin, bakrin, e sa e sa minerale te cmuara. E njejta maskarade ndodh me gjithe pasurine ujore e nentokesore, qe zhvatet pa hesap nga nje grusht edepsëzësh qe qendrojne ne prapaskene. Si ka mundesi qe gjithe ajo pasuri grabitet nga njera ane diten me diell pa patur absolutisht asnje relacion publik e llogaridhenie, e nga ana tjeter qytetari i thjeshtë nuk perfiton as dhe nje kacidhe? Ku jane mediat e kapura per fyti? Pse nuk sqarojne publikun se c’ndodh me “pasurine e perbashket”? Pse bejne zhurme non-stop e u corodisin mendjet miletit me qyfyre shallvarexhinjsh, por kur vjen puna ke ceshtjet serioze e kritike si keto me lart bejne rolin e memecit, heshtin, zeri s’u ndihet. Aq langaraqe ka mes tyre sa dhe nje foto s’guxojne te publikojne, per video si kjo me lart as qe behet fjale. Ku ne te semes shkon ky tren mallrash? Cfare pergjigje ka per kete rast flagrant socialpisi? Mos vallë iu prek interesi? Pa dyshim qe po. Perndryshe s’kishte aresye pse te replikonte.
PELLITJE GOMERESH
PALLAVRA HAJDUTESH
U QELB SHQIPERIA
NGA KY SOJ LABUSHESH
Me mire duronit edhe ca vite ju dy politikanet heronj pas 20 e kusur vitesh,shkruanit kujtime qe te botoheshin pas vdekjes.Ceshte kjo pune me politiken e qelbur shqiptare,ata qe hetuan Berishen per 97 dalin pas afro 30 vitèsh e na tregojne se ka qene spiùn i Sigurimit, UDB,etj,etj,keta 2 trimat tani pas 20 e kusur vitesh na tregojne se kjo puba e naftes paska mbajt ere abuzimesh qysh 20 e kusur vitesh para.Se pari kerkoni ndjese qe ceshtje te tilla te medha i keni lene ne harrese,e jeni marre me ceshtje koti.Kjo tregon kotesine e politikes shqiptare qe e coi kete vend per lesh.
Keta jane deputetet tane! Arben Malaj dhe Idrizi! Me fjalorin e tyre shume te ulet!
Spak te nxjerre pergjegjesit e vjedhjes se naftes tone, prones se perbashket te futur ne disa xhepa privat. Nga hundet tjua nxjerre arin e zi atyre qe abuzuan.
Sekuestrim te pronave te perfituara nga kjo vjedhje masive e pasurise se perbashket dhe te kalojne ne shperblim per popullin.
Erdhi dita kur prona e perbashket dhe pasurite e perbashketa te jene te paprekshme nga individi.
Me pak fjale, mos e kruani me pasurine e perbashket te popullit tone.
Në këtë vend të burgosurit politikë heshtën, intelektualët me kuptimin e plotë të fjalës u larguan nga vendi (se panë si po shkonte politika shqiptare) dhe pjesa që mbeti vazhduan në profesionin e tyre pa u përzier me politikën shqiptare, qytetarët e ndershëm nuk besonin tek politika, ndërsa politikanët të cilët u zhgënjyen kur panë, që një pjesë e madhe e politikanëve ishin pazarzhinj dhe më vonë u bën bashkëpunëtorë me krimin, u larguan përfundimisht nga politika,një pjesë tjetër e politikanëve e volën pushtetin dhe gjoja me lezet u larguan si “me dinjitet” në profesione dhe biznese të ndryshme si Arben Malaj, Ritvan Bode, Genc Ruli, Aleksandër Meksi këto të fundit janë të shumtë në numër.
Prandaj sot ndodhemi në këtë gjendje.
Mallkuar qofshin këto politikanë kriminelë që e çuan në këtë gjendje fatale shqipërimë tonë të bukur!
Mirë ja bëre këtij Murriz katunarit, se po na çan b… për ditë me “heroizmat”e tij si kofini pas të vjelit. Po, budallai s’ka brirë… Na fëlliqi edhe myzeqarët tanë trima.
Gazeta pacavure, publikoni replika idiote, shkoni dhe beni detyren. Verifikoni ato qe thote ky Murrizi dhe botoni verifikimet tuaja. Nese jane te verteta, jemi ne gjendje vete te gjykojme dhe nuk kemi nevoje as per patericat tuaja dhe as qurravitjet e hajdutit me damke Malaj. Verifikoni gjithashtu te ardhurat e zotit Malaj dhe zotit Murrizi ne vite (ata si deputet kane qene te detyruar ti bejne ato publike) si dhe pasurite e tyre (gjithashtu te detyruar ti bejne publike) dhe na i botoni pa as edhe nje koment. Kaq na duhet dhe ne jemi vete ne gjendje te besojme Malajn, Murrizin apo edhe asnjerin prej tyre. Beni detyren, se pa transparence dhe shtyp te lire, nuk ka demokraci!
Po c’fare mediash te lira e investigative o Toni. Kjo eshte thjesht nje iluzion. Ja psh merr artikullin e kryeredaktorit Thano. Lejon komentet e lexuesve dhe pastaj shkon e bllokon komentet. Eshte hera e dyte qe e ben ne dy artikuj Perse e ben? C’fare e shqeteson Thanon dhe i djeg kaq shume nga komentet e lexuesve, kur nderkohe ben be e rrufe per shprehje dhe opinion te lire. Po keta jane plehra o mik. Keta jane thjesht mjete propagandistike me meditje, por te veshur me petkun e gazetarit investigativ dhe te pavarur. Eshte maska qe perdorin dhe kane shume maska ne dispozicion.