Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ndahet nga jeta një ditë pasi festoi 93-vjetorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ndahet nga jeta një ditë pasi festoi 93-vjetorin
KronikeKultureLajmi i fundit

Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ndahet nga jeta një ditë pasi festoi 93-vjetorin

Published: April 3, 2025
Shpërndaje

Është ndarë nga jeta në moshën 93- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Aktorja e njohur shqiptare ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo lindi më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Margarita Xhepa ishte nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

- Publicitet -

Xhepa krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. Ajo ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    April 3, 2025 at 8:17 am

    Ngushllime familjes.Ka qene aktire e madhe.

    Reply
  • demo says:
    April 3, 2025 at 9:25 am

    Ja cfare krijoi natyra shqiptare.PA GRIM.E PERJETSHME.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    April 3, 2025 at 10:28 am

    Vdes Shqpëria, pak nga pak dhe vetëm vdes. Ngushëllime familjes, ngushëllime artit mbar kombëtar.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    April 3, 2025 at 11:03 am

    E pa harruar lusnjaria Margarita Xhepa qe na ka mbushur me emocione nga skena dhe ekrani! Pushofte ne paqe shpirti i saj!

    Reply
  • Arbeni says:
    April 3, 2025 at 11:12 am

    Kadri Roshi i tha Cim Xhepes kur qe gjalle – sado te hargalisesh e mburresh me femra ti or Cim nuk ja arrin dot bemave te sat’eme kur ishte e re…

    Reply
  • Diana says:
    April 3, 2025 at 12:26 pm

    Ngushellime families.Nje princess e artit Shqiptar qe nuk do haroet nga zemrat e Shqiptareve.

    Reply
  • Arber iliri says:
    April 3, 2025 at 3:44 pm

    Ore kaq IQ te ulet kane keta te gazetes.Shkruajne ne moshen 93 vjecare,me poshte ka lindur ne 2 prill 1934,pra 91 vjec,a ka ndonje njeri me pak profesionalizem e tru ne gazete.Eshte nje gabim qe tregòn ,mungese syri profesionist dhe intelegjence fillestare.Gjeja e pare qe njerezit shohin kur vdes njeri eshte sa vjec ishte,pra eshte thelbesore per lajme te ketij lloji.Hej pike e zeze ,hajde besoji per me teper.

    Reply
  • capi says:
    April 3, 2025 at 4:15 pm

    Ngushellime e tu kete lene uraten femijve. Iken nje nga nje, u shuan nje brez i tere. Nuk i vijne me shqiperise keta aktor kaq te talentuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Policia përdori lëndë që përdoren në BE dhe SHBA”, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë
  • Bilanci i tubimit te Parlamenti, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital
  • Gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar
  • Rama është i pakënaqur me ministrat, priten lëvizje në kabinet
  • Çmimet nuk ndalen: Apartamentet në Tiranë arrijnë nivelin më të lartë ndonjëherë

Komentet e Fundit

  1. capi on Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ
  2. Komentuesi i fundit on Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë
  3. Jimi on Gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar
  4. sela on 10 milionë euro vetëm avokatët (!) Arrin shifër marramendëse fatura e Becchettit: Mbi 200 milionë euro nga taksat për dëmshpërblime, gjyqe e para të bllokuara!
  5. Hapiqiforti on Gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?