Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri e i vetëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri e i vetëm
KronikeLajmi i fundit

Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri e i vetëm

Published: April 2, 2025
Shpërndaje

Këtë të mërkurë ka ndërruar jetë ish-kryebashkiaku i Korçës, Robert Kotmillo.

Kotmillo drejtoi bashkinë e qytetit juglindor nga viti 1996 deri në vitin 2000.

Intervistën e fundit të jetës ai e dha për Euronews Albania, ku tregoi se jetonte i vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike.

- Publicitet -

Në rrëfimin e tij ai foli për karrierën e tij të pasur, e cila, megjithatë, nuk i la asgjë pas.

“Unë punova 29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në Korçë, bëra shumë për qytetin dhe vendin. Më pas, isha kryetar i Këshillit të Bashkisë dhe për katër vjet kryebashkiak”,  deklaronte ai në intervistën e dhënë më 19 tetor 2024.

Teksa tregoi se ushqimin e siguronte nga një fondacion në Korçë, ai shprehu keqardhjen për korrupsionin në nivelet e larta të politikës shqiptare.

“Më vjen keq kur dëgjoj se gjashtë kryetarë bashkie dhe katër ministra janë në burg. Është e rëndë që persona të tillë, të cilët përfundojnë pas hekurave, të kenë qenë në krye të bashkive apo institucioneve drejtuese të vendit. Shumë e rëndë”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Rruga e Dibres says:
    April 2, 2025 at 8:16 am

    Nga njerezit e ralle ne kete vend ! I qofte dheu i lehte dhe u prehte ne paqe !

    Reply
  • demo says:
    April 2, 2025 at 8:30 am

    Nderime dhe ngushellime! Me vjen keq qe Media e tralalave,nuk e pa,nuk e njohu,nuk e QEMTOI kete Qytetar te Ndershem,Rast Unik ne 34 vjet,pluralizem.
    Merrni shembull o pushtetare hajdute,te pangopur,te babezitur!

    Reply
  • Remo says:
    April 2, 2025 at 10:38 am

    Korçar, nga vendi i kultures!
    Si nata me diten, ne krahasim me Arnautistanin qe fillon nga Librazhdi e larte
    ku krimi,droga,korrupsioni,dhuna, e gjithe poshtersite, jane pjese e jetes!
    I qofte dheu i lehte!

    Reply
  • Mollosi says:
    April 2, 2025 at 11:11 am

    Tek ne njerezit e drejte, fatkeqesisht nuk kane te ardhme. U prehtë ne paqe ky njeri i mirë!
    Remo, krimi, droga, korrupsioni, dhuna jane te perhapura me shumice edhe poshtë Librazhdit.

    Reply
  • zucer says:
    April 2, 2025 at 1:15 pm

    Rast i vecante. Por njoh edhe te tjere qe kanecqene ne funksione te tilla para 1996 dhe jane te varfer!!!!
    Kjo nuk eshte rastesi ne Shqiperi. Ka politikane dhe struktura te caktuara qe vetem kane mbjelle korrupsionin oer disa dhe varferine per disa te tjere.

    Reply
  • demo says:
    April 2, 2025 at 1:34 pm

    Eshte kaurr o Remo,prandaj!Ju kaurret keni imunitet,si pun e Edmond Haxhinastos,Edi Rames,Ajola Garderoba etj etj.

    Reply
  • Aleks says:
    April 2, 2025 at 6:12 pm

    O DEMOOO….ooooooooo
    Ai ishte kaur. Ti je turk. Gorro. prandaj e urreke shqiperine Ti se qenke Turk. Gorro

    Reply
  • TIRONA says:
    April 2, 2025 at 6:19 pm

    Kujtim dhe Respekt per Robert Kotmilon,Ngushellime te sinqerta Familjes dhe te Afermeve!
    Korca-Parisi i Vogel me kalldrem,ku grate nikoqire fshijne dhe rruget jashte cdo dite!
    Le te shpeesojme qe traditat e mira do te vazhdojne!

    Reply
  • Remo says:
    April 2, 2025 at 8:12 pm

    Demo, e kisha fjalen per Korçen e kultures,
    qe ka nxjerrur edhe kete njeri te nderuar
    si qindra te tjere, se kush e ka bere te kete
    ate emer qe te imponon vetem respekt ,jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare Ballkanin, kete e ka shkruar historia.
    Per ate pjesen tjeter, realiteti eshte ai qe
    eshte e s’kam thene ndonje gje qe s’ekziston. Ne ate politike katrahure tallava te Tiranes,te gjithe jane imune, te bardhe e te zinj, te krishtere e muhamedane. Kaq. Ti u hodhe tek “kauret”, ahh po. E ke nga kohet
    e vjetra o demo bejlerbeu. Atehere, kishit Imunitet nen hijen e babe Dovletit dhe
    “kauret”, ishin me te ekspozuarit ndaj se
    keqes, ata do te paguanin haraçin me te madh, sigurisht, ne emer te Imunitetit qe gezonit ju!

    Reply
  • demo says:
    April 2, 2025 at 8:52 pm

    O Remo,Ne bejleret i vume shqelmin kishave dhe xhamive.Hoxhen e mbyllem ne xhami dhe priftin ne kishe. Sepse NE mesuam ne Universitetet e Evropes.Ne bejleret beme Shtet Laik me kushtetute,ju Hoqem kafsheve mesjetare ferexhete dhe callmat,I veshem allafrenga.Callmat dhe kambillafet i quajtem Prapambetje Mesjetare.
    Keta kodoshe komunista,,Keta bira kurvash sekretare Organizate,i veshen prape ferexhete,Ju dhane edhe Sheshin Skenderbej.qe nuk e kane pasur kurre as ne kohe te Haxhi Qomilit.u dhane edhe katedrale greke te Banka Kombetare,qe as Ate nuk e kane patur kurre,as ne kohe te dhespot Jakovit.

    Reply
  • demo says:
    April 2, 2025 at 9:55 pm

    O ti Remo!Ti je produkt i kopratives bujqesore,.Juve jy vinte autokinemaja Dalipit ne fshat,cfaqte filmin Koncert ne vitin 36.
    Ay qe vihet ne loje si Prefekt,ka mbaruar Akademine ne Vjene,eshte Autor i 7 tragjedive,Ai qe vihet ne loje si bej turkoshak i prapambetur,eshte Hajredin bej Cakrani ,Themelues i Kongresit te Lushnjes.Keta e ngriten Lushnjen nga fshat,e bene qytet,Tiranen,nga qytet mesjetar e bene kryeqytet Evropian,.Aq i kishin mundesite.

    Reply
  • chp says:
    April 2, 2025 at 9:56 pm

    Me thene te verteten te jesh i ndershem dhe atdhetar sot dukesh jashte mode dhe i ndjeri ishte jo pak:Kryeinxhinjer frigoriferesh ne Korce dhe me vone k/bashkiak…dhe nderroi jete pa pasuri por krenar dhe me respekt absolut nga njerzit e thjeshte..Dy fjale per fete ne Shqiperi;
    Duke filluar me Pashko Vason,Faik Konicen,Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen ne fund eshte bere pune kolosale per nderrimin e shqiptarizmes ne drejtimin perendimor…Qe ne 1906 Faik Konica i bente thirrje shqiptareve te ktheheshin ne fene e te pareve…ne katolike nese do te shkonim ne Europe….Kurse Ahmet Zogu beri nje pune de-myslymanizimin e shqiptareve dhe eshte fat qe zgjodhi nje grua me emrin Geraldine dhe imagjinoni te kishte merre Mahmudijen qe i serviren turqit…Per kohen e Enverit nje si barcalete: Rreth vitit 1967 u ndaluan shume emra turq me ngarkese te madhe fetare ku shquhej emri Mahmud…Te vjeterve nuk ja ndryan emrat por adoleshenteve ja nderruan dhe nje Mahmudi ja vune emrin Agron por per cudi ai i pergjigjej instiktivisht vetem emrit Mudi deri sa u be gjysh…nuk ikim kollaj nga MUDI…Por kjo qe ndodh ne sheshin Skenderbej qe perdhoset nga Myslymet apo Kisha autoqefale eshte greqizuar ndyresisht ka ardhur koha te themi ate qe tha dikur Konica…me te dhjere eshte…

    Reply
  • ATSH says:
    April 2, 2025 at 10:04 pm

    Mos ka qene gje komunist zoteria? Historia e Shqiperise vetëm komunistet Shqiptar njeh si njerez te ndershem qe iken nga kjo bote duke mare me vete vetem idealet e tyre ! Respekt ! Te tjeret meri me leng, myslyman e te krishter , bejler e agallare turkoshar te djeshem apo ocsidental modern te sotem u fryne me gjakun e ketij populli .

    Reply
  • ¿? says:
    April 2, 2025 at 11:00 pm

    Ketij robit te thjeshte e te ndershem i qofte dheu i lehte. Po kur paska vdekur ne VARFERI nje ish kryetar bashkie i ndershem, cfare duhet te mendojme per pensionistet e tjere te ndershem?

    Reply
  • capi says:
    April 3, 2025 at 12:46 am

    Sa munda te lexoj ne internet duket se ka qene i vetem, cka e ben dhe me te trisht. Duket sdo kete lene njeri pas. Sidoqoff, po behet luks te kesh femije ose niper e mbesa rrotull ne pleqeri. Gjera qe me pare i kemi patur dhe nuk e kemi vleresuar.

    Mori me vete nje vyrtyt te rralle, ndeshmerine. qe veshtire ta gjesh ne kohet e sotem. U prefte ne paqe.

    Reply
  • Dursakja says:
    April 3, 2025 at 3:43 am

    Qofte i paharruar kujtimi i tij për të afërmit dhe miqtë e tij!
    Na vjen turp dhe ndjejmë keqardhje se si një njeri i mirë me shumë vlera të rralla njerëzore nuk u vlerësua aq sa i takonte nga bashkia e Korçës dhe qeveria shqiptare. Kontributi i tij nuk kishte mundësi të vlerësohej me një pension të veçantë nga qeveria si është bërë për shumë qytetarë të tjerë të Tiranës e qyteteve të tjera.
    Turpi i kombit për këtë mënyrë sjellje ndaj një intelektuali të ndershëm dhe model për shoqërinë. Për të tillë intelektualë model duheshe të shkruhej dhe të flitej dhe të flitet në mediat televizive.
    Ai iku i nderuar dhe turpin ja la shtetit
    shqiptar. Ja çfarë qëndrimi mban shteti shqiptar ndaj një intelektuali të ndershëm, ky është modeli që i jepet rinisë, prandaj dhe rinia nuk ka besim tek shteti shqiptar dhe tek e ardhmja e këtij vendi. Ai me mirësinë dhe me kontributin e tij do të mbeti i vlerësuar nga populli ii Korçës, se Korça është djep i kulturës dhe i përparimit shoqëror.
    U prehtë në paqe ky zotëri i nderuar!

    Reply
  • demo says:
    April 3, 2025 at 5:12 am

    Njeriun e Ndershem e quajne BUDALLA keta soji i Edi Rames dhe Sali Berishes,.Keta te dy vertet origjinen,formimin,karakterin,fja;orin e kane te Ndryshem,POR VEPRAT I KANE TE NJEJTA.NJERI ME HAJDUT SE TJETRI,.
    Edi Rama me Sali Berishen sikur kane studiuar ne Kolonine e Makarenkos.

    Reply
  • Remo says:
    April 3, 2025 at 12:16 pm

    Me nder me thene o demo, ju bejleret
    agallaret e pashallaret, u bete paterica
    e obskurantizmit qe zhduku çdo rrenje
    te asaj Arberie dhe Lavdise se saj te
    dikurshme. Pas pilafit qindra vjeçar
    me sulltanin, na dolet “shqiptare te
    kulluar”… vetem ne ato ane te ballkanit,
    mori udhe ai transformim i shemtuar.
    Perpara se te beheshit “oksidentale” kur
    i rane breket babe Dovletit, kishit bere
    mejtepet, medresete e qoftelargut, kishit
    qene krahu i tij mizor per shekuj me radhe,
    mbi gjakun dhe vuajtjet e nje populli tashme,
    skllav e pa identitet, kishit ngritur sarajet
    tuaja te turpit. Kete mesjete, pa edhe Europa ne fillim shekullin e kaluar, pa ate rrjet
    merimange te te gjitha familjeve
    anadollake shtrire ne kater vilajete, qe si
    pordha neper breke, me intriga e me te gjitha
    metodat e mesuara nga baba, kerkonit te
    shpetonit c’te mundetit e jo se kishit ideale,
    jo. Te vetmin ideal qe kishit, ishte
    mbijetesa dhe ruajtja e gjese se pervetesuar.padrejtesisht. Aq sa u be, u be
    fale Rilindasve, me se shumti, nga djepi i
    kultures, Korca dhe Shkodra e moteve.
    Ju bete ate qe dinit te benit me mire,
    sumelepirjen tek pushtuesi i radhes.
    Mire e kishte Qazo Mulleti:”fashizma
    osht e omel si mjalta”..apo s’eshte
    keshtu?! Nuk i kam nga filmat
    e koperatives o produkt turkoshaku jo,
    i kam nga te thenat e te pareve qe andej
    nga bregu i Hinares, ato shallvaret, halldupit
    ja hoqem dhe ja veshem kokes. S’patem as
    bejlere e as tirane mbi koke, per mbi kater
    shekuj, si njerez te lire, punuam, beme
    tregeti e aleanca ne te kater anet e botes,
    nga Rusia, ne Greqi, Itali, Argjentine e
    Amerike, prandaj mos na lodh koken me
    ato profkat e tua qe s’i beson as ti vete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?