Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndihma ekonomike, më pak familje përfituan vitin e kaluar, mbulon vetëm…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ndihma ekonomike, më pak familje përfituan vitin e kaluar, mbulon vetëm…
EkonomiLajmi i fundit

Ndihma ekonomike, më pak familje përfituan vitin e kaluar, mbulon vetëm…

Published: May 16, 2024
Shpërndaje

Në vitin 2023, rreth 55,410 familje përfituan nga skema e ndihmës ekonomike, numër ky që ka ardhur në rënie nga viti në vit. Si rezultat i shifrave rekord të inflacionit gjatë viteve të fundit, rritjes së kostove të jetesës dhe vlerës tepër të vogël të ndihmës ekonomike, kjo e fundit nuk arrin të mbulojë konsumin familjar të nevojshëm për përmbushjen e nevojave.

Nga një raport i UNICEF, rezulton që masa e ndihmës ekonomike mbulon vetëm 25% të konsumit familjar. Ndërkohë, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, për periudhën nga fillimi i vitit 2019 deri në fund të vitit 2023 mesatarja e ndihmës ekonomike mujore për një familje është 86 mijë lekë.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, u shpreh se mesatarja e ndihmës ekonomike vetëm për vitin e shkuar ishte 70 mijë lekë nga 55 mijë lekë që ka qenë në vitin 2022, duke shënuar kështu një përmirësim të vogël.

- Publicitet -

“Në Shqipëri, ndihma ekonomike në vlerën mesatare të saj, pra mesatarja që marrin familjet shqiptare nga e gjithë politika jonë sociale, nuk kalon vlerën 7000 lekë, ndërkohë që më përpara ka qenë 5500 lekë të reja në muaj për familje.”

Rritja e masës së ndihmës ekonomike pas pandemisë nuk rezultoi afatgjatë, prandaj duhet të shtohen përpjekjet për të siguruar një mbështetje më të madhe të familjeve në nevojë.

“Nevojat ekonomike të familjeve janë të tilla që nuk adresohen nga politikat sociale që ne kemi pasur. Në kohën e pandemisë, qeveria pati një sensibilizim më të madh në lidhje me faktin se kishte nevojë për të adresuar çështjet e ndihmës ekonomike dhe në fakt i dyfishoi të tëra vlerat e ndihmës ekonomike. Kjo ka qenë një politikë pozitive sociale, por që nuk ja dolëm dot ta mbanim më tej në fuqi.”

Programi i Ndihmës Ekonomike ka një ndikim të kufizuar në reduktimin e rrezikut nga varfëria. Të dhënat më të fundit tregojnë që shkalla e rrezikut të rënies në varfëri është 37.8% për të papunët dhe 28.9% për personat ekonomikisht joaktivë krahasuar me 12.7% për të punësuarit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vigjilenca says:
    May 17, 2024 at 5:42 am

    Të flasësh në rrugë zyrtare me lek të vjetra e të rinj është absurditet. Të mendosh se mund të quhet ndihmë ekonomike një e dhënë prej 7000lekësh,kjo është një përçmim që i bëhet qytetarit shqiptar nga shteti i tij. Të mendosh se kjo ndihmë mund të plotësojë nevojat e domosdoshme, kjo është hipokrizi, budallallëk nuk di çfarë fjale të përdorësh. E vetmja gjë që mund të thuash që ky vlerësim financiar ty të konsideron si skllav dhe jo si qytetar i këtij vendi, që në këtë çast është i pabesueshëm humbja e statusit qytetar, ti tashmë je skllav I kohëve moderne. Pastaj mos ti futemi, se çfarë kushtesh duhet të plotësosh të marrësh ndihmën ekonomike. Ky është një poshtërim tjetër. Që të marrësh këtë ndihmë në organet përkatëse duhet të plotësosh disa kushte, pra ku të thuhet nuk duhet të kesh televizor, frigorifer, pra në përgjithësi asnjë oriendi elektroshtëpiake. Perfundimisht, do të të japim ndihmë nëse jeton si njeri i egër. Pra shteti të trajton si skllav dhe kërkon prej teje të sillesh si qyretar, çfare absurdi! Nga ana tjetër administratorja me pagën e saj kapardiset me çantë 2500euro.
    S’ka fjalë t’i përshkruajë këto paradokse! Në të njëjtën kohë jeton skallavi dhe “administratori” shteti modern.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Jim on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Abc on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. BE on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Cameria on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. Dashi on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?