Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
AktualitetKronike

Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Published: June 25, 2026
Shpërndaje

Skandalet në Akademinë e Sigurisë me sa duket nuk kanë fund, pasi 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit.

Bëhet me dije se kursantët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke dhe janë transportuar në grupe drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshimet e para për helmimin e kursantëve lidhet me ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut Sori Al që shërben pranë institucionit. Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.

- Publicitet -

Herën e parë kur ndodhi ky skandal u helmuan rreth 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës.

Pas përsëritjes së këtij skandali, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate.

Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Komentues says:
    June 25, 2026 at 7:43 am

    Mjafton kaq për të kuptuar që në Shqipëri nuk ka siguri. Kur s’ka siguri te Akademia e Policisë, imagjino te populli i thjeshtë! Kjo tregon qartë që të njëjtët njerëz dhe kompani vazhdojnë bëjnë punët publike edhe pse kanë pasur skandale më parë. Pse? Sepse janë klientët e qeverisë. Kur s’ka meritokraci, ka korrupsion, klientelizëm, miq pushteti. Mund të kuptohet qartë pse Rama nuk dorëhiqet edhe po të dojë. Sepse është peng i aferave, oligarkëve, bandave mafioze që marrin leje ndërtimi dhe pastrojnë paratë. Prandaj duhet kuptuar mirë rëndësia, qëndrueshmëria dhe masiviteti i protestët në shesh, sepse nuk po luftoni thjesht për të hequr një autokrat të korruptuar apo të papërgjegjshëm, por po luftoni për të shembur një sistem mafioz që ka kapur ekonominë dhe shtetin.

    Reply
    • Right Side says:
      June 25, 2026 at 7:49 am

      Mjafton kaq për të kuptuar që një dorë e ndyrë e paguar e bën këtë gjë.

      Reply
    • Propaganda dhe realiteti says:
      June 25, 2026 at 8:02 am

      Revolta qytetare/ BIRN: Rama po kërkon të piketojë sa më shumë figura armike, shpreson te lodhja e protestuesve dhe të mbajë zap partinë.
      ____________________________

      https://www.panorama.com.al/revolta-qytetare-birn-rama-po-kerkon-te-piketoje-sa-me-shume-figura-armike-shpreson-te-lodhja-e-protestuesve-dhe-te-mbaje-zap-partine/#gsc.tab=0

      Reply
  • Right Side says:
    June 25, 2026 at 7:49 am

    Mjafton kaq për të kuptuar që një dorë e ndyrë e paguar e bën këtë gjë.

    Reply
    • ? says:
      June 25, 2026 at 8:04 am

      Të jetë dora e Sorosit vallë?

      Reply
    • Zdromsi says:
      June 25, 2026 at 9:48 am

      Si shpjegimet e Liderit me Armiq Nderkombetare.
      Mos mjafton kaq per te kuptuar qe keta qe e hane ket’ “doren” cdo dy muaj te jene debila me te cilet tallin ate sendin Armiqte Nderkombetare?!

      Reply
  • demo says:
    June 25, 2026 at 8:44 am

    1-Te mbyllet shkolla dhe te largohet personeli dy muajt e veres.
    2-Te sterilizohen Kuzhina,Menca,Ambjentet e konviktit,shkolles,stervitjes me KOCIFOZ,GUR KALI,DDT dhe helme te fuqishem qe jane perdorur me efikasitet ne kohen tone.
    3-Te anullohet kontrata me firmen furnitore te ushqimeve.
    4-Te mos furnizime me pula Brazili,mishra te importit,qe dihet se jane te dekompozuar dhe mew masa te larta mikrobesh.
    5-Rrohet edhe pa mish.

    Reply
    • Dashi says:
      June 25, 2026 at 3:26 pm

      Sa këshilla të vyera jep demua . Ai ka qënë dhe këshilltar i Kurtit që ka bërë 5 palë zgjedhje në 2 vjet . Lum kush dëgjon këshillat e demo protestuesit , që do të rrëzojë qeverinë . O pika plakut , për mendtë që më ka .

      Reply
  • .... says:
    June 25, 2026 at 11:50 am

    Te bej nje pyetje : eshte nje ish oficer qe e lexoj çdo dite kudo, Hajro Limaj dhe thote eshte komandat i akademise se sigurimit kur shkruan; kjo akadem eshte ?!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    June 25, 2026 at 2:01 pm

    Sa më dhimsen ata djem e vajza që shkojnë me studiu aty, ska shtet ska ala se kemi kuptu, jan hajduta e të korruptum te tan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
  • Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  • Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Veliajt për emërimin e Dados prokuror
  • “Argjentina jashtë” Botërorit përgjithmonë: peticion me mbi 23 milionë firma në vetëm një javë
  • Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  2. 1thundrak on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  3. U on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  4. realisti on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  5. Soza on Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?