Investigim DITA
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut njoftoi të martën se një dhomë e saj kishte gjetur unanimisht fajtor shtetin shqiptar për “shkelje të të drejtës së jetës” dhe “të hetimit“, parashikuar në nenin dy të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me vrasjen e protestuesit Aleks Nika.
Nga hetimet e mëparshme të Prokurorisë shqiptare për 21 janarin, shumë nga të cilat mbetën pezull, ka rezultuar se nga arma e ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi janë qëlluar 11 fishekë ditën e demonstratës së 21 janarit.
Ndrea Prendi ka thënë nĕ deponimin e tij në gjyq se: “nuk kam qëlluar fare me armë zjarri, si dhe nuk u është dhënë urdhër as komandantëve të njësive mbështetëse, apo njësisë speciale për të qëlluar me armë në drejtim të protestuesve”.
Mirëpo këto pretendime hidhen poshtë jo vetëm nga audiot e publikuara më pas, por edhe nga aktet e ekspertimeve tekniko-balistike.
“Rreth orës 16:00-16:10, rezulton se nga ana e të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, është qëlluar në mënyrë të njëkohshme në drejtim të protestuesve, veprim ky i cili është pasuar edhe nga qitje të tjera” – thotë një raport i Prokurorisë.
Bëhet fjalë për një raport konfindencial të prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, botuar nga gazeta DITA, lidhur me hetimet e kryera ndaj armëve në përdorim nga Garda e Republikës që kanë bërë qitje ngjarjen e 21 janarit.

Raporti konfidencial i është dërguar ambasadës amerikanë në Tiranë dhe në këtë raport thuhet se ekspertët e laboratorit balisitik kishin zbuluar se vrasja e Aleks Nika dhe Faik Myrtaj është bërë nga arma e Ndrea Prendit dhe pistoletës i është ndërruar më pas tyta dhe gjilpëra për të fshehur gjurmët e krimit – raporton DITA.
“Nga moria e gëzhojave të gjuajtur, thekson raporti, 11 prej tyre rezulton se janë qitur nga pistoleta ‘Beretta model 92-FS me numer P52796Z’, në përdorim nga Komandanti i Gardës Ndrea Prendi”
Hetimi ka zbuluar se 11 gëzhojat janë nga plumba të tipit MKE 9mm MP-5, prodhuar nga kompania turke ‘Makina ve Kimya Endustrisi Kurumu’.
Këta plumba që njihen edhe si “plumba të artë” për shkak të cilësisë dhe çmimit të lartë kanë qenë municion ekskluziv që e ka pasur në disponim vetëm ish-Komandanti i Gardës, Prendi.
Prokurori pohon në raportin kobfidencial se për të fshehur autorësinë e vrasjes, tyta e pistoletës së Prendit është ndërruar me atë të pistoletës së shoferit të tij, por veçantia e plumbave e ka “tradhtuar”.

Në të vërtetë nga pistoleta e shoferit është shtirë një predhë e vetme, e cila është gjetur e futur në një pemë në krahun e majtë të Kryesisë së Kuvendit.
Ekspertët teknikobalistikë, thuhet në raportin konfidencial të prokurorisë për Ambasadën, kanë provuar gjithashtu se gjilpëra e pistoletës me numër ‘P52796Z’ të Ndrea Prendit, në momentin kur është bërë ekzaminimi balistik ka qenë e përpunuar mekanikisht (goditur).
Por pasi kanë provuar autorësinë e vrasjes dhe manipulimin e armës, hetuesit nuk kanë guxuar të firmosin nga klima e krijuar pas 21 janarit.
Ata kanë gjetur si mënyrë t’i drejtohen Ambasadës Amerikane, duke kërkuar që ekspertimi të bëhej nga FBI-ja amerikane dhe të vinte i firmosur prej tyre.
Ambasada amerikane ka pranuar dhe ia ka kaluar FBI-së.

– Prendi gënjeu edhe në TV?
Në janar të vitit të kaluar ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq në një intervistë të papritur televizive. Intervista u krye nga Blendi Fevziu, i përdorur edhe më parë për manipulimin e opinionit publik mbi 21 janarin.
Ai e pyeti ish-kreun e Gardës për “ndërrimin e tytës së pistoletës së tij të shërbimit pas ngjarjeve të 21 janarit”. Ish-zyrtari i lartë në përgjigje të “pyetjes” tha se për këtë gjë ishte akuzuar shoferi i tij, të cilit, madje “i ishte bërë presion nga prokuroria”.
“Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i është bërë presion nga Prokuroria që të deklarojë atë që nuk është e vërtetë, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit.
Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë” – tha Prendi.
Dy ditë pas kësaj interviste, u publikuan për herë të parë, pjesë nga raporti konfidencial i dorëzuar nga prokurorët e frikësuar në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

– Familja e Aleksit: E dinim
Mark Nika xhaxhai i Aleks Nikës, konfirmoi më pas në një intervistë televizive, raportin e publikuar nga DITA lidhur me autorësinë e vrasësit të familjarit të tyre.
“Është arma e Ndrea Prendit që ka qëlluar Aleksin, plumbi që u gjet në kokën e tij ishte deformuar. E morëm vesh në rrugë private që është arma e Ndrea Prendit që qëlloi mbi Aleksin. Ato ndërruan tytat me shoferin për të fshehur gjurmët. Në dosje i kanë hequr dokumentet”, tha Mark Nika.
Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë në 21 janar dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi. I ndjeri është një nga 4 protestuesit e vrarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në 2011.
Për vrasjen e Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi ish kreun e gardës Ndrea Prendi me vetëm 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite e pak muaj, ndërsa për Nikën nuk ka ende asnjë autor.
—
Botuar në Këndin e Kryeredaktorit në gazetën DITA
Interesante. Goditje në të njejtin vend të fytyrës të Ndreas dhe të Salës, duke ua nxirë njësoj fytyrën. Të ketë ndonjë lidhje këtu?????
Dhe cfare u be me.keta qe vrane qytetaret, u shperblyen me poste dhe apartamente dhe vazhdojne jeten te qete.
Rilindja 11 vjet pushtet ku ka kap cdo gje nxjerr prova e hedh ndonje shashke si per ti kujtuar qe mos me shqetesoni se ju burgos, por me lini te vjedh dhe kto qe kane mbetur.
Nderkohe disa pak shqiptare i besojne e votojna e te tjerat ja vjedhin nga dy anet keta kriminele.
Do hiqen vizat mw amerikan tha KIM.
Ishalla!
Nuk diskotohet qe Saliu, Luli, Prendi e me rradhe serial-vrases te tjere duhet te ishin denuar, por te denohet kush i ka gjuajtur me grusht ne sy Ndrea Prendit duke prishuer provat e hetimit, ha ha ha …
21 janari eshte mbyllur me kohe qe kur ish Ambasadori amerikan ne Shqiperi jevgu Arvizu i derguari i Presidentit po jevg Obama deklaroj se Sali Serb Berisha eshte burre shteti.
Besohet Mark Nika? Artan Hoxha e paraqiti si te besueshem, duke thene se ai kishte eksperience profesionale, se kishte qene avokat e dikur prokuror.
Mark Nika eshte nje vrastar. Ka qene hetues ne kohen e diktatures. Ka hetuar ( nen kupto qe ka torturuar shtazerisht) Llambi Pecinin, qe u ekzekutua pa asnje faj. Dhe sot, ndersa koleget e tij nuk guxojne te flasin, ky del dhe kerkon drejtesi kur me drejtesine nuk ka te beje fare.
Mire eshte qe SPAK ta hetoje ceshtjen dhe te jape drejtesi. Te qetesohen familjaret e te vrareve dhe te denohen fajtoret. Edhe Mark Nika te denohet per ato qe i ka Llambi Pecinit ne vitin 1981.
Meqe fevziu e thirri pse nuk e pyeti kush ja nxiu surratin dhe per cfar shkaku?
(Askush nuk ja ka bere kete pyetje per 12 vjet)
Nqs do tregonte te verteten per kete do besohej dhe pjesa tjeter
Synimi kryesor i vrasësit serial Sali Berisha, simbas tij, ishte vrasja e Edi Ramës, por kur diskutohej për të hapur zjarr midis komandantit të gardës dhe Sali Berishës dhe ai nguronte dhe nuk pranonte të jepte urdhër dhe Sali Berisha personalisht e qëlloj me grusht në fytyrë, dikush nga brënda kryeministrisë lajmëroj Edi Ramën që do të hapej zjarr për ta vrar dhe
horri bastard, në vënd që të qëndronte në bulevard në krye të protestës deri në fund, që të mos hante ndonjë plumb, iku me të gjithë shtabin e tij të protestës së dhunshme dhe u fshehën si skutha nëpër cepa dhe asnjë, asnjë fare nga ata, drejtuesit, nuk ishte kur u hap zjarr për të vrar. Poshtërsia është se ai , po të mos ishte ndyrsirë njerzore, një sharlatan dinak, por ti dhimbseshin njerzit e tij, mund ti lajmëronte që të largoheshin menjëherë nga bulevardi dhe s’do të kishte 4 të vrar dhe dhjetra të plagosur, por jooooo…… ai këtë dëshironte, protestues të vrar, që protesta të realizonte qëllimin e tij për të cilin ai organizoj kët protest të dhunshme, dhe
nga dritaret e lokalit të Fidelit, lumturohej dhe nxirte jargë kënaqsie kur shikonte që demostruesit vriteshin e plagoseshin dhe me siguri i thoshte Fidelit që tani ne e realizuam synimin e protestës dhe e kemi të sigurt që me këto viktima të vrasësit Sali në bulevard, ne popullin do ta kemi me vehte dhe
me kët shërbim që na bëri Saliu, deri tani unë Edi Rama vodha vetëm popullin e Tiranës si kryetar bashkie, së shpejti do të vjeth të gjithë shqipëtarët si kryeministër dhe do të realizohet ëndrra ime e vogëlis që të bëhem si kusari Alibaba me thesare prrallore, ëndërr që lindi kur lexoja prrallat arabe të 1001 neteve………., kështu që
mua më del që vrasësi i vërtetë, ai që donte patjetër sa më tepër të vrar në bulevard, qe përbindshi kombçfarosës, kusari i marrosur Edi Rama, Sali Berisha u vetofrua duke u bër arma mizore e krimit në duart e vrasësit real.
Mendoj që prokurorët të pyesin dhe vetëm e të sqarojnë në hetimin e tyre pse në momentin e hapjes zjarr nuk qe asnjë nga drejtuesit e protestës që u zhdukën si me magji, të zbulojnë kush nga brënda kryeministrisë e lajmëroj Edi Ramën të fshihej për të shpëtuar kokën se do të hapej zjarr, dhe, mos vall ky person pran Sali Berishës ka qën spiun patronazhist i Edi Ramës i infiltëruar në rrethin e ngushtë të polikriminelt Sali dhe ka qën ky që ka ndikuar për llogari të Edi Ramës te Sali Berisha që ai të urdhëronte të hapte zjarr për të vrar që
protesta të mbaronte me sukses ashtu si qe projektuar , me sa më tepër viktima që të hapte rrugën sharlatanit dinak kusarit profesionist Edi Rama të bëhej kryeministër vetëm që të vithte, të vithte sikurse po vjeth pa u ndalur parapopullin shqipëtar pa dinjitet , skllav i mjerë i kusaris së çfrenuar 10 vjeçare të këtij horri përbindësh të sofistikuar.
Nga VIDIO E RE,del se 4 protestuesit jan vrarë nga NDREA PRENDI DHE AGIM LLUPO.
-N.Prendi ka qëlluar me urdhër të L.Bashës dhe Basha me diktim të S.Berishës.
-L.Basha tashmë duhet të flasi shqip.Pasi dihet se mbi S.Berishën nuk del kurrkush në PD në 32 vite.Biles Sb është mburrur se do vriste 30,300..edhe Edi Ramën po ti dilte përpara përsëri..!
-Kush ngarkon E.Ramën me përgjegjësi për FRASJE është berishist Dashakeq dhe bashkëfajtor si Saliu në KRIM.Pasi PD,Sb,Lb kanë bër mbi 200 protesta të dhunshme dhe F.Nano,E.Rama nuk kan vrar njërz.Përkundrazi: F.Nano ka lëshuar zyrën..dhe E.Rama nuk ka qëndruar asnjëherë në zyrë.Dhe jo nga frika.Por për të mos irrituar TURMAT TERRORISTE TË SB QË E CILËSON KM E.RAMA ARMIK.Dhe Sipas KANUNORIT Sb armiku duhet vrarë.Dhe Vrasja e një KM në zyrë për të marr pushtetin me gjak në demokraci është TRADHËTI KOMBËTARE DHE QË E ÇON SHQIPËRINË NË 1944.
Nga VIDIO E RE,del se 4 protestuesit jan vrarë nga NDREA PRENDI DHE AGIM LLUPO.
-N.Prendi ka qëlluar me urdhër të L.Bashës dhe Basha me diktim të S.Berishës.
-Në vidio del se vrasësit i kërkon Ministri..(L.Basha).Edhe para vrasjeve N.Prendi i ndodhur jashtë është thirrut të shkoi lart në katin e dytë..!
-L.Basha tashmë duhet të flasi shqip.Pasi dihet se mbi S.Berishën nuk del kurrkush në PD në 32 vite që të japi urdhra pa e pyetur Atë.Biles Sb është mburrur se do vriste 30,300..edhe Edi Ramën po ti dilte përpara përsëri..!
-Kush ngarkon E.Ramën me përgjegjësi për VRASJE është berishist dashakeq dhe bashkëfajtor si Saliu në KRIM.Pasi PD(Sb,Lb) kanë bër mbi 200 protesta të dhunshme në 32 vite dhe F.Nano & E.Rama nuk kan vrar njërz.Përkundrazi: F.Nano ka lëshuar zyrën..dhe E.Rama nuk ka qëndruar asnjëherë në zyrë.Dhe jo nga frika.Por për të mos irrituar TURMAT TERRORISTE TË SB QË E CILËSON KM E.RAMA ARMIK.Dhe Sipas KANUNORIT Sb armiku duhet vrarë.Dhe Vrasja e një KM në zyrë për të marr pushtetin me gjak në demokraci është TRADHËTI KOMBËTARE DHE QË E ÇON SHQIPËRINË NË 1944.
-Kjo për 44.000 luftëtarët e Sb që i shkojnë nga pas akoma pas non gratës Amerikane,Angleze,BE..!
Mjer ata qe iken po ketyre do qir rraca te majt e te djathte.
Ti i tabllove sinoptike ke disa pasaktësira, po të donte të vritej Edi Rama, Sali Berisha, që nga dritarja e zyrës kryeministrore, me pushkë snajper e vriste sikurse ka deklaruar me sinqeritet disa herë publikisht, kur ai ishte me të gjithë gjatësin e tij 198 cm linear në mes të turmës së protestuesve që me heroizëm u vërsulën ti mernin ndërtesën që atë kohë ishte pron e Sali Berishës duke qën akoma kryeministri, tani është kthyer pron private dhe është jo kryeministri por thjeshtë atelje e artistit serioz, piktorit kryeministër dhe kryeministrit piktor unik në glob me famë po globale, Edi Ramës. Ishte Edi Rama që donte që Sali Berisha të vriste sa më shumë protestues dhe për këtë ai i çoj në pritë jo katër protestues por dhjetra mira protestues, por Sali Berisha nuk po realizonte këtë pritshmëri të Edi Ramës.
Në hetimet e mia si dedektiv privat më del vërtet që një individ që për arsye hetimi nuk po i tregoj emrin, shumë i besuar i Sali Berishës, ishte tërhequr në bashkpunim si spiun patronazhist personalisht nga Edi Rama dhe në momentin që protestuesit po largoheshin dhe nuk pati asnjë të vrar, Edi Rama i mërzitur pa mas që nuk u realizua parashikimi i tij që të kishte vrasje në pikun e protestës, urdhëroj spiun patronazhistin e tij të vente urgjentisht tek Sali Berisha dhe ti kërkonte që të hapte zjarr dhe të vriste të paktën dy tre protestues. Spiun patronazhisti duke u futur në kryeministri nëpërmjet tunelit që e lith me ministrin e brëndshme që të mos binte në sy, e takoj zotin Sali dhe i tha që “në qoftë se ti nuk urdhëron të hapet zjarr nga garda që të vriten të paktën dy tre kokpalar protestues unë do të çaj më dysh, do të tregoj të gjitha megaaferat që kemi bër bashkë dhe do të fundos” dhe Sali Berisha që duket trim menjëher u bë lepurush dhe i friksuar nga kërcënimi thirri komandantin e gardës që të jepte urdhër për të qëlluar, ndërkaq spiun patronazhisti lajmëroj Edi Ramën që kërkesa e tij do të realizohet pas 10 minutash do ti ket të vrarët e tj dhe Edi Rama i kënaqur me vrap me të gjithë drejtuesi e protestës, përfshir dhe shokun Braçe ja mbathën dhe u futën cepave me trimëri dhe filloj batërdia që dihet nga të gjithë.
Me 4 të vrarët e tij në bulevard ai arriti të bëhej kryeministër në saj të spiun patronazhistit të tij, përndryshe do ti kishin dhën një shqelm bythëve dhe do të kishte vajtur posht urës së Senës në Paris për të shitur ikona të vjedhura. Ai ja shpërbleu duke bashkë qeverisur me spiun patronazhistin 4 vjet të suksesëshme, pastaj e bëri president dhe, para se të dorzonte postin e presidentit, Edi Rama e ka aktivizuar përsëri spiun patronazhistin e tij që të paralizoj Sali Berishën që është ringjallur dhe është bër agresiv dhe, me spiun patronazhistin, ta ketë nën kontroll dhe në zgjedhjet e ardhme Saliu të mos fitoj drejtimin e asnjë bashkie. Që agjenti i tij të rifitoj besimin e Sali Berishës edhe një herë, Edi Rama filloj një kryqëzatë denigruese për këtë spiun me vlerë të jashtëzakonshme dhe me përvoj që kur ishte spiun patronazhist i sigurimit të diktaturës së proletariatit dhe tani që përsëri është infiltëruar me sukses në opozitën e drejtuar nga zoti Sali Berisha, madje agjenti ka rikrijuar një parti për të bër diversion dhe shpartalluar plotësisht opozitën, Edi Rama do të fitoj me rezultatin 100% në tërmetin zgjedhor aladibrançe të 14 majit duke e shkatrruar opozitën nga brënda me superagjentin e tij me pseudonim “Balta e florinjtë e Skraparit”.
Emrin e mbajmë sekret për interes të hetimit të veprimtaris së këtij spiun patronazhisti që nga aftësitë në fushën agjenturore ja kalon edhe agjentit të famshëm 007 britanik, zotit Xhejms Bond, dhe me atë të infiltëruar në opozitë dhe me rrjetin personal të 200 000 spiun patronazhistëve të gestapos zgjedhore, me trëmetet zgjedhore aladibarançe të zotit Damjan Gjiknuri, mua si dedektiv privat më del që zoti Edi Rama do të fitoj edhe zgjedhjet e 2025 që në 2030 të vetshpallet sheiku multi miljarrder shtatlartësia e tij Rama I Edi i New Dubait arap turistik të Europës me princ trashgimtar Rama II Zaho dhe kryeministër spiunin patronazhistin Balta mbasi të realizoj me sukses detyrën e tij ndaj zotit Rama duke eleminuar Salin dhe PD.
Ju lutem që bashkëkomentuesit e kësaj faqeje të mos dekonspirojnë këto të dhëna të këtij komenti se përbëjnë, e theksoj, sekret hetimor.
Mund të ofrojmë dokumenta, rregjistrime sekrete me zë e figurë për veprimtarin e spiun patronazhistit të Edi Ramës me pseudonim Balta e florinjtë e Skraparit në këmbim të një pagese nga personat e interesuar dhe që sigurojnë fshehtësi madje edhe nga prokurorët e SPAK, zyra jonë është ngjitur me selin e SPAK dhe mund të na kontaktojnë.
Përshëndetje të sinqerta agjenturore, dedektivi privat 007 XY AL
FLM Dita.
Berisha eshte ne gjak me shqiptaret per 21 Janarin ,per Gerdecin dhe 1997 ! Nuk ja falin! Po presin ta shohin ne burg qenin!
Te dy komentuesit ketu , Dedektivi privat dhe Nje tabllo sinoptike jane zagaret e kryebanditit dhe
kryekriminelit , bajraktarit serb te Vicidolit qe , me fjalorin e tij vulgar te shpifesit profesionist dhe me
intrigat
karakteristike te nje shpellari behen me qellim qe te shperndahet pergjegjesia dhe vemendja per zbardhjen
e plote e te sakte te ketij krimi nazist ! Keto idjotesira duhet te marrin fund dhe drejtesia e refomuar nuk
duhet kurrsesi te influencohen nga brumbujt e bajgave te shtazes kanibale SALI VUK KARAXHICIT , kurse
keta plehrat qe komentojne si eksperte profesionaliste te krimit duhet te hetohen se , me siguri matematike
jane segmentet e ketij krimi rrenqethes .
Vetëm në Rumani dhe në Shqipëri u vranë protestuesit nga cigani J.Iliesku dhe nga gabeli Sali Berisha por derisa Iliesku u dënu dhe u eliminu politikishtë gabeli Berisha jo as S.Millosheviq nuk u tregua i egër ndaj protastave anti qeveri edhe se atje u futen edhe brenda në ndërtesën e qeverisë bile i dhanë edhe flaken po ashtu ishte edhe në Sarajevë protesta shumë ma të dhunshme e jelekverdhëve në Paris me javë të tëra kurse në Tiranë për 4 orë protesta u vranë 4 njerëz
SPAK , duhet te rihape hetimet per gjetjen dhe zbulimin e vrasesit te Aleks Nikes. Mendoj se perveq vendimit te Gjykates Europiane, nje fakt i ri apo prove e re do te ishte edhe pyetja e njerezve kyq ne vendgjarje, Kryeministri ne detyre ne ate kohe shoku Salih, Ministri i Brendshem ne ate kohe z/ Lulezim, Kryetari i opozites ne ate kohe shoku Edvin, dhe pse jo persona te tjere si shoku Ilir Meta, apo ish zv/DPPSH . Ka shume rendesi qe te ripyetet nga Spak z/ Ndrec(Ndrea) Prendi në lidhje me goditjen e me grusht në syrin e tije te djathte dhe sa here ka qelluar me pistoleten e tije. Vrasja nuk eshte e mire ti ndodhe askujt qoft ky i djathte i majte apo komunist e ballist. por si bafshin gjetshin ata qe kryejne veprime te tilla.
Lexuesi ; Haha.., si i zoti dhe gomari…
Meri mo,SPAK,këta minj dhe plasi në burg.Se ata pa tjetër do zhduken në vrimat e haleve.Kokrat e vrasësve të ndyrë.Buracakë.
Rama ishte marre vesh paraprakisht me Berishen, qe duheshin cuar ca Protestues Socialiste si Cjapi te Kasapi. Le te themi se ishte nje ritual flijimi, i cili duhej te behej, per ti hapur rrugen mikut te Berishes Edi Rames, drejt kryeministrise. Libri i te gjatit fill pas ngjarjes,me titullin ” Kurban “, kishte nje nenkuptim te larmishem.
Ne nje park natyror te mbrojtur, ne Itali, para 6,7 vitesh kaq vite burg, sa oficeret e gardes, rrezikoi nje nipi im se shtypi nje derr te eger. Nuk ke respektuar shpejtesine dhe tabelat “kujdes kafshet”, i thane. E di, duket e pabesueshme kjo per ne shetasit e shtetit tone “zoodemokratik”.
Edi Rama u shperfaq entuziast per vendimin e Gjykates Europiane te se Drejtave te Njeriut. Hipokrizi! “E vrau shteti”, thuhet. Cili shtet? Shteti i Berishes, pra shteti qe ishte dhe shteti qe eshte sot. Perndryshe nuk kish pse te kerkonte drejtesi neper dyert e Evropes sot familja e viktimes.
Krimi i 21 janarit jetesoi kete aksiome paralajmeruese: “kur zihen e luftojne mes tyre te pasurit e politikanet per pushtet e para, te varferit jane ata qe vriten.” Dhe vritet gjakhumbur, siç iken gjakhumbur 4 te vraret e 21 janarit.
Degjova Berishen dje qe tha:Nuk jam per protesta.As per Afrikanet,as per Portin e Durrsit,as per lumin Bistrica.
E ka shantazhuar Rama,.-Pazuullo protestat,po deshe t`i dergojme celularin dhendrit ne burg.
PS:
-Me vendimin e Gj.Strasburgut,SPAK duhet të marri dosjen e krimit Shtetror të 21 janarit nga Gj.Tiranës e tredhur nga Sb 92.
-Urdhërin për vrasje e ka dhën Sb 100 %,pasi mbi TË nuk del as ZOTI.Këtë duhet ta vërtetoi L.Basha MB i Sb i cili duhet të flasi tashmë,ndryshe të iki në Hollandë nëse ka frikë nga Sb.
-Edhe në kohë LUFTE Ushtari,Gardisti..që është nën komandë..Skuadër,Togë.. nuk mund të qëlloi pa urdhërin e EPRORIT..!
-Sb ishte përgatitur të vriste brënda gardhit rrethues të KM,por kur pa se protestuesit po iknin,urdhëroi vrasjet SELEKTIVE në Lezhë,Dibër,Fier e Gjirokastër(mbi 200 m larg rrethimit)..e JO në Tiranë..me qëllim që protestuesit nga qarqet të mos e shqetësonin më MBRETIN DEFAKTO..!
-Ekziston VIDIO( TV KLAN) se Sb deklaron se do vriste me dorën e Tij 30,300..dhe E.Ramën..dhe do i mbante një fjalim madhështor te VARRI.siç po ja bën Azem Hajdaeit,që e nxori në PRITË për ta vrarë F.Haklaj që i kishte vrarë VËLLANË-SHKËLQIMIN dhe më pas 4 vëllezër të Haklajve..etj duke u shkatërruar edhe VARRET SI KRIMINELI MË I MADH PLANETAR.!
-Sb me të tijët do mundohet me çdo kusht ta arkivoi përsëri dosjen e 21 janarit,duke e sorollatet dosjen zyrë më zyrë nga drejtësia e TREDHUR prej Tij 92..!
-Faktet që demonstron Gj.Strasburgut dhe gazeta DITA,Duhen shfrytëzuar për arrestmin e Vrasësve të 21 janarit kryesisht të 2B-Sb & Lb..!
-FLM.
ALEKSI I GRIKË MANATISË DHE ALEKSI I EKSARKIES TË ATHINËS
Nga Abdurahim Ashiku,
Gazetar, Athinë
Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin… babai, nëna, motrat, shokët, miqtë…
I pari është nga Grikë Manatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë.
I dyti, Aleksi i Eksarkies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore.
I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave…
Oh sa lot, oh sa dhimbje!…
I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke.
I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole…
I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarkia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare…
I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor me emër e mbiemër…
I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë…
Për të parin, Aleks Nikën nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit…
Gjashtë vjet kaluan…
Për të dytin, Alexandros Grigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm…
Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën…
Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta…
Dhe jo vetëm lule…
Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina.
Edhe sivjet, pas kaq vitesh dhimbje, pati lëvizje, demonstrata, protesta…
* * *
…Të hënën e parë të janarit, pas gjashtë muaj bojkoti të pakicës… u mblodh Kuvendi i Shqipërisë.
U mblodh dy ditë përpara se Aleksandri i Lezhës, vet i katërt, të mbushte katër vjet përgjakje të paparë në kohë dhe hapësirë, në historinë e Shqipërisë; ditën me diell, nën vëzhgimin e objektivëve fotografikë e televizivë, drejtpërdrejt, me zë e figurë…
U mblodh dhe vendosi të ngrejë një komision kuvendar për “Serverin e Tatimeve”…
Ironi e madhe e kohës. Për vrasjen e katër demonstrueseve paqësorë me shënjestër të drejtpërdrejtë e plumb në ballë e në zemër u hesht dhe vazhdon të heshtet për shuarjen e “serverit” të kryeministrisë, dëshmitarin me zë dhe figurë të urdhërdhënësve të vrasjes së shekullit?!!!
Për një “shpullë” në mjedise të mbyllura të Kuvendit opozita shqiptare në Kuvend gjashtë muaj brodhi të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe kryeqytetet e Evropës së bashkuar me flamurin “Na kanë rrahur”…
“Shpulla” është në gjykatë, prej muajsh flitet e shkruhet…
”I ra, s’i ra!?” si në meselenë e bishtit të dhelprës…”E lagu, s’e lagu!?”
Prej vitesh Aleksandi i Lezhës, vet i katërti, kërkon drejtësi, kërkon që ata që morën shënjestër ndaj jetës së tyre, ata që urdhërua vrasjen e tyre të gjykohen….
Në Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm…
Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr…”.
Aleksin e Lezhës, vet i katërti, partitë politike dhe shoqëria shqiptare i kanë harruar…
Aleksin e Athinës, çdo vit, në ditën kur plumbi i mori jetën në moshën më të bukur të fëmijërisë, e përkujtojnë me demonstrata të fuqishme që nisin në vendin ku e vranë dhe pushtojnë sheshet qendrore të kryeqytetit grek…
Andej ku kam lindur unë dhe ku kam kaluar vitet më të gjata të jetës sime në Atdhe, për vrasjen ka një fjalë të urtë…
“Për të tërhequr këmbëzën e patllakes duhet një pendë qe…”
Abdurahim Ashiku
Se kush i vrau kater deshmoret e Demokracise ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” e dine edhe femijet ne barkun e nenes ne tere Europen, vetem SPAK-u nuk e di dhe kryekrimineli ben gam-gam gjithe diten e dites ne te gjitha televizionet e Shqiperise.
Nuk dua te shfaqsoj asnje krim por nje pergjigje z.A.Ashik qe ben nje krahasim te dy vrasjeje ne dy shtete te ndryshme e me qellim apo alibi te ndryshem e pa nje lidhje .Do te ishte nje krahasim si dy ngjarje te njejta ,me emra te njejte per cudi ALEKS qellime te njejta kur i ndjeri i Athinës te ishte vrare ne proteste ,p.sh.ne ate te 17 nëntorit, te ” Πολιτεκνηουτ ” αpo sikur Aleksi i Tiranes te ishte vrare si Klodiani i ndjere ne nje rrugice te Tiranes ne përpjekje per t’i ikur kontrollit policor dhe pastaj nje plumb rikoshet e vret . Por rasti i Aleksit te Tiranes eshte krejt ndryshe .Me kamion te tentosh te shperthesh dyert e hekurta , gure ,jo guricka qe po te bijne ne koke dihen pasojat ishte skena e asaj proteste ku Rama duhet te ishte ne krye e ndoshta do te kishim me pak viktima ose aspak .Kjo skene a nuk deshifrohet si grusht shteti ?? Te gjithe njohim ligjin e mbrojtjes se institucioneve shteterore por qe te gjithe i shmangen e duan t’a paraqesin ate proteste te janarit si paqësore. Pra krahasimi i dy Aleksave eshte larg se vertetes .Te flas per Greqine , instinktin , mentalitetin e popullit do te zgjatesha ..
Tmerr… E pa besueshme qe jane te lire keta kriminele..! E pa besueshme qe te pakten NDREA PRENDI te denohet me nje vit burg, e sot te jete i lire te llomotise ne TV si ti doje qefi, te provokoje me genjeshtrat monstruoze para puplikut.
Familjaret e viktimave duhej me kohe ti kishin egzekutuar vete si kete plehre, ashtu edhe PLEHREN E KRIMINELIN ME TE POSHTER TE SHQIPERISE, SALI BERISHEN, ne mes te sheshit. Kur e pane se shtetin e kishin marre peng keta plehra, duhet ti pastronin vete. Te jua shtrinin koken edhe ketyre ne mes te sheshit.!!
Eeeee kriminele… SALI BERISHA PAQ MALLKIMIN E GJITHE NENAVE E MOTRAVE qe i veshe me te zeza, per interesin tend personal, e te familjes tende. Mos ja pafshi hajrin brez pas brezi gjithe pasurise qe ke vene mbi gjakun e shqiptareve te pa fajshem.!!!!
Vetem denimi me vdekje per ty, mund te qetesoje pak shpirtrat e viktimave, e njerezve te tyre.