Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Seanca e mbrëmshme mbyllet me sherr fizik “për 0900-n” mes Ballës e Balliut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Seanca e mbrëmshme mbyllet me sherr fizik “për 0900-n” mes Ballës e Balliut
Politike

Seanca e mbrëmshme mbyllet me sherr fizik “për 0900-n” mes Ballës e Balliut

Published: March 6, 2026
Shpërndaje

Mes kaosit e rrëmujës, 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar u votëbesuan të enjten në Kuvend. Ndërsa nisi votimi për secilin prej ndryshimeve, Berisha dhe deputetë të tjerë të PD zaptuan foltoren.

Për Albana Koçiun zv.kryeministre, Toni Gogun Ministër të Drejtësisë, Besfort Lamallarin të Brendshëm, Erjona Ismailin Ministre Shteti për Parlamentin, Ferit Hoxhën kryediplomatin e ri, Ermal Nufi te Mbrojtja si dhe për Enea Karakaçin, që zëvendëson Belinda Ballukun te Infrastruktura dhe Energjia, votës së socialistëve iu bashkuan edhe kartonët jeshilë të deputetëve të Partisë Social-Demokrate.

Hoxha, Karakaçi dhe Nufi votëbesimin e ndoqën nga lozhat e Kuvendit.

- Publicitet -

Ministrat e rinj do të betohen te Presidenti në orën 10:00, në një ceremoni që do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Kuvendi votoi edhe shkarkimet e tashmë ish ministrave, me dekretin për Belinda Ballukun që më shumë se të tjerët mori shumicë të cilësuar, 85 vota pro shkarkimit.

Për votimin e ndryshimeve të propozuara prej tij, në seancë nuk mori pjesë kryeministri Edi Rama. Mungoi edhe vetë Balluku, që me shkarkimin nga 2 detyrat në qeveri, tashmë do të duhet të zërë një karrige mes deputetëve socialistë.

Debate pati edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Opozita kërkoi të futet në rend dite raporti i saj pro heqjes së imunitetit të Ballukut. Gazment Bardhi tha se mazhoranca po zgjat shqyrtimin dhe ka mbetur vetëm një javë që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar.

Ndërsa kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj se janë brenda afatit 2 javor për të hartuar raportin e tyre, të cilin do ta sjellin në Kuvend seancën e 12 marsit bashkë me raportin e opozitës.

Drejt përfundimit të seancës, e cila u mbyll në orën 20:55, shpërtheu një sherr fizik mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës dhe deputetit të PD, Klevis Balliut.

Ndërsa fliste për integrimin, Balla tha: “Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon dhe t’ju pyesnim si duhet bërë. Për ty Albana kemi numrin 0900”.

Deklarata e tij u prit me kundërpërgjigje me fyerje nga Gazment Bardhi që tha: “Ndyrësirë, i pafytyrë, burrë legen, je mësuar me *urvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”.

Seanca u ndërpre, ndërsa jashtë Kuvendit, Jorida Tabaku tha se PD do të dërgojë kërkesë për përjashtimin e Ballës.

Gjatë ditës, u zhvilluan gjithashtu dy seanca pyetje-përgjigje, të kërkuara nga Erion Braçe me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron për përfundimin dhe hapjen e shkollës “Edith Durham” në kryeqytet, si dhe me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, për tokën publike pranë lumit Seman ku ka pretendime për t’u kthyer në pronë private.

Në seancë u miratuan 4 projektligje dhe u rrëzuan 2.

– Projektligji për trajtimin e barabartë të mësuesve u miratua me 81 vota pro, ndërsa deputetja e PD, Ina Zhupa, u shpreh se mazhoranca e vodhi këtë projektligj dhe e la ‘gjysmak’.

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II”” u miratua me 81 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.

– Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, u miratua me 81 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.

– Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”, u miratua me 81 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.

– Projektvendimi “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.97, datë 4.3.2026, për shkarkimin e znj.Belinda Ballukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë u miratua me 85 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.

– Projektvendimi “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.98, datë 4.3.2026, për shkarkimin e znj. Elisa Spiropalit nga posti i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, u miratua me 83 vota pro, 2 kundër dhe 0 abstenim

– Projektvendimi “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.99, datë 4.3.2026 për shkarkimin e z.Pirro Vengu nga detyra e ministrit të Mbrojtjes, u miratua me 81 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligjet që u rrëzuan:

– Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar” u rrëzua me 79 vota kundër, 0 kundër, 0 abstenim

– Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, u rrëzua me 78 vota kundër, 0 kundër, 0 abstenim.

o.p. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Folesi says:
    March 5, 2026 at 12:10 pm

    Mos votoni asnje propozim te antareve te bandes se ajatullah Sali Berisha. Te pellcasin e te bejne bam megjithe militeret dhe antaret e bordit te spak e gjkko.

    Reply
    • Anonymous says:
      March 5, 2026 at 12:21 pm

      Keto t’ripjerdhjes dhe kur shkarojn dhe kur ngarkojn, e pa cuditshma jane ne harmoni me PPSH! Kjo nje cudi? Jo, por nje vazhdimesi, qe jo vetem duhet hetuar, por dhe ndeshkuar per t’mos u perseritur kurr me. Po sic duket motoja e tyre mbetet-bashvuajtes e bashkfajtor

      Reply
      • Mësuesi i fillores says:
        March 5, 2026 at 12:57 pm

        Anonimus i bythës . Në çdo vënd demokratik, deputetët votojnë kompakt si gjithë partia që përfaqësojnë, ndërsa opozitat votojnë kundër maxhorancës .

        Reply
    • Egla says:
      March 5, 2026 at 12:45 pm

      A pika ketyre shkaterojne cdo gje per Saliun dge familjen e tij.A

      Reply
      • 1thundrak says:
        March 5, 2026 at 3:08 pm

        Patronazhiste moterqira dhe bythqira filloni te mbroni partine. Krietari ne rrezik.niko mos e rruaj me bithen!

        Reply
      • Ethem Lalaj says:
        March 5, 2026 at 4:30 pm

        Non grata ka 35 vite që DESTABILIZON VËNDIN NË INTERES TË UDB,ADFALISË.
        -TASHMË DESTABILIZON KUVËNDIN,TIRANËN..PËR TË MBROJTUR 60 BANESAT E FAMILJES NË SHQIPËRI DHE BE.
        -NËSE KRYETAR I PD DO ZGJIDHEB “NOC RROKU”,PA PASURINË DHE 20.000 VRASJET E SALIUT..PA NON GRATËN..DO RRËZOHEJ PS NË 2029.
        NË TË KUNDËR E.RAMA DO TË JETË KM 2033.
        -KËTË E DI SALIU,POPULLI,BE,SHBA..PËRVEÇ BERISHIZMIT QË PO E LËN VËNDIN PA OPOZITË SI PARA 1990.!
        EL News Albania

        Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    March 6, 2026 at 8:03 am

    Dhe ti Teme duhet te jesh i kenaqur qe Shqiperia do jete pa opozite dhe ti do kesh mundesi si kapterr te hash ndonje pjate supe e 2-3 copa mish nga racioni i ushtareve si ne kohen e partise tende .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?