Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshon ligji: Konsullatat shqiptare jashtë do të japin shërbime si Zyrat e Gjendjes Civile këtu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ndryshon ligji: Konsullatat shqiptare jashtë do të japin shërbime si Zyrat e Gjendjes Civile këtu
BoteShoqëri

Ndryshon ligji: Konsullatat shqiptare jashtë do të japin shërbime si Zyrat e Gjendjes Civile këtu

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat shqiptare jashtë do të ofrojnë shërbime të njëjta si zyrat e gjendjes civile në vend për të lehtësuar procedurat për shtetasit shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme.

Ndryshimet e fundit në ligjin “Për gjendjen civile” parashikojnë një sërë rregullimesh përfshirë edhe pjesën e lehtësimit të procedurave jashtë territorit.

Konkretisht relacioni që shoqëron draftin e publikuar nga Ministria e Brendshme parashikon në nenin 22 “detyrat e shërbimit të gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, për të cilët do të kryejnë veprime të njëllojta si nëpunësit e tjerë të shërbimit të gjendjes civile brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

- Publicitet -

Sipas formulimit në pikën 2 të nenit 71, këta nëpunës përpara fillimit të detyrës kanë detyrimin të trajnohen si nëpunësit e tjerë të gjendjes civile”.

Relacioni saktëson se në pikën 3 të këtij neni në projektligj parashikohet se këta nëpunës administrojnë dokumentacionin dhe kryejnë veprime në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010 për shtetasit shqiptarë me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në dispozitat e tjera ligjore.

“Pika 4 e këtij neni parashikon nxjerrjen e rregullave të administrimit dhe përcjelljes së dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për shtetasit shqiptarë mbi të cilët nëpunësit e shërbimit në postet konsullore kryejnë veprime të gjendjes civile. Për nëpunësit konsullorë këto detyra shtohen me qëllim ofrimin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shpejtë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”, thuhet në relacion.

Ministria argumenton se projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar””, propozohet në kuadër të reformës së ndërmarrë nga Qeveria e Shqipërisë për riinxhinierimim e shërbimeve publike, ku pjesa më e madhe e tyre ofrohen “on-line”, në bazë të aksesit të shtetasve në portalin qeveritar unik “ealbania”.

“Me zbatimin e reformës është shtuar gama e shërbimeve “on-line” për qytetarët, të cilëve krahas dokumenteve me nënshkrim elektronik të prodhohen me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010, u mundësohet dhe përftimi i dokumenteve të tjerë që më parë lëshoheshin nga zyrat e gjendjes civile në bashki / njësi administrative dhe zyrat e arkivës së gjendjes civile pranë prefektit të qarkut në sportel”, thuhet në relacion.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare
  • Një hartë brenda një Bible të shekullit të 16-të “zbulon” ku ndodhej Kopshti i Edenit

Komentet e Fundit

  1. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  2. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  3. Buda on Qytete pa Qytetarë
  4. labi on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Luan on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?