Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit
KronikeLajmi i fundit

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

Published: October 7, 2025
Shpërndaje

Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9 vjeçar në sistemin publik, teksa numri i nxënësve në këtë cikël të arsimit ka rënë me 14 për qind në të njëjtën periudhë.

Në të gjithë vendin në vitin 2024 ishin 1127 shkolla të ciklit 9-vjecar, ose 104 shkolla më pak se në 2020.

Të dhënat e INSTAT sipas qarqeve tregojnë se, Kukësi mban rekordin në rang kombëtar më  mbylljen e 22 % të shkollave 9 vjeçare në të gjithë qarkun, i ndjekur nga Gjirokastra dhe Korça -16 dhe -15% secila.

- Publicitet -

Tendenca është më e theksuar gjithashtu në qarqet Lezhës, Shkodrës dhe Elbasanit me tkurrje rreth 14%.

Në anën tjetër, Tirana mbetet zona më e qëndrueshme, ku numri i shkollave në ciklin 9- vjeçar është shtuar me tre nga 2020 në 2024, duke reflektuar rritjen demografike dhe përqendrimin e popullsisë në kryeqytet.

Edhe Vlora ka një përqindje të ulët, me 5.3% mbyllje, ndërsa Durrësi kishte të njëjtin numër shkollash në 2024 si në 2020.

Gjatë periudhës 2020–2024 numri nxënësve në arsimin 9 vjeçar ka rënë me 36.8 mijë nxënës ose -14.2%.

Fieri dhe Elbasani janë ndër qarqet më të prekura në numër, me më pak se 10 mijë nxënës së bashku. Ndërkohë, Korça dhe Dibra raportojnë gjithashtu tkurrje të theksuar, me mbi 3 mijë nxënës më pak secila. Edhe Kukësi, një nga qarqet me emigracionin më të lartë, ka tkurrje me mbi 1,400 nxënës dhe 12 shkolla në vetëm katër vite. Ndërsa në përqindje tkurrjen më të madhe të nxënësve  e kishim Dibra 28.6%, Berati me 25.7% dhe Fieri me 24%.

Nga rënia e numrit të nxënësve nuk përjashtohet edhe Tirana e cila në vitin 2024 kishte rreth 3 mijë nxënës më pak se në vitin 2020, më tkurrje 3.5%.

Në total rrjeti arsimor është tkurrur dhe nxënësit janë pakësuar, nga ana tjetër numri i mësuesve është rritur me mbi 2,100, çka lidhet me riorganizimin e stafit dhe zhvendosjen e burimeve njerëzore drejt zonave urbane.

Teksa numri i shkollave dhe i nxënësve ka pësuar rënie të fortë në katër vitet e fundit, shpenzimet për arsimin po vijnë në rritje. Por shpenzimet më të larta për të njëjtin numër nxënësish nuk po përkthehen në cilësi, pasi testimet globale nga PISA për 15 vjeçarët shqiptarë kanë vërtetuar rënie të fortë të njohurive përgjatë 2028-2022.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Po, po vërtet u ringjall says:
    October 7, 2025 at 1:07 pm

    Kur “maja e ajsbergut” kundermon nga era e bajges. Sidomos gjate viteve te fundit pafytyrësia e mediave ka arritur kulmin. Shkollat mbylleshin njera pas tjetres kurse langaraqet e lali fikut, te punesuar me miq ne ndonje stacion te shitur televiziv apo redaksi si keto te temëzezave jepnin pa pike turpi “sihariqin mbarekombetar” te inagurimit te ndonje kolibeje me shtate penxhere, mbushur tumllas me tavolina e karrige, por pa nxenes brenda.

    Reply
  • Arben says:
    October 7, 2025 at 5:40 pm

    integrim urupian.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?