Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Letoni krijohet pajisja që zbulon kancerin e lëkurës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në Letoni krijohet pajisja që zbulon kancerin e lëkurës
AktualitetBote

Në Letoni krijohet pajisja që zbulon kancerin e lëkurës

Published: October 24, 2024
Shpërndaje

Zbulimi në fazën e hershme të melanomës së lëkurës, një formë agresive e kancerit të lëkurës, do të thotë 100% shanse për t’ia dalë mbanë. Ambicia e studiuesve është që pajisja të përdoret në shkallë të gjerë, edhe nëse shkon tek estetisti apo në shtëpi. Aleksejs Lihacovs, drejtues shkencor i projektit, pjesë e “Biophotonics Laboratory” në Universitetin e Letonisë flet në intervistë për DW:  Pjesa shkencore tashmë ka mbaruar dhe ekipi kërkon që produkti i tyre të hidhet në treg.

DW: Z. Lihacovs, si lindi ideja për prodhimin e një pajisjeje të tillë?

Aleksejs Lihacovs: Gjithçka nisi rreth 10 vite më parë, teksa një shkencëtare po punonte në pjesën kërkimore të tezës së masterit. Ajo dëshirontë të krijonte një sistem diagnostikues, jo-invaziv në zbulimin e melanomës. Më pas, ajo e vijoi kërkimin e saj edhe gjatë doktoraturës. Patëm rezultate të shkëlqyera nga këto kërkime, të cilat na vërtetuan se përmes reflektimit të dritës, duke përdorur imazherinë shumë- spektrike dhe vetëm me “fotografimin” tri-ngjyrësh, mund të dallonim melanomën nga llojet e tjera të njollave në lëkurë. Në ato çaste, vendosa t’i diskutoj menjëherë rezultatet me kolegët tanë nga Universiteti Teknik i Rigës dhe nisëm bashkëpunimin me ta. U ulëm të shkruajmë projektin për të kërkuar mbështetje nga fondet e BE-së, ajo mbështetje na u dha dhe ne nisëm punën për të vënë në zbatim zbulimin tonë.

- Publicitet -

DW: Kur nisët nga puna për këtë projekt? Sa kohë u desh për ta krijuar pajisjen?

Aleksejs Lihacovs: Në vitin 2017 nisëm punën për këtë projekt, i cili u financua nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal (ERDF). Por para se të arrinim tek projekt-propozimi ne i kishim përftuar rezultatet bazike që na bënë të shkonim më tej.

DW: si funksionon pajisja në praktikë?

Aleksejs Lihacovs: Funksionon shumë thjeshtë në praktikë. Mjafton ta afrojmë pajisjen pranë lëkurës sonë dhe të bëjmë “fotografimin 3-ngjyrësh”. Kaq duhet. Pastaj ne përdorimin përpunimin matematikor të kësaj ‘fotografie’.  Dimë algoritmet e duhura për të vizualizuar morfologjinë e lëkurës, e cila në rastet e melanomës është shumë problematike. Atëherë e kuptojmë se kur kemi të bëjmë me masa beninje, lloje të tjera kanceri apo depigmentim të lëkurës.

DW: Sa është përqindja e saktësisë së kësaj diagnoze?

Aleksejs Lihacovs: Saktësia e pajisjes sonë arrin në 97%, që do të thotë se në 97% të rasteve ne mund ta zbulojmë melanomën. Dhe një tjetër parametër i rëndësishëm është prevalenca. Ne prekim një masë në lëkurë dhe themi me shumë mundësi është melanomë. Dhe prevalenca na tregon nëse është melanomë, kancer lëkure, lëkurë e depigmentuar apo masë beninje. Edhe në rastin e prevalencës, pajisja jonë ka një përqindje të lartë saktësie që shkon deri në 86%.

DW: Si ishte reagimi i mjekëve kur mësuan rreth kësaj shpikjeje?  A ishin ata skeptikë?

Aleksejs Lihacovs: Bashkëpunimi i parë nisi gjatë projektit. Ne kishim fonde të posaçme për këto bashkëpunime me mjekët e përgjithshëm që do të testonin prototipin tonë të parë. Në fillim ishin mbase paksa skeptikë. Por ata bënë punë të mrekullueshme. Ishte një grup mjaft specifik pacientësh, të cilëve u nevojitej një kontroll periodik, si fillim me një grup prej 50 vetësh dhe më pas më shumë. Dhe që në fillim u zbuluan dy pacientë me risk të lartë melanome. Këta pacientë u dërguan më pas në repartin onkologjik dhe diagnoza që iu vu atyre aty ishte melanomë. Kjo ishte një histori suksesi sepse gjurmoi melanomën në fazën e parë dhe pacientët ia dolën. Ne flasim për histori të tilla suksesi në çdo konferencë shkencore, dhe kudo ku ftohemi të flasim për pajisjen “Bdetect”. Dhe gjëja kryesore është se kjo pajisje nuk është ideuar për mjekët dermatologë – sepse ata kanë dermatoskopin – por për mjekët e familjes, sepse në një shtet si Letonia nevojitet shumë kohë për të patur një datë të lirë tek dermatologu dhe gjithashtu kushton. Gjithashtu edhe për qendrat estetike apo qoftë edhe si pajisje për t’u pasur në shtëpi, sa herë vëren diçka të dyshimtë në lëkurë.

Hapi i radhës: certifikimi

Leva Gaigala nga ministria letoneze e Financave gjendet pranë ekipit të shkencëtarëve për ta konkretizuar punën e gati një dekade. “Certifikimi është hapi madhor i radhës, sepse merr shumë kohë dhe përpjekje para se ta nxjerrësh pajisjen në treg” – thotë ajo për DW.

Megjithatë, ekipi është optimist edhe për këtë sfidë. Dëshira e tyre është që të jenë në tregjet e vendeve ku melanoma regjistrohet në përqindje shumë të larta, në vende me bollëk ditësh me diell por edhe në Skandinavi, ku numri i pacientëve me diagnoza të rrezikshme të lëkurës është i lartë.

*Intervista me ekipin letonez u zhvillua në Bruksel gjatë Javës Europiane të Rajoneve dhe Qyteteve, ku pajisja “Bdetect” ishte një ndër 25 finalistët e konkursit “Regio Stars 2024”, garë e cila zhvillohet për të zgjedhur idenë më të mirë inovative brenda hapësirës së BE-së.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?