Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Shqipëri dhe Kosovë u përhap nga BIRN, në Rusi publikohet i njëjti skenar identik: “Në Ukrainë po na shkulin organet dhe po i shesin”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Në Shqipëri dhe Kosovë u përhap nga BIRN, në Rusi publikohet i njëjti skenar identik: “Në Ukrainë po na shkulin organet dhe po i shesin”
KosovëKryesore

Në Shqipëri dhe Kosovë u përhap nga BIRN, në Rusi publikohet i njëjti skenar identik: “Në Ukrainë po na shkulin organet dhe po i shesin”

Published: August 8, 2023
Shpërndaje

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka shkruar në një artikull në mediat ruse se “ushtria ukrainase po u shkul organet të burgosurve rusë” dhe sipas saj “po i shet në tregun e zi me mbështetjen e Perëndimit”.

Ngjashmëria me akuzën e fabrikuar nga shërbimi sekret serb për luftëtarët shqiptarë të UÇK-së, është mbresëlënëse. Skenare të tillë që shokojnë opinionin publik me sa duket dalin nga e njëjta shkollë dhe nga i njëjti manual lufte.

Ish-zv.ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi në një postim në Twitter ka vënë në dukje pikërisht këtë ngjashmëri. Shkruan Selimi:

- Publicitet -

“Propagandistja numër 1 e Rusisë, Maria Zakharova, në një op-ed të shkruar prej saj pretendon se ukrainasit po shesin organet e të burgosurve rusë të luftës me mbështetjen e Perëndimit. A nuk ju tingëllon e njohur kjo? Është identik i  njëjti pretendim që ngritën serbët ndaj luftëtarëve shqiptarë të UÇK”.

E ashtuquajtura “shtëpi e verdhë në veri të Shqipërisë”, ku u pretendua se UÇK sillte të burgosur serbë që “t’u shkulte organet” është provuar tashmë, që ka qenë një sajesë e shërbimit sekret serb, që u servir zyrtarisht nga Dik Marti.

Nuk u gjet në vite asnjë provë që të provojë këtë supozim por “akuza” vijon të endet në ajër dhe të penalizojë luftën çlirimtare të UÇK.

Në përpunimin e opinionit publik me këtë sajesë, siç ka vënë në dukje së fundmi edhe Dritan Goxhaj, u përfshi agjensia e lajmeve BIRN, një rrjet me qendër në Beograd që ka një degë edhe në Shqipëri. Agjensia vetëprezantohet si “media investigative”.

Artikulli në fjalë rimerret vazhdimisht si pikë referimi nga propaganda serbe. Është domethënës fakti që i njëjti artikull botohet tani nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse duke konvertuar vetëm protagonistët, nga shqiptarë, në ukrainas.

Autori i këtij “artikulli” Altin Raxhimi mori më pas azil në Kanada, – tha Goxhaj, ish ushtarak i lartë shqiptar që mori pjesë në luftën e Kosovës. Ai ka nxjerrë emrat e të paktën 6 dëshmitarëve të rremë dhe për këtë u arrestua në Tiranë pak ditë më parë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi i është kthyer disa herë kësaj teme.

“15 vjet më parë, një politikan zviceran Dick Marty doli vullnetar për të shkruar një raport mbi “trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

E gjithë historia ishte e çuditshme, pasi aeroporti i Tiranës, “nyja e transportit të organeve” ishte nën kontrollin e NATO-s.

“Është i njëjti pretendim që Rusia bën tani për ushtrinë e Ukrainës” – thotë Selimi.

Ai thotë se e ashtuquajtura gjykatë speciale e Kosovës në Hagë nuk ka asgjë kosovare.

“BE-ja dhe SHBA-ja i bënë presion Kosovës që ta krijojë këtë gjykatë speciale “për të pastruar retë nga lufta çlirimtare” – siç shpreheshin ata.

Gjykata ka kushtuar si projekt më shumë se 1 miliard euro.

Selimi ka shkruar se deputetët e Kosovës u vunë nën presion nga administrata e Obamës për të krijuar një lloj trupe që është brenda kushtetutës së Kosovës, por me seli në Hagë.

Petrit Selimi

“Megjithatë, ky organ asnjëherë nuk e ka përdorur emrin kushtetues të Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk e përdor flamurin e Kosovës. Gjykata është mono-etnike pasi ndërkombëtarët që punojnë atje nuk dhanë asnjë indikacion për të ndjekur penalisht ndonjë krim nga qeveria serbe, agresori në luftën e Kosovës.” – ka shkruar ai.

Vetë Dick Marty kishte një histori tiradesh anti-amerikane dhe ai ishte autor i një raporti tjetër të CoE-së për “bazat e zeza” të CIA-s (duke thënë edhe se baza e KFOR-it në Bondsteel, Kosovë ishte një “baze e zeze” e CIA-s. Marty kishte edhe histori të deklaratave kundër pavarësisë së Kosovës në peizazhin politik zviceran.

Së fundmi ai denoncoi vetë shërbimin sekret serb se donte ta vriste për të fajësuar më pas shqiptarët.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?