Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Spanjë, avionët fluturojnë me bio-kerozinë nga vaji i gatimit! Investitor Emirati i Abu Dhabit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Në Spanjë, avionët fluturojnë me bio-kerozinë nga vaji i gatimit! Investitor Emirati i Abu Dhabit
KurioziteteLajmi i fundit

Në Spanjë, avionët fluturojnë me bio-kerozinë nga vaji i gatimit! Investitor Emirati i Abu Dhabit

Published: January 22, 2025
Shpërndaje

Gjithnjë e më shumë avionë në Spanjë po fluturojnë me bio-kerozinën e përftuar nga vaji i mbetur i gatimit. Studiuesit thonë, se kjo lëndë e përftuar kursen lëndën e parë dhe ka emisione neutrale ndaj mjedisit, krahasuar me kerozinën tradicionale.

Në një pikë furnizimi me karburant në Madrid mund të dorëzohet vaji i përdorur në tenxheret e skuqjes. Në këmbim jepen bonuse për furnizim me karburant. Sepse për sipërmarrjen vaji i përdorur për skuqje është një lëndë e parë me vlerë.

Një potencial gjigand

- Publicitet -

Vaji i përdorur në kuzhinë mblidhet. Me anije ai transportohet në Kartagjenë, në këtë rafineri krejt të re, për prodhimin e karburanteve të favorshme ndaj mjedisit. Emilio Mayoral, inxhnier rafinerie thekson:”Ka dy reaktorë. Ato i konvertojnë komponentët nga vajrat e mbetura të kuzhinave në të njëjtat elementë përbërës si tek karburantet me bazë nafte. Lënda kimike që përftohet është ekzaktësisht e njëjta si karburantet e naftës.”

Vetëm pak muaj është në funksionim kjo sipërmarrje dhe impianti punon me kapacitet të plotë. Emilioe Mayoral, vë në dukje më tej, se vetëm sot kompania prodhon tetë metër kub karburant në orë. Kjo sasi është 8000 litra kerozinë e favorshme për mjedisin.

E që të mbarojë një ditë lënda e parë, me gjasë nuk mund të ndodhë. Sepse ka mjaft pika grumbullimi të vajit të përdorur dhe një potencial gjigand, thonë prodhuesit e karburantit.

Estibaliz Pombo, eksperte e energjive alternativë thotë se „të gjithë e dinë, se kjo është e rëndësishme, që të grumbullohet vaji i konsumuar në kuzhina. Sot ne grumbullojmë vetëm 5%. Por ky vaj i përdorur mund të ketë një përdorim të dytë si karburant konform normave për ruajtjen e mjedisit.”

Objektiv ambicioz i Iberias

Në aeroportin e Madridit – përdoret karburanti nga rafineria e re. Provat kanë treguar, se, motorët nuk kanë asnjë problem me këtë kerozinë të përftuar nga vaji udhqimor. Deri në vitin 2023 shoqëria ajrore spanjolle Iberia synon që 10 përqind të serbatorëve të avionëve t’i furnizojë me këtë lloj kerozine. Një objektiv mjaft ambicioz ky.

Por kerozina e qendrueshme e përftuar nga vaji ushqimor, kushton aktualisht tri herë më shumë se kerozina e zakonshme. Çmimet megjithatë mund të ulen, sepse po rritet oferta.

Ndërkohë në Andaluzi po krijohet një tjetër rafineri, që do të prodhojë kerozinë nga mbetjet. Kjo do të jetë më e madhja në llojin e saj në Europë. „Ne përpunojmë yndyrnat shtazore dhe mbetjet nga industria agrare dhe ajo ushqimore”, thotë Marta Cencillo, eksperte e qarkullimit ajror konform ruajtjes së mjedisit.

Abu Dhabi investitor

Investitori më i madh i këtij impianti vjen pikërisht nga Emirati i Abu Dhabit, që është i njohur për biznesin me naftën. Atje siç duket besojnë, se në të ardhmen mund të fitojnë para me karburantet konform mjedisit.

Nxitës për këtë zhvillim të ri është edhe Bashkimi Europian. BE-ja ka përcaktuar, që avionët duhet të furnizohen me dy përqind kerozinë të përshtatshme për mjedisin. Deri në vitin 2030 kuota duhet të arrijë në gjashtë përqind. Ndërsa për 2050 është parashikuar që 70 përqind e kerozinës të jetë e qendrueshme.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Phoenix says:
    January 22, 2025 at 10:31 am

    Bejini me mire qe te fluturojne me patate te skuqura. Ngelen duke krijuar sensacione mediatike, per te justifikuar mashtrimin e klimes. Dhe nuk quhen emisione Dita, por emetime. Mos na kujtoni tani dhe ato emisionet e Top Hendekut dhe TV Klanit.

    Reply
  • Artan says:
    January 22, 2025 at 10:37 am

    Nuk quhet as emisione e as emetime, por leshime.Kerozenë?E ça do me thënë kjo o Nino?Mos eshte fjala per te famshmin vajgur?

    Reply
    • Phoenix says:
      January 22, 2025 at 10:41 am

      Po, vajgur i rafinuar per motorat turbojet.

      Reply
  • Artan says:
    January 22, 2025 at 11:24 am

    E di mor e di,por tallem me këta farë përkthyesish me emisione e me kerozone.

    Reply
  • Eagles says:
    January 25, 2025 at 5:46 pm

    Cfare do te thote kerozone

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?