Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Negociatat mbyllen në 2027-ën”, Rama: Pas disa ditësh do iu përshëndes me kancelarin Merz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Negociatat mbyllen në 2027-ën”, Rama: Pas disa ditësh do iu përshëndes me kancelarin Merz
Aktualitet

“Negociatat mbyllen në 2027-ën”, Rama: Pas disa ditësh do iu përshëndes me kancelarin Merz

Published: May 26, 2026
Shpërndaje

Partia Socialiste në Durrës festoi dje 35-vjetorin e themelimit të saj përmes një ceremonie ku janë zhvilluar një sërë aktivitetesh artistike, janë mbajtur fjalime dhe janë ndarë edhe çmime.

Fjala hapëse u mbajt nga drejtuesi i Partisë Socialiste të Durrësit, Blendi Klosi, i cili tha se “për 35 vite, kjo parti i ka shërbyer Shqipërisë nga dita e themelimit në ditën e Integrimit”.

Sipas tij, për këtë arsye të gjithë socialistët duhet të ndihen krenarë. Klosi shtoi se me Edi Ramën në krye, PS do të vijojë të fitojë “derisa ta çojmë Shqipërinë në BE”.

- Publicitet -

Ndërsa vetë kryeministri Rama, njëkohësisht kryetar i PS, u ndal tek zhvillimi i Konferencës së radhës Ndërqeveritare, e cila mbahet të martën e 26 majit.

“Nesër do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe hapja e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësimin në BE“, tha Rama.

Ai shtoi se konferenca e nesërme zhvillohet ekzaktësisht sipas kalendarit të paravendosur me BE-në, me synimin e përbashkët që “negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda vitit 2027!”

“Opozitën e drejton mbeturina më e neveritshme komuniste” – Rama “shpërthen” ndaj Berishës në Durrës
Sipas kryeministrit, Shqipëria sot ndodhet më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Madje shtoi se nuk ka forcë tjetër në vend që ka forcën ta arrijë këtë.

“Shqiptarët dëgjuan çfarë nuk dëgjuan nga ata që nuk duan ta shikojnë Shqipërinë në BE, nëse në BE Shqipërinë e anëtarëson Partia Socialiste e Shqipërisë. Por, duan apo s’duan ata që s’duan, Shqipërinë në BE do ta anëtarësojë PS! Dhe duan apo nuk duan ata që nuk duan, nuk ka asnjë forcë tjetër në Shqipëri që të ketë fuqinë, vullnetin, kurajon dhe përkushtimin dhe, mbi të gjitha, të ketë vizionin e PS-së”, shtoi ai.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë ndau dhe lajmin se së shpejti do të ketë një takim me kancelarin gjerman Fredrich Merz.

“Pas disa ditësh do ju çoj si përshëndetje, një informacion të detajuar nga takimi që do të kem me kancelarin e Gjermanisë. Do ma falni vanitetin, por kjo është një pjesë që më argëton pak me ta, është se ata i bien grepit po njësoj, s’kanë nevojë për karrem. Thonë e këputët, por e gjejnë vetë veten në grep”, tha mes të tjerash Rama, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se ka një rënie të marrëdhënieve të kryeministrit shqiptar me qeverinë gjermane.

Ndërsa sa i takon opozitës, Rama nuk u kursye duke e krahasuar me një “mbeturinë të komunizmit në formën e vet më të rëndësishme!”

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dhuna në protestë, 6 të plagosur po marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Trazirat e djeshme, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?