Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëna e pengjeve të Hamasit rrëfen dhimbjen përmes një filmi të animuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nëna e pengjeve të Hamasit rrëfen dhimbjen përmes një filmi të animuar
AktualitetBote

Nëna e pengjeve të Hamasit rrëfen dhimbjen përmes një filmi të animuar

Published: October 30, 2023
Shpërndaje

Renan Gome zgjodhi të tregojë përjetimin e fëmijëve të saj: Yagilit, 12 vjeç dhe Orit, 16 vjeç, që u rrëmbyen nga vendbanimi Nir Oz në kohën që ishin vetëm në shtëpi, përmes një filmi të shkurtër të animuar, rrëfimin e të cilit e bën vet. Filmi, me autor regjizorin e njohur Yoni Goodman, i cili u bë i famshëm në Izrael me filmin “Waltz with Bashir”, për luftën e vitit 1982 me Libanin, jetëson momentet e fundit që Yagil dhe Or kaluan në dhomën e sigurisë në shtëpinë e tyre, duke folur në telefon me nënën e tyre, ndërkohë që militantët e Hamasit po hynin brenda.

“Ata nuk mund të shfrytëzohen, ata janë fëmijë. Fëmijët, kudo në botë, nuk duhet të bëhen pjesë e negociatave për të fituar diçka. As në Gazë, as në Izrael, as në Ukrainë, askund në botë,” thotë zonja Gome.

Në videon e animuar, zonja Gome rrëfen krahas ilustrimit se si “të shtunën në mëngjes, më 7 tetor, në orën 6.30 të mëngjesit, ranë sirenat e alarmit dhe një mori predhash filluan të binin mbi shtëpinë tonë, në vendbanimin Nir Oz. Djemtë e mi, 16 dhe 12 vjeçarë, ishin vetëm në shtëpi, duke fjetur. U strehuan në dhomën e sigurisë.”

“Kushdo që e sheh këtë film mund të imagjinojë fëmijët e vet në shtëpi, vetëm, në këtë ankth,” thotë ajo.

Filmi i animuar tregon djalin e saj teksa mundohej ta mbante derën të mbyllur, dera e dhomës së sigurisë u hap me forcë. “Fjalët e fundit që dëgjova ishin t’u thoshte rrëmbyesve ‘mos më merrni, jam shumë i ri’,” rrëfen ajo.

Sipas zonjës Gome, ideja për filmin e animuar “filloi me makthin që kalova, ngjarja më dilte e gjallë para syve. Kur u zgjova, nuk po i largoja dot pamjet nga sytë, po i jetoj ato vazhdimisht dhe mendova që t’i shohë mbarë bota.”

Në filmin e animuar, ajo i mendon djemtë e saj “të vetmuar, në një gropë, apo tunel të errët, duke e humbur nocionin e kohës.”

“Shpresoj të jenë bashkë, t’i japin forcë njëri-tjetrit, të jenë bashkë me fëmijët e tjerë të rrëmbyer derisa t’i takoj prapë, derisa t’i përqafoj sërish,” dëgjohet duke rrëfyer ajo. Në përfundim të filmit, zonja Gome bashkohet me fëmijët e saj.

“Më dhanë një përfundim të mirë të ëndrrës për të shpresuar. U jam shumë mirënjohëse për këtë realizim,” shtoi ajo. Dy nga katër pengjet e liruara nga Hamasi deri më tani i kanë thënë zonjës Gome se besojnë se i kanë dëgjuar zërat e fëmijëve të saj ndërkohë që po mbaheshin peng, një copëz lajmi shpredhënës për zonjës Gome të besojë se i ka fëmijët ende të gjallë.

“Që kur dy gratë e rrëmbyera nga vendbanimi ynë u liruan, morëm informacion që nuk është i konfirmuar, se ato i kishin dëgjuar, ose mendojnë se i kanë dëgjuar djemtë e mi. Shpresoj të jetë e vërtetë. Besoj që rrëmbyesit, terroristët e dinë që e vlerësojmë jetën dhe e dinë që… nuk i kanë marrë për t’u tallur, por sepse i shërbejnë një interesi dhe qartazi si të gjallë i shërbejnë më shumë atij interesi. Andaj, shpresoj të jetë e vërtetë dhe se po i mbajnë të sigurtë,” tha ajo.

E pyetur se si ndihet për operacionin e zgjeruar të ushtrisë izraelite në Gazë, zonja Gome thotë se lirimi i pengjeve duhet të jetë përparësi e qeverisë izraelite.

“Sa më përket mua, fëmijët e mi do të duhej të ishin në shtëpi tani. Ky do të duhej të ishte misioni i parë, që qeveria izraelite duhet ta kishte mbi supe. Si ta bëjnë? Nuk di. Nuk më takon mua të them dhe nuk më takon të jap këshilla. Jam e bindur se po punojnë shumë në këtë drejtim. Nuk është zgjidhje e lehtë, nuk ka zgjidhje të lehta,” tha zonja Gome.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë
  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën
  • VIDEO: Kuvendi në kaos, Berisha shikon rrahjen e Ramës në 97-ën
  • SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë, ja kujt i përket
  • “Rama është treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Nëse do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  2. Emigranti on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Vezhguesi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Nove on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. Maksi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?